Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Në vitin 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me vitin e kaluar, mesatarisht paga është rritur me 14%.
Një mashkull paguhej mesatarisht 72.7 mijë lekë në muaj, ose 14% më shumë se një vit më parë.
Femrat vijojnë të paguhen më pak sesa meshkujt. Paga mesatare e tyre në 2023-shin ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, në të njëjtat nivele me vitin e mëparshëm, por e përkeqësuar në krahasim me 2021-shin, kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.
Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat.
Gratë drejtuese paguhen më shumë
Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.
Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 201 mijë lekë në muaj në 2023, me rritje prej 16% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (188 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 7.2% më shumë.
Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 108 mijë lekë, ose 6% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori.
Profesionet me diferencat më të mëdha të pagave
Profesioni që i paguan më pak gratë se burrat është industria, me një diferencë prej 16%, për shkak të vështirësive fizike që ka ky aktivitet, ku nga vetë natyra preferohen meshkujt.
Burrat në industri paguhen 64 mijë lekë në muaj, përkundrejt 47 mijë lekë gratë, me këto të fundit që janë të punësuara kryesisht në industrinë e tekstileve e këpucëve.
Aftësitë në mësimdhënie në lëndët shkencore vlerësohen më pak te femrat. Diferenca në grup-profesionin “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë” është 21%, me burrat që paguhen 100.3 mijë lekë dhe gratë rreth 80 mijë lekë në muaj.
Edhe në arsim në përgjithësi, mësueset femra paguhen 14% më pak sesa ata meshkuj.
Diferencë të lartë ka dhe në shëndetësi, me gratë që paguhen 84 mijë lekë, ose 17% më pak sesa burrat.
Barazia më e madhe në paga është në ndërtim (rreth 46 mijë lekë secili) dhe bujqësi (rreth 45 mijë lekë)./Monitor
Deputetët kanë rrëzuar këtë të enjte kandidaturat për anët...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për zjarrin ...
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald ...
Prokuroria e Posaçme ka shtuar një tjetër masë sigurie...
Prokuroria e Korçës kërkon masa sigurie për 19 punonjë...
Arrestohet në Romë Juri Ymeraj. Ai ishte shpallur në kërk...
SPAK-u ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestim...
SPAK-u ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arre...
Të enjten, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut lës...
Detaje të reja kanë dalë nga zjarri që përfshiu mesditën e...
Zjarr në tribunën e stadiumit "Skënderbeu". Në pamjet e s...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestu...
Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut ka vendosur 5 ...
Mëngjesin e së enjtes është arrestuar ish-ministri i S...
SPAK-u arreston ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beq...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin për muajin qershor,...
Publiku gjermanishtfolës i shkrimtarit të famshëm shqi...
Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, gjasht...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Apeli i Posaçëm rëndoi akuzat për drejtorët e Erion Ve...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...