web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

36 ditët e mashtrimit/ Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin me firmën e Ols Dados

22 Shtator 2025, 14:10, Aktualitet CNA

36 ditët e mashtrimit/ Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin

Erion Veliaj dhe mbetja e tij mediatike, Mero Baze, vijojnë të mashtrojnë publikisht shqiptarët, për të 36-n ditë me radhë.

Vijojnë gënjeshtrat dhe akuzat e Veliajt dhe Mero Bazes ndaj prokurorit Ols Dado për të cilin pretendojnë se ka kryer hetimet për hakmarrje dhe në konflikt interesi, pasi, sipas tyre, ka kërkuar shtesë mbi lejen.

36 ditë dhe Mero Baze e Erion Veliaj nuk e kanë publikuar dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e Erion Veliajt.

Pretendimi i Erion Veliajt

Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

36 ditët e mashtrimit/ Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin

 

Në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

36 ditët e mashtrimit/ Erion Veliaj dhe Mero Baze nuk nxjerrin dokumentin

Pretendimi i Mero Bazes

Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal për të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, thotë Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

 

Atëherë pse nuk e vërteton Mero Baze? Ku e ka dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt? Pse nuk e nxjerr?

Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë mashtrimin publik ndaj shqiptarëve prej 36 ditësh, thjesht dhe vetëm për të sulmuar drejtësinë për faktin se ka çuar prapa hekurave një kryebashkiak të arrestuar për disa vepra të rënda penale dhe me 13 akuza./CNA





Lajmet e fundit nga