Dumani raporton në KLP: Kemi sekuestruar 41 milionë euro pasuri, rritje e procedimeve penale
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe prokurorët Adna...

210 bursa studimi me vlerë mujore sa paga minimale janë vënë në dispozicion të universiteteve për degët prioritare.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me studentët e degëve prioritare të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), të cilët kanë përfituar nga Programi i Mbështetjes me Bursa sa paga minimale.
Ministrja Manastirliu tha se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka përfituar mbështetje financiare me bursa 40,000 lekë/muaj për 80 studentë, duke theksuar vijimësinë e mbështetjes për degët që konsiderohen si me interes strategjik.
“Tashmë janë bërë efektive 210 bursa sa paga minimale që janë vënë në dispozicion të universiteteve tona, 80 prej të cilave janë bursa që janë përfituar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe pikërisht në degët e studimit sikurse është Inxhinieria Agrare, Inxhinieria Pyjore, Biomarina, Akuakultura dhe degë të tjera të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe zhvillimet territoriale në tërësi. Bursat sa paga minimale përfitohen që nga momenti kur ju keni filluar studimet tuaja dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë muajve të studimit”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Në fokus të degëve prioritare për këtë vit janë Inxhinieria Agrare me profile të ndryshme, Biologjia Marine dhe Akuakultura, Shkencat Mjedisore dhe shumë degë të tjera, që dëshmojnë gamën e gjerë të programeve që synojnë të përgatisin profesionistë të kualifikuar për sfidat aktuale dhe të ardhshme në sektorët përkatës.
“Bursat sa paga minimale janë një mbështetje për studentët, për programet tona me interes strategjik për vendin, por kjo është dhe një garanci më shumë që nesër të kemi profesionistë të kualifikuar në këto fusha që janë me interes për sektorët zhvillimor, por gjithashtu janë me interes dhe për tregun e punës. Por nga ana tjetër kjo është një garanci për një punësim të sigurt nesër dhe me modalitetet e reja duam që edhe punësimin ta kanalizojmë në ato kritere të cilat të jenë më pas detyruese për struktura të veçanta të ekonomisë dhe institucioneve publike që pas përfundimit të studimeve tuaja të mundet t’iu rekrutojnë sipas të gjithë dispozitave ligjore, por dhe rregullave institucionale”, tha Manastirliu.
Përveç kësaj, UBT po përparon me hapa të sigurt në rrugën e ndërkombëtarizimit, duke u bërë partner strategjik me Universitetin e Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës (BOKU) të Vjenës. Ky bashkëpunim, përmes një projekti 4-vjeçar, synon të sjellë një reformë rrënjësore në universitet, duke përmirësuar kurrikulat dhe duke iu përgjigjur nevojave reale të tregut. Ndaj, ministrja Manastirliu vuri theksin edhe te rëndësia e programeve të përbashkëta dhe diplomave dyfishe të universiteteve tona me institucione të njohura ndërkombëtare, duke u siguruar studentëve një perspektivë globale dhe mundësi të mëdha për zhvillim profesional./ CNA
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe prokurorët Adna...
Sot, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, dhe prokurorët Adna...
Pas përfundimit të grevës 48-orëshe në Greqi, rikthehe...
Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Autoritetit të ...
Ankesat për diskriminim në vitin 2023 kanë qenë më të lart...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtj...
Emisioni ‘Plug’ në SYRI TELEVIZION, solli të dhëna të reja...
A i kanë sulmuar vërtet hakerat iranianë serverat e in...
Mbrëmjen e sotme, një zjarr masiv ka përfshirë kurorën...
Sonte në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të dr...
Gazetarja Klodiana Lala teksa ka në focus të emisionit...
Gazetarja Ola Xama në emisionin e gazetares Klodiana Lala ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Gazetarja Klodiana Lala trajtoi këtë të mërkurë, arres...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se te hoteli ku aksioner ë...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detajin pas hetimeve në...
Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin “Në shënjestër...
Gazetarja Ola Xama ka folur për abuzimet me tenderat në Ba...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...