web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

500.000 euro me fatura fiktive/ Prokuroria, masa sigurie për 19 punonjësit e policisë dhe përfaqësuesit tregtarë

4 Korrik 2024, 15:30, Aktualitet CNA
500.000 euro me fatura fiktive/ Prokuroria, masa sigurie për 19
Prokuroria e Korçës

Prokuroria e Korçës kërkon masa sigurie për 19 punonjësit e policisë dhe përfaqësuesit tregtarë, që përfituan mbi 500.000 euro me fatura fiktive në kuadër të operacionit FRONTEX.

Punonjësit e policisë të cilët shoqëronin në kuadër të sigurimit të kufijve të gjelbër punonjësit e policisë të vendeve të tjera (FRONTEX), kanë kryer falsifikim të faturave tatimore për fjetje në hotel dhe ushqim.

Nga hetimet rezultoi se për shkak të mungesës së dokumentacionit të duhur, punonjës të caktuar me shërbim në kuadër të operacionit FRONTEX, janë rimbursuar padrejtësisht në shumën 574,320 euro, prej të cilave 452,480 euro për punonjës të strukturave të tjera të caktuar me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe 121,280 euro për punonjës të DVKM Korçë.

Nëpërmjet faturave fiktive, të ndihmuar dhe nga subjektet tregtare, këta punonjës kanë përfituar edhe pse shumica prej tyre të komanduar me shërbim në FRONTEX, janë të akomoduar në shtëpi me qira të cilët nuk e kalojnë vlerën e 200 Euro në muaj për 3-4 persona të akomoduar ose vendbanimin e kishin në Bashkinë Devoll.

Sa më sipër me kërkesë të Prokurorisë Korçë, Gjykata vendosi:

B.T. Asistent në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”; 

A.J. Asistent në Departamentin e Policisë Kriminale, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

A.M. Asitent në zyrën ndihmëse në DVP Elbasan, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Sh.A. Shef Sektori në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Departamentin per Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

E.M. Specialist Finance në Sektorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

E.S. Trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

S.H. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

A.I. Specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

E.D. Ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

M.M. Trupë shërbimi, operator për sistemin, kamerat caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.B. Ndihmës specialist, kontrollor: Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.M. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

E.A. Ndihmës specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

G.H. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

L.XH. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

M.A. Specialist për krimet, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

F.M. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

D.A. Përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë- Thanë, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

A.I. Trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në DVKM Durrës, caktimin e masës së sigurisë “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

A.Th. Përfaqësues i subjektit tregtar me Hotel Valendina, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 i K.Penal; dhe

G.Ç Përfaqësues i subjektit tregetar Genci Petrol, Bilisht, caktimin e masës së sigurisë “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” si i dyshuar për veprën penale “Falsfikimi i dokumentave” parashikuar nga neni 186 I K.Penal./ CNA





Lajmet e fundit nga