Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Angela Martini, ka rrëfyer për CNA lidhur me disa ngjarje të ndodhura pak vite më parë, ku ka ngritur akuza për abuzim me imazhin e saj nga kompani dhe media në Shqipëri.
Përmes një komunikimi telefonik, Martini ka ndarë detaje konkrete se si i janë hequr artikujt me emrin e saj, urdhrat për të mos e publikuar në media dhe drejtësinë që pret të vihet në vend.

Postime të tjera të bëra nga modelja:



E pyetur se cila është arsyeja e këtij reagimi publik, Martini shprehet se do vetëm të thotë të vërtetën, pasi është urdhëruar një bllokim i saj në media, për ta bërë të heshtë dhe për t’i sabotuar karrierën, që e cilëson si një abuzim të pushtetit për interesa personale.
“Arsyeja është e thjeshtë: Unë jam një që thotë të vërtetën dhe gjithmonë do të jem, nuk fshihem pas perdeve. Kam parë një abuzim që më ka ndodhur prej vitesh: më kanë bllokuar në media, kanë urdhëruar mediat të mos publikojnë për mua dhe kanë hequr artikujt e mi të vjetër me qëllim për të më heshtur dhe për të sabotuar karrierën time, imazhin tim dhe jetën time. Askush nuk duhet të ketë atë lloj pushteti ose kontrolli. Ky nuk është shtyp. Kjo nuk është gazetari. Është abuzim i pushtetit për interes personal. Në një demokraci në vitin 2025 askush nuk duhet të lejohet ta bëjë këtë. Jam e sigurt se u ka ndodhur shumë njerëzve, por ata nuk flasin. Njerëzit nuk duhet të kenë kurrë frikë të flasin, asgjë në këtë botë nuk është më e fortë se e vërteta”,-thotë Martini.

Postimet nga Angela Martini, drejtuar Fatmir Hysenbelliut:



Angela Martini nuk ka ngurruar të japë emra konkretë dhe të tregojë se cilat media kanë abuzuar me imazhin dhe karrierën e saj.
“Mediat që abuzuan me imazhin dhe karrierën time janë: ‘News 24’, ‘Balkanweb’, ‘Panorama TV’, ‘Panorama Sport’, ‘Panorama Plus’, Revista ‘Psikologjia’, Radio Rash, Gazeta Shqiptare, së bashku me shumë media dhe kolegë të tjerë që ata në fakt nuk i zotërojnë”,-thekson modelja.


Martini rrëfeu se ka vijuar edhe procese ligjore, por sipas saj, gjykata më e mirë është drejtësia që vjen nga populli shqiptar.
“Lidhur me reklamën, e kam çuar tashmë në gjykatë dhe ata u bllokuan. Nuk mora asnjë para, sepse në atë pikë të jetës sime nuk kisha kohë ose energji për të qëndruar në krye të saj. Po përballesha me probleme serioze brenda familjes sime që kërkonin vëmendjen time të plotë, 24 orë në ditë. Por kur bëhet fjalë për situatën me median, ajo me të cilën po përballem tani është ndryshe. Gjykimi do të vijë nga populli. Ata janë gjykata ime. Ata janë drejtësia ime. Dhe nga gazetarët e vërtetë që zgjodhën këtë profesion për të thënë të vërtetën dhe për të ndarë histori të vërteta kundër korrupsionit, kjo është gjykata ime, drejtësia ime: populli shqiptar”,-shprehet Martini.

Një ditë më parë, Angela Martini denoncoi publikisht përmes disa postimeve në rrjetet sociale se disa vite më parë kishte qenë pjesë e një rasti të paprecedentë në karrierën e saj, kur evidentoi një situatë përfitimi nga imazhi i saj për një reklamë, gjë që zgjati për më shumë se një vit./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, komentoi sot...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video ku shfaqet pa...
Pasditen e kësaj të diele, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tir...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është rikthye...
Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një zonë pranë kryqë...
Erion Veliaj dhe Mero Baze vijojnë të mashtrojnë publikish...
Ditën e sotme, besimtarët ortodoksë kremtojnë Të Dielën pa...
Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka bërë një r...
Sot në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, një aktivitet...
Këtë të diel, në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, një...
Këtë të shtunë mbahet nata e tretë e festivalit "Korça Ser...
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur që dosja për ...
Një vatër masive zjarri ka përfshirë pyllin me pisha në fs...
Ditën e diel, data 21 Shtator, në orën 18:00 në kryeqytet ...
Departamenti amerikan i Shtetit i publikuar Raportit të Tr...
Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë f...
Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza dh...
Erion Veliaj dhe Mero Baze në mënyrë të turpshme vijojnë t...
Shkolla 9-vjeçare "Ali Laçej" në qytetin e Shkodrës, që ës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...