Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Gjykata ka shpëtuar nga shembja një tjetër pallat në zonën e Kombinatit në kryeqytet, duke rrëzuar vendimet e Bashkisë së Tiranë të drejtuar nga Erion Veliaj.
Pallati me nr.97 në rrugën “Llazi Miho” ishte shpallur i pabanueshëm nga bashkia e Tiranës, për shkak të dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Por gjykata administrative e Shkallës së Parë në Tiranë në një vendim të marrë ditën e premte vendosi të shfuqizojë vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Sipas “Res Publices”, organizatë e cila ka asistuar juridikisht procesin e pallatit nr.97 në gjykatë, edhe në këtë rast “u shfaq e njëjta praktikë nga ana e Bashkisë Tiranë, Këshillit Bashkiak dhe Institutit të Ndërtimit, ku akt ekspertiza e manipuluar paraqiste një dëmtim shumë herë më të madh nga tërmeti i vitit 2019”.

Referuar vendimit të gjykatës, akt ekspertiza e thelluar është porositur dhe kryer nga bashkia Tiranë pa u orientuar nga një akt konstatimi paraprak për vlerësimin e pallateve të dëmtuara.
Sipas aktit të ekspertes të caktuar nga gjykata rezulton mes të tjerash se shkalla e dëmtimit nuk është DS4 sikurse është përcaktuar në vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës, por është DS3 që ka të bëjë vetëm me plasaritje të suvasë, prezencë të lagështirës e dëmtime të mbulimit të shkallëve.
Për shkallën e dëmtimit DS4, sipas nenit 34 të aktit normativ numër 9/2019 të miratuar për përballimin e pasojave të tërmetit, nëse ndërhyrjet për riparimin e strukturës së godinës kushtojnë më shumë se 70% e kostos së rindërtimit nga e para të godinës, atëherë autoriteti përgjegjës vendos shembjen e detyruara të këtij objekti.
Sipas akt ekspertizës të kryer nga ekspertja e caktuar nga gjykata, raporti mes vlerës së riparimit dhe ndërtimit është nën 70%.
“Raporti mes vlerës së riparimit dhe të rindërtimit varion në disa variante, sipas kërkesave të bëra nga pala e paditur, mes vlerave: 47,13 %; 47,13 %; 39,37 % Në çdo rast nën 70 %”,-thuhet në akt ekspertizën e kryer nga ekspertja e caktuar nga gjykata.
Parregullsi të tjera janë venë re edhe në kostot e riparimit të pallatit.
“Në koston e riparimit të pallatit është shtuar qëllimisht duke shtuar kosto e TVSH, prej 20% dhe e fondit rezervë 3 %, ndërsa në vlerësimin e prishjes së pallatit këto kosto nuk janë përfshirë, ndërkoh që procesi i rindërtimit është i përjashtuar nga pagesat e TVSH. Kosto e prishjes nuk është përfshirë në kosto të rindërtimit nga e para, ndërkoh që këto janë shpenzime të detyrueshme që do të kryhen në rast të rindërtimit, për shkak të ekzistencës së pallatit në sheshin eventual të ndërtimit. Kosto të tjera si rrjeti inxhinierik; projektit; studimit gjeologjik; leje e ndërtimit, trualli, nuk janë përfshirë në koston e prishjes së kryer nga të paditurit”, -thuhet në gjykim.

Sipas avokates Irena Dule, kjo është çështja e dhjetë që është fituar në gjykatë kundër vendimeve të Këshillit Bashkiak Tiranë, ndërsa janë edhe gjashtë çështje të tjera në proces të ndjekura nga Qendra Res Publica.
Pas përfundimit të gjykimit oponencat teknike të Institutit të Ndërtimit dhe vendimet e Këshillit Bashkiak Tiranë janë shfuqizuar si akte të paligjshme, mes tyre renditen:
· VKB nr. 105, dt. 28.09.2020;
· VKB nr. 106, dt. 28.09.2020;
· VKB nr. 107, dt. 28.09.2020;
· VKB nr. 117, dt. 28.09.2020;
· VKB nr. 121, dt. 28.09.2020;
· VKB nr. 157, dt. 24.11.2021.
· VKB nr 154, dt 24.11.2021
Në qershor 2022, Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës të datës 28 shtator 2020, që përcaktonte shembjen e pallateve 141 dhe 153 në zonën e Kombinatit.
Në nëntor 2022, u rrëzua vendimi nr.157 i 24 nëntorit 2021 të këshillit bashkiak të Tiranës që përcaktonte shembjen e dy pallateve, godinës 1 dhe 21 në Kombinat.
Ndërsa proceset gjyqësore vijojnë, katër vite pas tërmetit banorët e pallateve të shembura në Kombinat vijojnë të jenë në pritje të shtëpive të reja. Edhe pse në vendin ku ishin pallatet e tyre nuk janë pastruar ende inertet. Ata vijojnë të lëvizin nga një shtëpi me qira në tjetrën, ndërsa nga bashkia Tiranë kanë përfituar vetëm 18.000 lekë bonus qiraje, shifër e cila nuk përputhet as me shifrën reale të qirave në kryeqytet./ Citizens
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës po shkon drejt përfundimit...
Analisti Andi Bushati ka reaguar në një postim në rrje...
Takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi pati shumë pe...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka pub...
Në takimin e kryeministrit Edi Rama që po zhvillohet n...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë mëngjesin e s...
CNA solli një ditë më parë pamje që tregonin se si u zgjer...
Lulzim Basha i është rikthyer perlës së vjetër, kohës ...
Aksi rrugor Thumanë-Kashar do të hapet për qarkullimin në ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajëmruar kryebashkia...
Ekonomisti i njohur, Branko Milanoviç, në podcatin Public ...
Ditmir Bushati ka diskutuar në podcast-in “Public Squa...
Sokol Sadushi, dje kish gjetur rastin të kërkonte prap fon...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur mjaft i ...
Shqipëria dhe Serbia kanë kërkuar zyrtarisht organizim...
Lulzim Basha i ka vërsulur berberin e tij ministrit të Dre...
Reshjet e shiut dhe breshërit ndonëse për pak minuta kanë ...
Ledia Ramo është drejtoresha e Prokurimeve Publike në Bash...
Aferat në Bashkinë e Tiranës shtohen dita-ditës, ndërsa dr...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërg...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...