web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi në protestë/ Veliaj kaloi pushimet në jahtin luksoz 7 milionë euro të Armando Lilos

22 Gusht 2024, 15:54, Aktualitet CNA
Denoncimi në protestë/ Veliaj kaloi pushimet në jahtin luksoz 7
Erion Veliaj

Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestë ka bërë me dije se kryebashkiaku Erion Veliaj ka kaluar pushimet në jahtin luksoz 7 milionë euro të Armando Lilos, të cilin e ka quajtur dhe ortakun e ngushtë të kryebashkiakut dhe të Fatmir Xhafajt gjatë denoncimeve të tij.

Sipas Këlliçit, Armando Lilo është personi, i cili ndërtoi 7 kate pa leje në sheshin "Skënderbej" dhe i cili krenohet nëpër kryeqytet se është pikërisht ai, i cili ka mbyllur hallet e kryebashkiakut me prokurorët e SPAK-ut.

“Në protestën e 22 para selisë së '5D' dhe inceneratorit Tiranë, mësuam se si kreu i grupit të strukturuar kriminal në Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, paska kaluar pushimet në jahtin luksoz 7 milionë euro të Armando Lilos, personi, i cili ndërtoi 7 kate pa leje në sheshin 'Skënderbej' dhe që krenohet nëpër kryeqytet se është pikërisht ai, i cili ka mbyllur hallet e kryebashkiakut me prokurorët e SPAK-ut!!!

Dua ta nis me një falënderim për të gjithë ju që jeni këtu. Para fillimit të protestës komunikova me një mik dhe më pyeti nëse dalin njerëzit në protestë në mes të verës dhe në mes të vapës. Unë i them që protestat dhe qytetarët e Tiranës nuk po ndalen në protesta dhe prova jeni ju!

Një protestë për të cilën Veliaj dhe Karlo i tij, së bashku me televizionet që paguhen nga inceneratori Tiranës, nuk kanë lënë gjë pa bërë që ta shuanin.

Nëse për këtë protestë, në të cilën flitet non stop për vjedhjet galopante dhe skandalin e hajdutërisë që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës askush nuk do të shqetësohej, atëherë përse nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta mbyllur?! I shqetëson opozita, apo kjo protestë thjesht është kthyer në oazin e qytetarisë së Tiranës dhe të vërtetës së kryeqytetit?

Vjedhja më e fundit e Veliajt ndodhi pak ditë më parë. Plot 2.7 milionë euro ka paguar bashkia për 70 makina elektrike me qira për 3 vite, nëse do të bliheshin kjo do të ishte shumë herë më e mirë, pasi mbeten aset i bashkisë, por jo, Veliaj duhet t'i bënte qokën e radhës klientelës së tij!

Veliaj pasi betonizoi Tiranën, prishi çdo hapësirë të gjelbër e publike, tani planifikon të harxhojë 300 mijë eurot e para për 40 vende parkimi me disa rrangullina kineze, që të ketë parking me dy kate në rrugët e Tiranës.

Në këtë qytet nuk ka më rrugë që njerëzit të ecin, 70 mijë banorë në Unazën e Re nuk kanë një lulishte, një shkollë dhe një çerdhe.

Kjo ndodh sepse në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe përse ka pasur një opinion pozitiv fillimisht për SPAK, por në këtë vit kemi parë një institucion të kapur prej fyti dhe që kontrollohet plotësisht nga pushteti, nga Rama dhe Veliaj, i cili krenohet se ka mbyllur problemet e tij me prokurorët e SPAK-ut përmes miqve të tij!

Erion Veliaj javën e kaluar shëtiste me jahtin 7 mln euro të Armando Lilos. Nëse sheh gomonen që isha unë dhe e merr për 20 euro, po jahtin e Armando Lilos 7 mln euro e ke parë? Armando Lilo është ai që mburret se i ka mbyllur punët Veliajt me prokurorët që ka çështjet të hapura.

SPAK-u, që ne prisnim të bënte drejtësinë në këtë vend, nuk i përmend as emrin Erion Veliajt. Në këtë godinë strehohet një bandë, një grup i strukturuar kriminal.

Sërish e pyes Veliajn! Po Armando Lilon kur ndërtoi 7 kate pa leje e pe, apo atë s'e sheh dot sepse thuhet se të ka mbyllur hallet me prokurorët e SPAK-ut???!!!

Lajmi i fundit është që edhe fusha 'Ali Demi' nuk do të ekzistojë më, pasi Erion Veliaj ka vendosur të firmosë lejen e radhës të ndërtimit, monstrën e radhës të betonit, kështu më shkruajnë qytetarët, që janë njoftuar se për këtë zonë, nuk do të ketë më hapësirë publike dhe do të nisë ndërtimi!

Javën tjetër, më 29 gusht, ora 11:00, do të jemi sërish këtu, para selisë së '5D' në protestën e radhës”, ka deklaruar Këlliçi në fjalën e tij gjatë protestës./ CNA





Lajmet e fundit nga