Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Sot për të pestën ditë radhazi web-i Institutit të Statistikës "www.instat.gov.al" është jashtë funksionit. Të dhënat nuk janë të aksesueshme pasi, sipas burimeve zyrtare të INSTAT, sistemet "online" janë fikur pasi po punohet për azhurnimin e të dhënave që u dëmtuan me sulmin kibernetik.
Përditësimi i sistemeve në mënyrë që të bëhen funksionale kërkon shkëputje, referuan burimet nga INSTAT, teksa të dhënat janë prej ditësh të paaksesueshme.
Për herë të dytë brenda muajit të dhënat e INSTAT dhe databazat nuk janë të disponueshme për përdoruesit. Në fillim të muajit web-i u bllokua për 5 ditë nga sulmi i grupit të hakerëve ‘Homeland Justice’ të cilët kishin sulmuar serverat dhe web-in.
Pas bllokimit disaditor të dhënat u rikthyen pjesërisht, por në katër ditët e fundit web-i nuk është ribllokuar sërish, por këtë herë nga ekspertët IT në INSTAT. Burimet brenda institucionit nuk dhanë afat se sa do të zgjasë bllokimi, por pohuan se po punohet me intensitet për të rikthyer aksesimin e të dhënave.
Pavarësisht arsyes, të dhënat e detajuara të statistikave zyrtare të vendit, për popullsinë, ekonominë, tregtinë, arsimin, shëndetësinë, etj. nuk janë të disponueshme nga e shtuna e javës së kaluar. Në rastin më të mirë mungesa e tyre bllokon punën për një seri fushash dhe sektorësh që e kanë të bazuar aktivitetin në përpunimin dhe analizimin e të dhënave.
Gjatë fundjavës së kaluar, “Homeland Justice’" njoftuan se kanë akses të plotë në 10 terrabite të INSTAT, duke përfshirë edhe të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave që u krye në 2023-shin.
Ekspertë të IT që kanë punuar me sistemet publike sqaruan se përmasat e dëmit varen nga koha që grupi i hakerëve ka qëndruar në sistem. Sa më e gjatë të ketë qenë koha e qëndrimit aq më i madh është dëmi që përfshin aksesin edhe në sistemet "back up". Këto sisteme shërbejnë për të ruajtur të dhënat në serverë të veçantë në rast të një sulmi në sistemet me të cilat punohet.
Eksperti shpjegoi se metodat e hakerimit kanë evoluar shumë vitet e fundit, ndërkohë që ka shumë pak IT profesionistë dhe përdoruesit e sistemeve nuk kanë kulturën bazike për të ruajtur nga sulmet./Monitor
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë një prononc...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKE...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në...
Presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar pë vizitën e tij ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha se bisedimet në...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përco...
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën me homologu...
Ministri i Ukrainës, Dymytro Kuleba, në një konferencë për...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me vizitën e Pr...
Këtë të mërkurë, datë 28 shkurt 2024, po ju njohim me titu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkelur për ...
Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet Samiti i Ukrainës dhe...
Makina e një prej aksionereve të “Top Channel”, Lori H...
Gjykata Kushtetuese ka mbajtur sot seancën për pronësi...
Gëzim Çela, ish-oficeri i Forcave Speciale, i cili u a...
Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin ...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar dekla...
Më 12 mars jepet vendimi për dosjen e "21 Janarit" nga...
Ushtari i Bashës, Enkelejd Alibeaj, është dorëzuar dhe...
Gjykata e Posaçme ka vendosur masën “arrest shtëpie” p...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...