Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Mjeku Edvin Prifti ka reaguar sërish për akuzat e ngritura ndaj tij.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Prifti pretendon se SPAK ka shkelur tërthor çdo procedurë të mundshme me akuzën e ngritur.
Ai deklaron se dosja e tij ka fshehje faktesh, përgjimesh, shantazhe, makinacione dhe shkelje proceduriale nga më të ndryshmet.
Mjeku thotë se është informuar në mënyrë jozyrtare se ka qenë në përgjim dhe nën vëzhgim nga Operacionalja për rreth 9 muaj.
“Sot seanca paraprake e gjyqit tim u shty, kjo për faktin se avokati im ishte i sëmurë. Sigurisht u mërzita pasi do doja që me shpejtësi çdo element i dosjes sime të bëhet sa më parë publike në funksion të së vërtetës edhe pse prita me durim 3 vjet persekutimesh.
Dua të bëj publike për kë ka interes të informohet se ky institucion i quajtur SPAK i cili trumbetohet për profesionalizëm e nuk la trajnim pa bërë brenda dhe jashtë vendit ka shkelur krye tërthor çdo procedurë të mundshme pa e vrarë fare mendjen, sikurse është akuza ndaj meje!
Prej një muaji që u vumë në dijeni për humbjen e një dosje me 637 faqe, e cila është administruar nga kjo organizatë në 12 dhjetor 2021 dhe që një ditë të bukur nuk gjendej më?! Sot e kësaj dite nuk kemi asnjë përgjigje. Ka kaluar mëse një muaj dhe ekspertiza kontabël zyrtare ka fluturuar në ferr apo purgator në varësi se ku falen!
Por si kjo dosje ka fshehje faktesh, fshehje përgjimesh, shantazhe, makinacione, shkelje proceduriale nga më të ndryshmet dhe absurdet. Të vetmet që nuk gjenden në këtë dosje janë përgjime apo video apo asnjë fakt ndaj meje me fytyrën dhe zërin tim. Sot u vura në dijeni në mënyrë jo zyrtare pasi kështu i bëjnë gjërat me llafe kafeneje, që unë kam qenë në çdo përgjim të mundshëm telefonik dhe ambjental nga qershori 2020 deri në shkurt 2021, periudhë e pandemise kur unë zhvilloja punën normalisht dhe kur s’kisha asnjë dijeni se ç’po kurdisej ndaj meje. E sfidoj hapur SPAK që nëse ka qoftë edhe një përgjim me zërin tim ta bëjë publik, sikurse ka bërë publike çdo mesazh të pavlerë këtu e tri vjet më parë. Asnjë nga këto mijëra orë përgjime nuk janë përfshirë në dosjen time.
Pse nuk i bën publike SPAK këto përgjime? Se aty do shihej qartë se çfarë flisja dhe çfarë ju sugjeroja pacientëve në nevojë! Po sot u vura në dijeni që një strukturë tjetër Operacionalja, më ka mbajtur në vëzhgim për muaj të tërë 24 orë në ditë poshtë shtëpisë, në punë dhe kudo tjetër! Pse nuk bëhen publike dhe cila ka qenë arsyeja e kësaj mënyre trajtimi? Qindra milionë lekë të parave publike të hedhura në erë për të paguar oficerë, roje, dëshmi të paqena, shantazhe, zhdukje evidencash, pagesa OPGJ, dieta, orë pune, investime për manipulime, etj., etj. Llogaritë mund t’i bëjë çdokush? A ia vlen kjo për një individ qofte ky mjek apo shef shërbimi? Më duket një investim shumë i madh për të qenë kaq e thjeshtë?! Dhe ju e nderuar media me këto të vërteta merruni dhe jo me trillimet e deklaratave për shtyp të një degjenerimi ligjor dhe social të cilit pa dashur mbase po iu shërbeni! Nuk e di nëse edhe ambasadat apo ata që investuan për një proces i cili u transformua në kimerizimin inkuizicional të së drejtës janë të informuar për çka më sipër?! Mbase koha do gjykojë gjithçka!”, thekson Edvin Prifti./ CNA
Në vitin 2023, Bashkia Tiranë dha gjithsej leje ndërtimi p...
Sot në mesditë në orën 12:30 ishte njoftuar mbledhja e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, nënshkr...
Presidenti Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama ka...
Pjesë e Samitit që po mbahet sot në Tiranë “Ukrainë-Ev...
Partia Demokratike ka depozituar padinë për ligjin për tak...
Policia ka arrestuar ish-kreun e Kadastrës së Gjirokastrës...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar në...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Ukr...
Në Samitin e Ukrainës që po zhvillohet në Tiranë, edhe pse...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se është shtyrë se...
Fatjon Fasho është emëruar drejtori i burgut të Drenovës. ...
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot rreth orës 09:00 Presi...
Sot për të pestën ditë radhazi web-i Institutit të Statist...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë një prononc...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKE...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në...
Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pë vizitën e tij ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se bisedimet në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...