Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka vizituar ditën e sotme në ambientet e burgut “313” kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Pas daljes nga burgu, Balliu foli për mediat ku tha se Meta mbahet në qeli në kushte të vështira.
Sipas tij, një shembull për ta treguar këtë është se nga i gjithë burgu vetëm në qelinë e Metës nuk punon sinjali për të thirrur oficerin e policisë.
Ndër të tjera, deputeti tha se ajo çfarë kërkon Meta është që të ketë komunikim me deputetët e tij.
“Sot m'u dha mundësia edhe të bëj inspektimin, edhe të takohem me presidentin Ilir Meta, të cilin unë kisha dëshirë ta sqaroja për ca gjëra, por përfundoi që më sqaroi ai mua, se është më i qartë sesa ne që jemi këtu jashtë. Dua të them që niveli komunist është i pandryshueshëm. Ata mundohen me lojëra nga më të ndryshmet për t'i vështirësuar kushtet e presidentit Meta. Mund t'ju them për shembull që e vetmja qeli në të gjithë burgun ku nuk punon sinjali për të thirrur oficerin e policisë, për një arsye që mund të ketë i burgosuri, e vetmja qeli ku nuk funksionon dhe nuk punon sinjali është qelia e Ilir Metës. Domethënë vetëm kaq mjafton për t'ju treguar se deri në sa imtësi këta merren me këto çështje.
Por Ilir Meta, për këtë ishte shumë i qartë, i përballon të gjitha dhe atë kafazin që kërkojnë ta mbajnë me zor gjatë gjyqit. Atë çfarë kërkon Ilir Meta është ajo që është më minimalja në çdo vend të botës, që ai të ketë mundësinë e komunikimit me deputetët e tij. Mund t'ju them një gjë që është edhe personale, prej 19 muajsh Ilir Meta nuk takon prindërit e tij që janë të sëmurë, sepse këtu çdo gjë bëhet me një listë që është tejet e kufizuar, se ndërkohë atij i duhet që të vërë në listë edhe avokatin, edhe deputetët për t'i informuar, edhe për të bërë aksionin politik dhe gjithçka tjetër".
Ndërkohë, deputeti u shpreh se Meta kërkon dhe transparencë të procesit gjyqësor ndaj tij. Ai theksoi më tej se Meta mbahet në burg në shkelje të ligjit.
"Dhe e vetmja gjë që ai kërkon është që seancat të jenë publike, që qytetarët të dëgjojnë që ku i paska vjedhur Ilir Meta, qoftë edhe një cent të shtetit shqiptar. Dhe këtë ai kërkon që të jetë publike. Tani një njeri që ka probleme me ligjin, e vetmja gjë që nuk kërkon është të jenë seancat publike, i kërkon të fshehta. Dhe prandaj që qeveria po bën çmos, Edi Rama po bën çmos, që seancat gjyqësore të jenë të fshehta. Jo vetëm kaq, por është i vetmi rast, po ju kujtoj këtu Navalnin. Navalnit iu dha mundësia të jepte intervistë në burg në Siberi. Iu dha mundësia të jepte intervistë. Ilir Metës nuk i jepet kjo mundësi. Është rast unikal në botë. Rast unikal. Navalni në Rusi, atë që na flasin këto për diktaturën e për këto, Navalnit iu dha mundësia për të dhënë intervistë. Ilir Metës nuk i jepet mundësia për të dhënë intervistë, dhe kërkon intervistat me gazetarët të cilët janë të regjistruar. Që gjithsecili të ketë mundësinë të dëgjojë se çfarë po ndodh.
Por pushteti, për shkak se nuk kanë gjetur, dhe këtë jua jap me garanci, përveç shpifjeve për çështje që janë gjykuar, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në arenën ndërkombëtare, siç ishte ajo e CEZ-DIA, e rikthejnë me ca pretendime të disa njerëzve kot, të cilët vetë kanë qenë pjesë në ato struktura dhe kurrë nuk e kanë përmendur emrin e Ilir Metës. Dhe sot ky njeri mbetet aty. Në shkelje të ligjit, në shkelje të të gjitha afateve. Dhe e vetmja gjë që kërkon ai është transparenca me qytetarët. Transparenca që qytetarët ta dinë se për çfarë është këtu, se nuk është këtu për vjedhje, është këtu për denoncimin e aferave korruptive të Edi Ramës. Siç shumë qytetarë po e vuajnë sot edhe në kurriz, siç keni parë qytetarët që protestojnë, por sot është dhe Ilir Meta, i cili ndodhet prej gati 19 muajsh, gati dy vite, bëhen gati dy vjet që Ilir Meta, ish-presidenti i Republikës, ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-kryeministri i vendit ndodhet në paraburgim, në burgim pa as edhe një akuzë”, tha Balliu. /CNA
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar për ndarjen nga...
Seanca e parë gjyqësore për një nga episodet e operacionit...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremonin...
Sot do të firmoset marrëveshja e rëndësishme në fushën e m...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir...
Janë bërë sërish ndryshime në strukturat drejtuese të Poli...
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka folur për shqetësi...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situat...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e kryebashkiakut të ...
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, po zhvill...
Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për çmimet e reja ...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj ...
Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare kërkesën e...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore në Apelin e...
Një raport i Komisionit të VI Rajonal Antimafia në Itali, ...
Gazetari Artan Hoxha ndau sot detaje lidhur me ngjarjen tr...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço analizoi sot de...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...