Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, i dhanë në Tiranë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Me lutje të përzemërta dhe duatrokitje plot mirënjohje u përcoll në banesën e fundit kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi' në Athinë.
Ceremonia që zgjati 2 orë e 30 minuta, u zhvillua në Katedralen "Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Mesha u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës.
Politikanë të ngjyrave të ndryshme politike, drejtues të besimeve të tjera fetare, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek u bënë bashkë për të nderuar figurën më të shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Gjatë shërbesës, u mbajtën disa fjalime, që ngrinin lart kontributin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Vizioni i kryepeshkopit, burim frymëzimi
"Sa më shumë kalon koha, aq më e qartë bëhet për të gjithë ne madhështia e veprës së Kryepiskopit Anastas”.
Kështu e nisi fjalën e tij Joani i Korçës, mitropoliti mbikëqyrës i Fronit të Kryepeshkopit, duke e vënë theksin te kontributi 33-vjeçar i Janullatosit, për ringritjen e kishës dhe shërbimin ndaj besimtarëve dhe të pamundurve.
"Një teolog vizionar, por edhe udhëheqës pragmatik” e cilësoi Anastasin, peshkopi Heinrich Bedford-Strohm, Kryetar i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave. "Shkrimet teologjike të Kryepeshkopit Anastas për çështje kritike, mbeten burim i fuqishëm frymëzimi që inkurajojnë të krishterët në mbarë botën për të mbyllur ndasitë”, – u shpreh peshkopi gjerman.

Ndërsa patriarku Ekumenik Bartholomeu gjatë shërbesës së varrimit tha se kisha mëmë do të vijojë të mbështesë kishën autoqefale shqiptare, po ashtu edhe pasardhësin e kryepeshkopit Anastas.
Urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë
Përfaqësues të partive politike lanë mënjanë ndasitë e mëritë që bërtiten të enjteve në Parlament, për të nderuar së bashku figurën e kryepeshkopit. Të pranishëm në funeral ishin figurat më të larta të shtetit shqiptar, e po ashtu personalite nga fusha të ndryshme.
Në mes të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të partisë Demokratike, Sali Berisha, qëndronte kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit shoqërohej nga një delegacion i gjerë, nga ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga Athina, përfshirë edhe opozitën greke.

"Anastasi erdhi mes nesh si një prift nga Greqia dhe po largohet si Anastasi i Shqipërisë” – u shpreh kryeministri i Shqipërisë gjatë fjalës së tij, duke e ngritur lart figurën e kryepeshkopit.
Rama kujtoi edhe një intervistë të fundit të Janullatosit ku shprehej se donte që pasuesi i tij të jetë shqiptar, "sepse ajo nukështë pjesë e kishës së Greqisë. Ajo është një ndër 14 kishat ortodokse autoqefale të botës” - kujtoi Rama.

Ndërsa kryeministri grek nuk e quajti aspak rastësi "që Janullatosin sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë”.

"Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet "diplomati i dashurisë." – shtoi me tej Mitsotakis.
Lidhja e Janullatosit me Shqipërinë

Anastas Janullatos u caktua në 1991 nga Patriarku Ekumenik Eksark, Patriarkal në Shqipëri dhe u fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, kur ishte në moshën 63-vjeçare.
Përmes vështirësive të shumta ai ringriti dhe riorganizoi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila si edhe fetë e tjera ishte e ndaluar nga regjimi komunist në vend.
Krahas ringjalljes së më tepër se 400 famullive, u themelua edhe Akademia Teologjike "Ngjallja e Krishtit” në Durrës si dy lice kishtarë ku u shkolluan mbi 150 klerikë./ DW
Në ditën e ceremonisë mortore të kryepiskopit ortodoks Ana...
Presidenti Bajram Begaj i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ...
Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas lajmërit të Ambasadës ...
SPAK ka dërguar për gjykim tre zyrtarë të kadastrës Fier t...
Virozat e stinës duket se kanë arritur pikën kulminante në...
Kryetari i Komisionit Qendror të Këshillit Botëror të Kish...
Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij Bartolomeu, ka fo...
Ka përfunduar ceremonia mortore për Kryepiskopin Anastas J...
Patriarku Ekumenik,Tërëshenjtëria e tij, Bartolomeu, i cil...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në ceremon...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në fjalën e t...
Znj. Roksana Janullatos, mbesa e Kryepiskopit Anastas, në ...
Mbikëqyrësi i Fronit Kryepeshkopal, Mitropoliti i Korçës, ...
Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Sali Berisha, Kryemin...
Ka nisur shërbesa e varrimit të Kryepiskopit Anastas në Ka...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka mbërritur ...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbërritur në Katedralen “Ng...
Ministra dhe deputetë janë bërë pjesë e homazheve për Krye...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...