Rreziku nga Rusia dhe Ukraina/ Mediu zbardh detaje nga Forumi i organizuar në SHBA
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka publikuar disa pamje nga foru...

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat ka folur për provat e reja të publikuara për aferën e inceneratorëve.
Ajo theksoi se inceneratorët janë megaafera që vjedh çdo ditë taksat e shqiptarëve dhe se SPAK është i vonuar për të bërë drejtësi.
"Megaafera e inceneratorëve që vjedh perditë taksat e qytetarëve shqiptarë është një procedurë totalisht e paligjshme. Faktet e bëra tashmë publike tregojnë mjaft qartë se VKM me nr. 967 e vitit 2013, që shpalli emergjencën mjedisore në vend duke i hapur kështu rrugën kontratave të inceneratorëve në Fier dhe Elbasan, nuk bazohej në ligj. Kjo gjë pranohet sot nga Ministria e Mjedisit përmes një projekt-akti që synon shfuqizimin e detyrave të Komitetit Ndërministror për arsye se ato nuk kanë asnjë mbështetje në ligjet në fuqi për menaxhimin e mbetjeve.
Është ky vendim i Komitetit që Kryeministri në deklaratat e tij në komisionin hetimor e konsideronte “gurthemeli” për procedurat ligjore.Vetë Ministria a Mjedisit dhe Turizmit pranon hapur se: “Referuar legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe atij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk është e parashikuar terminologjia e emergjencës mjedisore si dhe kriteret/ kushtet ku mbështetet shpallja apo përfundimi i saj nga Komiteti”.
“Nuk gjejnë mbështetje në aktet ligjore apo nënligjore në fuqi, në fushën e mbetjeve, ”Pra është mjaft e qartë se vendimi i shkurtit të vitit 2014 i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili ka shpallur emergjencën mjedisore në vend ka qenë tërësisht i paligjshëm.
Kjo ka bërë që të gjitha procedurat që kanë ardhur në mbështetje të këtij vendimi të jenë të paligjshme, siç ne kemi denoncuar prej më shumë se dy vjetësh. Afera e shekullit me të cilën u janë vjedhur shqiptarëve qindra miliona euro është një skemë e pastër korrupsioni e ideuar dhe e zbatuar nga një grup i strukturuar kriminial me në krye Kryeministrin e vendit. Ai është i përfshirë direkt në këtë abuzim galopant me paratë e shqiptarëve të varfër.
Droni që monitoroi për 6 muaj veprimtarinë e Inceneratorit të Tiranës u tregoi të gjithë shqiptarëve se aty nuk ndodh as diferencim as riciklim por vetëm groposje të mbetjeve. Pikërisht për këtë groposje, qytetarët kanë paguar deri me tani 54 milionë dollarë dhe do të vijojnë të paguajnë miliona të tjera për një shërbim që nuk u jepet fare.
Sot SPAK është i vonuar pasi po mbushën gati 2 vjet që në marsin e viti 2021 kur u depozituan 3 kallzimet për Inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Faktet e reja si ky që sot po bëjmë publik e vënë përpara një përgjegjësie shumë të madhe SPAK-un i cili nuk mund t’i shmanget më drejtësisë së tij dhe vënien përpara saj të gjithë zyrtarëve që kanë shkelur ligjin dhe vjedhur paratë e vendit më të varfër në Europë.
Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi që nuk kursen shkelësit e ligjit, qofshin këta Kryeministër apo nënpunësi më i fundit.
Dosja e inceneratorëve është prova më e fortë për SPAK-un për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkushmërise e cila ka shkatuar pasoja katastrofike në funksionimin e shtetit ligjor dhe në dëmin e pallogaritshëm që i është bërë interesit publik”, është shprehur Xhixho.
Ndër të tjera iu ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së 11 Shkurtit për të larguar mafian nga qeveria.
“Ndaj me 11 shkurt qytetarët do të protestojnë si kurrë ndonjëherë për largimin e mafies që ka zaptuar qeverinë duke filluar nga zyra e Kryeministrit.
11 shkurti është dita që çdo qytetar pa asnjë dallim do të protestojë kundra një qeverie që i vjedh përditë ata dhe që detyron të rinjtë të largohen nga vendi”, ka deklaruar Erisa Xhixho./ CNA.al
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, ka publikuar disa pamje nga foru...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, më d...
McGonigal është takuar jo vetëm me politikanë, por edhe me...
Pas arrestimit të ish-zyrtares së qeverisë, Alda Klosi, ka...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për “BalkanWeb” dëshmi...
Mbi 100 mjete në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës ka...
Dëshmia e Rozeta Dobit, duket se ka hedhur dritë edhe mbi ...
Policia ka dalë me deklaratë zyrtare për arrestimin e Alda...
Alda Klosi, ish zyrtarja e Ministrisë së Ekonomisë, është ...
Dëshmitë e ish-zyrtares Alda Klosi dhe të pastrueses Rozet...
Në Shqipëri, policia ka arrestuar mbrëmjen e së premtes is...
Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama e ka nisur duke publik...
Dëshmia prej 7 orësh e Rozeta Dobit ka çuar në pranga ish-...
Pastruesja Rozeta Dobi ka dëshmuar në lidhje me grabitjen ...
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bi...
Rozeta Dobi është bërë bashkëpunëtore e drejtësisë, duke p...
Vendet e BE-së, sipas presidencës suedeze të BE, kanë rënë...
Ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë, ...
Policia e Shteti ka ekzekutuar urdhrin e gjykatës për arrest...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...