SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Autoriteti i Konkurrencës i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të mbajë në fuqi detyrimet rregullatore ndaj kompanisë One Albania në tregun e internetit me linja fikse.
Pasi analizoi dokumentin e “Analizës së tregjeve me shumicë të aksesit broadband fiks” i hedhur për këshillim publik nga AKEP, Komisioni i Konkurrencës rekomandoi mbajtjen e detyrimeve rregullatore ex-ante të vendosura aktualisht për ndërmarrjen One Albania në tregun e aksesit lokal me shumicë të ofruar në një vendndodhje fikse; tregun e aksesit qendror me shumicë të ofruar në një vendndodhje fikse për produktet e tregut të përgjithshëm; tregun e aksesit me shumicë me cilësi të lartë të ofruar në një vendndodhje fikse.
Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës rekomandon ndërhyrjen rregullatore dhe marrjen e masave përkatëse nga ana e AKEP në tregun me shumicë për infrastrukturën fizike pasive ndërurbane, për të adresuar problematikat që shkaktohen nga mosekzistenca e konkurrencës në këtë treg.
Në janar të këtij viti, AKEP hodhi për konsultim analizën e tregjeve me shumicë të aksesit në internet me brez të gjerë (broadband) nga rrjetet fikse. Mbështetur në konkluzionet e analizës, AKEP ka propozuar heqjen e të gjitha detyrimeve rregullatore aktuale për operatorët me fuqi të ndjeshme në tregjet përkatëse.
Konkretisht, AKEP propozoi heqjen e detyrimeve rregullatore ex-ante (parandaluese) të vendosura aktualisht për One Albania (ish-Albtelecom) në tregun e aksesit lokal me shumicë të ofruar në një vendndodhje fikse.
Gjithashtu, AKEP propozoi të mos vendosen detyrime rregullatore ex-ante në tregun me shumicë për aksesin pasiv në infrastrukturën fizike ndërurbane.
AKEP vëren se në treg ka pasur një rritje të konsiderueshme pasi numri i akseseve me broadband fiks u dyfishua në harkun kohor të 6 -7 viteve të fundit. Kjo rritje, e karakterizuar sidoqoftë ende nga një hendek i konsiderueshëm midis zonave rurale dhe urbane, vjen nga zhvillimi i konkurrencës së bazuar në infrastrukturë.
Operatorët alternativë kanë investuar në zhvillimin e rrjeteve të tyre, duke përdorur infrastrukturën e tyre fizike në nivel lokal, për të ofruar shërbimet e tyre. Si rezultat, lidhjet me fibra optike janë bërë tashmë teknologjia kryesore e aksesit në Shqipëri kundrejt rrjeteve historike të bakrit.
Ndërsa operatorët alternativë zhvilluan rrjetin e tyre, ata janë bërë më konkurrues në tregun e shitjes me pakicë pasi pjesa e tregut e operatorëve të konsoliduar ne treg, duke përfshirë edhe operatorin me fuqi të ndjeshme, vazhdon të ulet.
Një tjetër pasojë e rëndësishme e zhvillimit të konkurrencës së bazuar në infrastrukturë është ulja e volumit të lidhjeve të shitura përmes tregut me shumicë.
Deri në fund të vitit 2022, rreth 0,1% e shërbimeve të aksesit në internet të shitura në tregun me pakicë u tenderuan përmes një tregu bitstream me shumicë. Edhe për volumin e vogël të akseseve të shitura në tregun me shumicë, shumica shiten nga operatorë alternativë mbi baza komerciale.
Prandaj, pavarësisht pothuajse mungesës së shtrirjes së produkteve të rregulluara, konkurrenca me pakicë është zhvilluar. Si i tillë, heqja e detyrimeve rregullatore ekzistuese nuk ka gjasa të dëmtojë konsumatorin për shkak të mungesës së konkurrencës në rast të heqjes së rregullimit në tregjet e sipërme me shumicë.
Në të njëjtën logjikë, AKEP shprehet se zhvillimi i konkurrencës me pakicë ka ndodhur pavarësisht mungesës së rregullimit në tregjet e tjera me shumicë.
Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës nuk shprehet dakord me konkluzionet e AKEP dhe vlerëson se operatori me fuqi të ndjeshme është ai që ka shtrirjen me të madhe të rrjetit në pjesët ndërurbane dhe në akset kryesore të rrugëve nacionale.
Në kushtet e ekzistencës së barrierave të larta dhe jokalimtare ligjore dhe rregullatore për hyrjen në treg dhe duke qenë se struktura e tregut me shumicë të aksesit për infrastrukturës fizike pasive ndërurbane nuk priret drejt konkurrencës efektive brenda horizontit kohor përkatës të analizës, ky treg duhet të jetë ende nën rregullim ex-ante, pasi One Albania është operator me fuqi të ndjeshme në tregun me shumicë të aksesit në rrjetin lokal (LLU) dhe si i tillë duhet t’i nënshtrohet detyrimeve rregullatore që parashikon ligji ”Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.
Sipas Autoritetit të Konkurrencës, ndërmarrjet e tjera kanë një mbulim të vogël dhe ekzistojnë pothuajse ekskluzivisht brenda qyteteve. E vetmja mundësi për rritjen e konkurrencës është aksesi në rrjetin e operatorit dominues (One Albania), ndaj Autoriteti i Konkurrencës mendon se vendosja e detyrimeve rregullatore është e nevojshme për të nxitur konkurrencën në treg.
Autoriteti i Konkurrencës, vlerëson se ndërmarrja One Albania i përmbush kriteret për t’u shpallur Operator me Fuqi të Ndjeshme në të treja tregjet me shumicë të aksesit në nivel lokal në vendndodhje fìkse, në nivel qendror për produkte të tregut të përgjithshëm dhe të aksesit me cilësi të lartë në vendndodhjefikse./ Monitor.al
Ankesat për diskriminim në vitin 2023 kanë qenë më të lart...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtj...
Emisioni ‘Plug’ në SYRI TELEVIZION, solli të dhëna të reja...
A i kanë sulmuar vërtet hakerat iranianë serverat e in...
Mbrëmjen e sotme, një zjarr masiv ka përfshirë kurorën...
Sonte në emisionin “Në Shënjestër” nga gazetarja Klodiana ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të dr...
Gazetarja Klodiana Lala teksa ka në focus të emisionit...
Gazetarja Ola Xama në emisionin e gazetares Klodiana Lala ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blu...
Gazetarja Klodiana Lala trajtoi këtë të mërkurë, arres...
Gazetarja Ola Xama ka deklaruar se te hoteli ku aksioner ë...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detajin pas hetimeve në...
Gazetarja Ola Xama e ftuar në emisionin “Në shënjestër...
Gazetarja Ola Xama ka folur për abuzimet me tenderat në Ba...
Eksperti i IT, Gent Progni në një intervistë për CNA ka de...
Kur shpërtheu skandali i Unazës së Madhe, Edi Rama ishte n...
Aventura e re e gazetarit Blendi Fevziu kësaj here ka ...
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Info...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...