Hetime për shpërdorim detyre/ Merret i pandehur kryebashkiaku socialist
Leonard Hide, kryebashkiaku i Libohovës, është marrë i...

Fermerët janë në sezonin e mbjelljeve të patateve dhe qepëve. Fermerët e fushës së Korçës, të kënaqur sivjet nga çmimi i shitjeve, kanë shtuar të mbjellat për këto kultura.
Prej fillimit të muajit mars në fshatrat, si: Pojan, Pirg, Zvirinë, Moglicë, Mollas etj. sipas agronomit Nevion Telha, të mbjellat me bimët prashitëse janë rritur 30% krahasuar me vjet.
Shtimi i të mbjellave u ndikua nga rritja e kërkesës, sipas tij, kryesisht në tregun vendas, por edhe për eksport. Telha pohon se aktualisht qepa e thatë po tregtohet nga fermerët me shumicë me çmim 80 lekë për kg. Sipas tij çmimi është i leverdishëm për fermerët.
“Tregu i brendshëm ka uri për patate dhe qepë. Kërkesa e lartë në tregun e brendshëm është pasi për këtë vit nuk ka të hyra të këtyre kulturave nga importi, veçanërisht nga Serbia apo Kosova. Çmimi është i leverdishëm. Këto janë kultura prashitëse që u vjel prodhimin brenda 3 muajve. Për këto arsye fermerët e fushës së Korçës kanë rritur të mbjellat. Ndërsa në zonat kodrinore nuk ka shtim të mbjelljeve, pasi janë zona të braktisura”, veçon ai.
Çmimi i patates dhe qepës në tregun e pakicës varion 110 lekë për kg. Tregtarët e vegjël pohojnë se krahasuar me vjet çmimet mbeten të njëjta.
Agronomi Nevion Telha nuk parashikon rritje të çmimit me shumicë të këtyre produkteve, pasi pritet që sasia e prodhimit të jetë e lartë. Ai shton se në zonën e Korçës sivjet nuk ka pasur stok të pashitur për pataten dhe qepën e thatë.
Në vitin 2022 sipas të dhënave të INSTAT në vend u prodhuan 108,913 ton qepë e thatë. Krahasuar me 2021 prodhimi u rrit rreth 1%. Në qarkun e Korçës prodhimi i qepës u rrit rreth 2,5%.

Fermerët vijojnë të orientojnë të mbjellat e tyre në bazë të kërkesës së tregut. Në zonën e Korçës sipas Nevion Telhës për këtë sezon (gruri në fushat e Korçës mbillet në muajt tetor-nëntor) të mbjellat me grurë janë ulur 40% krahasuar me sezonin e kaluar. Shkak është rënia e çmimit.
“Shumica e grurit të korrur sezonin e kaluar ka mbetur stok në shtëpitë e fermerëve që do të përdoret si tagji (lëndë ushqyese) për kafshët. Kjo situatë u shkaktua tërësisht nga rënia e fortë e çmimit të grurit. Në 2022 gruri u shit 50 lekë për kg, ndërsa aktualisht kërkohet me çmim 28 lekë për kg. Nëse gruri shitet me çmimin nën 40 lekë për kg është nën kosto prodhimi”.
Për shkak të ndërprerjes së furnizimit të zinxhirit ushqimor nga lufta Rusi-Ukrainë dhe për të nxitur pavarësinë ushqimore të vendit për prodhimin e grurit, më korrik të 2022 për herë të parë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) miratoi masën e posaçme për subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve në mbështetje të fermerëve që prodhojnë mbi 1 ha grurë.
Nga fermerët subvencionet u përfituan më maj të 2023. Financimi shtoi rreth 40% të mbjellat, por fermerët e shitën grurin nën kosto, pasi çmimi u përgjysmua krahasuar me 2022. Për këtë vit kultura e grurit nuk u përfshi në skemën kombëtare për dhënien e subvencioneve direkte.
Ndërsa do të vijojë të mbështetet nga dhënia e naftës pa akcizë. Sivjet nafta do të përfitohet nga fermerët në formën e pagesave. Për grupin e dytë e të mbjellave, si: grurë, tërshërë, thekër, elb), foragjere njëvjeçare, industriale (patate, duhan, panxhar, pambuk vlera që do të përfitohet është 12,784 lekë/ha./ Monitor.al
Leonard Hide, kryebashkiaku i Libohovës, është marrë i...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar kërkesë në GJKKO për rivle...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje...
Shqipëria shënon këtë vit 15-vjetorin e anëtarësimit në Al...
Kompania publike "ECO Elb", e cila ka nën zotërim incenera...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, shprehu pakën...
Mëngjesin e kësaj të hëne, ish-ministrit të Shëndetësi...
Programi i rindërtimit që nisi pas tërmetit shkatërrues të...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Pas deklaratave të Philip Hughes anëtarit të Komisioni...
Riorganizimi i strukturave të Rithemelimit po sjellin pakë...
Pas miratimit të ndryshimeve ligjore në sektorin e turizmi...
Drejtori i projektit, Altin Ahmeti, ka zbuluar se aksi Thu...
Ambasadori Philip Hughes ka deklaruar se mungesa e garës s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar publikisht kr...
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Philip ...
84 punonjës të administratës së Prokurorisë së Posaçme i j...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka nxje...
Avokati Genc Gjokutaj ka paralajmëruar se SPAK ka marr...
Autoritetet greke kanë marrë vendimin për të ndaluar emigr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...