Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me faljen fiskale. Bozdo tha se kjo është një amnisti fiskale e pakontrolluar, ndërsa theksoi se nëse ky mekanizëm lejohet të funksionojë siç thotë qeveria, i hapet rrugë pastrimit të parave.
Ai tha se një nga amendimet e PD-së për këtë është përjashtimi i kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit nga ky projektligj.
Sipas tij, amendimet e tjera përfshijnë dyfishimin e normës së tatimfitimit për sektorët e tjerë, rritjen e transparencës për bizneset që përfitojnë, lehtësimin e procedurave për fermerët dhe uljen e normës së rivlerësimit të pasurive për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Gjithashtu Bozdo ka treguar edhe amendimet për projektligjin për faljen apo shuarjen e detyrimeve të bizneseve ndaj administratës tatimore dhe doganore.
Fjala e plotë e Bozdos:
Si dhe aspekti i dytë, ai i faljes fiskale, duke lejuar kompanitë të ndryshojnë pa limit bilancet kontabël të tyre, në këmbim vetëm të një tatimi shtesë prej 5%. Pikërisht, ky aspekt i dytë është shumë problematik.
Është një amnisti fiskale e pakontrolluar, e maskuar në idenë e përmirësimit të klimës së biznesit. Ky mekanizëm, nëse do të lejohet në këtë mënyrë siç qeveria e dëshiron, ofron një mundësi të artë, në thonjëza, për pastrimin ligjor të parave në Shqipëri. Amendimet tona kanë të bëjnë me: 1. Përjashtimin e kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit nga ky projektligj.
Si kompani që fitojnë shumë dhe shpeshherë në mënyrë spekulante. Këto kompani janë shumë fitimprurëse, pra nuk kanë nevojë për favorizime dhe mbi të gjitha për faktin se askush, as administrata tatimore, qoftë edhe me vullnetin më të mirë të saj, nuk mund të kontrollojë dot periudhën e deklarimit të fitimeve. Me pak fjalë, një kompani ndërtimi e ka në dorë të deklarojë fitim mbi 18% për të përfituar pastaj një normë shumë të ulët prej 5%, sipas këtij projektligji. Kjo do të përbënte shkelje të barazisë ekonomike dhe diskriminim për kompanitë e tjera.
2. Propozojmë për të gjithë sektorët e tjerë, me përjashtim të ndërtimit, që e kemi përjashtuar nga ky projektligj, për ndershmëri dhe trajtim, të këtyre bizneseve, normë tatimi 10% për çdo tatim fitim më të madh se shifra 18%, nga 5% që e ka propozuar qeveria. Pra, praktikisht një dyfishim të normës së tatimfitimit. Shifra prej 10% është më afër normës reale të tatimit, duke ofruar në të njëjtën kohë incentivë të mjaftueshëm për vetëdeklarimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
3. Propozojmë që çdo ndryshim i bilanceve në mënyrë retroaktive, mekanizëm ky që ofron projektligji, të jetë, pavarësisht shumës së ndryshuar, subjekt i organeve përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Kështu do të sigurohemi që ky mekanizëm që ofron mazhoranca nuk mund dhe nuk do të përdoret për pastrimin e parave, pa mbajtur askush asnjë përgjegjësi, siç e parashikon varianti i qeverisë.
Projektligji për faljen apo shuarjen e detyrimeve të bizneseve ndaj administratës tatimore dhe doganore.
Për këtë projektligj amendimet tona synojnë:
Së pari, transparencën e plotë të bizneseve të cilat përfitojnë nga kjo falje. Ky është një detyrim i pashmangshëm ndaj opinionit publik dhe bizneseve të tjera të cilat paguajnë taksat në mënyrë të ndershme. Nuk mashtrojnë dhe nuk i kanë borxh shtetit.
Për këtë ne kërkojmë që të publikohet lista me 3,000 bizneset më të mëdha që përfitojnë. Gjithsesi, asnjë biznes që përfiton falje apo shuarje prej 5 milionë lekësh, ndryshe 50,000 eurosh, nuk mund të mos bëhet publik dhe emri i tij do të publikohet në këtë listë. Nga kjo falje, fshirje, nuk mund të përfitojnë kompani me të njëjtin pronar apo grup pronarësh, të cilët kanë në pronësi biznese të tjera aktive, që dalin me bilance pozitive, ose përfitojnë financime publike në formën e tenderëve dhe prokurimeve publike.
Projektligji për tatimin në vlerën e shtuar. Ky projektligj mund të konsiderohet një hap përpara drejt njohjes së faktit se fermerët shqiptarë janë lënë nga qeveria socialiste tërësisht në mëshirë të fatit prej 12 vitesh tashmë. Norma e kompensimit 10% e propozuar në këtë projektligj është e mirëpritur, por zgjidhja që jepet nuk është as e drejta, as e duhura.
Ky version i qeverisë ofron shumë pak për problemin kryesor që ka sektori, informaliteti shumë i lartë, rreth 80% e sektorit. Kështu, ky grup fermerësh, si ata që janë subjekt vetë i TVSH-së dhe lëshojnë faturë shitjeje, por dhe ata që janë biznese të vogla, jo subjekt i TVSH-së, si për shembull baxhot për prodhimin e bulmetit, në amendimet tona bëhen pjesë e kësaj skeme kompensimi. Sipas propozimit të qeverisë, këto dy grupe shumë të mëdha ishin jashtë skemës së kompensimit.
Së dyti, amendimi ynë synon që fermerët të lehtësohen nga pikëpamja burokratike.
Kompensimi i tyre, ndryshe nga çfarë parashikon qeveria, duhet bërë çdo muaj, automatikisht, pa paraqitur asnjë kërkesë apo dokument, pasi është paraqitur në fillim të procedurës vetëm llogaria bankare e fermerit.
Së treti, ajo që është më e rëndësishmja, ky projektligj nuk e formalizon sektorin. Ky projektligj nuk i fut të gjitha hallkat e prodhimit bujqësor dhe të shpërndarjes së prodhimit bujqësor në skemën e TVSH-së.
Për të realizuar këtë, si dhe për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare formalizimit të tregut, subvencionimit të fermerit, furnizimit me çmime të ulëta, si dhe çështjes shumë të rëndësishme të sigurisë së produkteve konsumatore, ne paraqesim amendime përkatëse të cilat e realizojnë një gjë të tillë. Dhe i fundit, projektligji për rivlerësimin e pasurive. Ky projektligj e vendos normën e rivlerësimit të pasurive të patundshme në 5%.
Kjo është një normë shumë e lartë, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ne propozojmë këtë normë në nivelin e 2% për t'u dhënë mundësi të gjitha familjeve shqiptare, pavarësisht situatës së tyre ekonomike, të përfitojnë nga ky rivlerësim. Ju faleminderit. /CNA
Ditën e sotme në shortin e hedhur nga Presidenca janë zgje...
Janë zgjedhur në shortin e hedhur ditën e sotme anëtarët p...
Presidenti i Republikës ka hedhur ditën e sotme shortin pë...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzat...
Janë zgjedhuar anëtarët përfaqësues në KED, nga Prokuroria...
Janë zgjedhuar anëtarët përfaqësues në KED, nga Gjykata e ...
Ditën e sotme është hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëv...
Gazetari Artan Hoxha ka folur sot lidhur me atentatet mafi...
Gazetarja Aranita Brahaj është një nga kandidaturat që...
Reshjet e dëborës me intensitet të lartë janë rikthyer në ...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e më...
Ish-ministri, Arben Malaj e cilësoi sot SPAK-un si struktu...
Gazetari Lutfi Dervishi koentoi sot situatën e tensionuar ...
Është publikuar lista me gjashtë kandidatët që kanë dorëzu...
Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi të rën...
Pas përfundimit të mandatit Gjykata Kushtetuese ka nisur p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Këtë të martë, në Aeroportin “Nënë Tereza” u prezantua për...
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen ditën e en...
Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka kërkuar të hiqet nga treg...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...