Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Gazetari Endri Xhafo ka bërë me dije se emisioni i tij, "Log" është ndërprerë në mënyrë të menjëhershme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafo shkruan se arsyeja zyrtare për këtë vendim ka qenë ristrukturimi programor i "Abc".
Në reagimin e tij, Xhafo shprehet se, Log nuk është emisioni i parë mediatik që mbyllet dhe nuk ka për të qenë as i fundit, pasi tregu mediatik ka kohë që është bërë tejet dinamik.
“LOG, po ndërpritet në fillim të sezonit të tretë, për "ristrukturim programor", ndonëse deri dje, sipas bordit tanimë të shpërbërë të ABC-së, ishte zëri zyrtar i linjës (së ekulibruar) editoriale të ABC-së”, shkruan ndër të tjera Xhafo.
“Në LOG nuk do të kuvendohet më!
Sot paradite m'u komunikua se, me efekt të menjëhershëm, emisioni LOG. ndërpritet. Pra, për nesër, ditë e martë, duhet të njoftojmë të ftuarit të mos vijnë. Arsyeja zyrtare: Ristrukturim programor i ABC-së. Çështja është se me situatën aktuale të ABC-së faji mbetet kopil dhe të drejtën s'ke ku ta kërkosh. U daltë për hajër!
LOG. në fakt nuk është emisioni i parë që mbyllet, nuk ka për të qenë as i fundit. Tregu mediatik ka ca kohë që është bërë tejet dinamik. Mirëpo ky dinamizëm shpesh konjuktural nuk vjen së brendshmi, si pasojë e kërkesë-ofertës, cilësisë së programeve, apo zotësisë së moderatorëve. Kjo dëmton programet e reja si LOG., që, sado mirë e me përkushtim të bëhen, nuk do të arrijnë dot kurrë të hedhin rrënjë. Çelsi i suksesit të një programi të mirë është, ndër të tjera, konsistenca. LOG. po ndërpritet në fillim të sezonit të tretë, për "ristrukturim programor", ndonëse deri dje, sipas bordit tanimë të shpërbërë të ABC-së, ishte zëri zyrtar i linjës (së ekulibruar) editoriale të ABC-së.
LOG., vendi ku kuvendohet fshtatçe, i shkruar edhe me pikë në fund si të ishte pjesa e parë e fjalës LOG.jikë, sipas një ideje të Genc Gjinecit, u përpoq shumë të ishte vendi i një debatit të arsyeshëm. Meritë për këtë kanë të gjithë ata që dhanë nga një dorë; të metat janë vetëm të miat.
Suksese samitit nesër!”, shkruan Xhafo./ CNA.al
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, është shprehu...
Tirana është përfshirë në parapërgatitje për Samitin BE-Ba...
Në datë 01/12/2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës ...
Biznesmeni Mohamed Alabbar ka reaguar në lidhje me deklara...
Bashkimi Europian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga r...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku deklaroi se në rast do të...
Tirana do të jetë kryefjala e mediava të huaja ditën e nes...
Gjashtë vite pas regjistrimit të një procedimi penal ndaj ...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku u shpreh në një intervist...
Policia ka njoftuar se ditën e nesërme rrugët do të blloko...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve q...
Tirana International Airport ka njoftuar të gjithë pasagje...
27 liderë europianë pritet të vijnë sot pasdite dhe nesër ...
Prokuroria e Posaçme raportohet se ka mbyllur këtë të hënë...
Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Sandër Simoni janë 3 emra që ...
Ekspertja rrugore, Olta Lami, tha se masat e marra për dit...
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, ndryshe nga presidenti s...
Në kuadër të masave për samitin e nesërm BE-Ballkani Perën...
Këtë javë Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhel...
Punonjës të kualifikuar nga vende të ndryshme do të dëshir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...