web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident në Maliq/ Plagoset shoferi dhe gruaja e tij

21 Dhjetor 2023, 15:55, Aktualitet CNA
Aksident në Maliq/ Plagoset shoferi dhe gruaja e tij
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Rreth orës 15:15, pranë fshatit Symiz, Maliq, shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga