web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja në ish-Kombinat/ Zbulohet gjendja e policit që plagosi 60-vjeçarin

24 Maj 2022, 09:51, Kronika CNA

Mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Kombinatit, një efektiv policie plagosi një 60-vjeçar. Sipas asaj që raportohet në media, thuhet se polici nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për të dëshmuar rreth ngjarjes, pasi mbrëmë u kap nga policia në gjendje të dehur.

Gjithashtu, as i plagosuri, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nuk ka dhënë dëshmi për shkak të gjendjes së tij. Sipas bluve 60-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor. Konflikti mes efektivit dhe 60-vjeçarit dyshohet se ka nisur për shkaqe banale./ CNA.al





Lajmet e fundit nga