Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Në ditën e ceremonisë mortore të kryepiskopit ortodoks Anastas Janullatos, Papa Françesku, në një letër, që u lexua gjatë funeralit nga kreu i delegacionit të Vatikanit, kujton takimin e tij me të ndjerin gjatë vizitës në Shqipëri, nënvizon impenimin e tij për të depërtuar në thellësitë e zemrave të atyre, që i ishin besuar, pa e humbur bashkimin me Kishat e tjera Ortodokse, si edhe kontributin në dialogun e në bashkëjetesën paqësore me Kishat dhe fetë e tjera.
Letra e Papës, lexuar gjatë funeralit:
Feja e bashkësisë ortodokse shqiptare - shkruan Papa Françesku, në mesazhin e lexuar gjatë funeralit nga imzot Flavio Pace - sigurisht që u mishërua në jetën e vëllait tonë të dashur, shërbimi baritor i zellshëm i të cilit i ndihmoi njerëzit ta rizbulonin pasurinë dhe bukurinë e saj, pas vitesh ateizmi të imponuar nga shteti dhe pas persekutimit. Për këtë, ruaj kujtime të bukura nga takimi im me Fortlumturinë e Tij, me rastin e udhëtimit tim të parë apostolik jashtë Italisë, si edhe janë të dashura për mua përqafimi vëllazëror dhe fjalët e shkëmbyera me atë rast.

Gjatë gjithë jetës së tij të gjatë dhe shërbesës së tij si prift dhe peshkop – vijon Ati i Shenjtë - ai tregoi gjithmonë një përkushtim të thellë ndaj Ungjillit, duke i shërbyer dhe duke e shpallur Zotin në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, në Greqi, Afrikë dhe Shqipëri. E bëri këtë, duke ndjekur shembullin e Shën Palit apostull, i cili iu përkushtua aq shumë Krishtit sa mundi të thoshte: "Për të gjithë u bëra gjithçka, që, të kushtojë sa të kushtojë, por ta shpëtoj ndonjërin" (1 Kor 9, 22).
Duke marrë përsipër përgjegjësinë e udhëheqjes së Kishës Ortodokse Shqiptare, deshi të depërtonte në thellësitë e zemrave të atyre, që i ishin besuar, veçanërisht në traditën dhe identitetin e tyre, pa e humbur asnjëherë bashkimin me Kishat e tjera Ortodokse. Njëkohësisht, u impenjua me vullnet të mirë në dialog dhe promovoi bashkëjetesën paqësore me Kishat dhe fetë e tjera.
Kur mbërriti në Shqipëri – thuhet në mesazhin e Atit të Shenjtë - disa priftërinj e pritën me urimin e Pashkëve në greqisht “Christos Anesti!”. Ai u përgjigj shqip, duke shprehur dëshirën e tij të zjarrtë për të jetuar me popullin dhe për të dëshmuar dashurinë e Zotit, e cila mposht çdo errësirë?? dhe shtypje, mes atyre që kishin vuajtur shumë.
Tani që jeta e tij tokësore arriti në fundin e saj – e mbyll Papa letrën, që mban datën e 27 janarit - lutem që, me mëshirën e Zotit, Atit të Gjithëpushtetshëm, Fortlumturia e Tij ta lëvdojë në amshim Trininë Shenjte, së bashku me të gjithë dëshmitarët e fesë dhe barinjtë, që u kanë shpallur fjalën e shpëtimit popujve, kudo dhe në çdo kohë”. /CNA
Presidenti Bajram Begaj i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ...
Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas lajmërit të Ambasadës ...
SPAK ka dërguar për gjykim tre zyrtarë të kadastrës Fier t...
Virozat e stinës duket se kanë arritur pikën kulminante në...
Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kish...
Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij Bartolomeu, ka fo...
Ka përfunduar ceremonia mortore për Kryepiskopin Anastas J...
Patriarku Ekumenik,Tërëshenjtëria e tij, Bartolomeu, i cil...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremon...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e t...
Znj. Roksana Janullatos, mbesa e Kryepiskopit Anastas, në ...
Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Mitropoliti i Korçës, ...
Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Sali Berisha, Kryemin...
Ka nisur shërbesa e varrimit të Kryepiskopit Anastas në Ka...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në Katedralen “Ng...
Ministra dhe deputetë janë bërë pjesë e homazheve për Krye...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në materniteti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...