web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leonat Vitija e mbyll me Skënderbeun, gati firma me Partizanin

15 Maj 2022, 13:57, Sport CNA

Partizani vazhdon të bëjë “pazar” në Korçë. Leonat Vitija, qendermbrojtesi i Skënderbeut, është gjithashtu një lojtar që i intereson Partizanit.

Në korrik i riu pritet të dalë lojtar i lirë dhe të kuqtë nuk pritet ta kenë të vështirë të sigurojnë shërbimet e 21- vjeçarit nga Prishtina.

Në të shkuarën ai ka luajtur me klubin e tij të qytetit të lindjes dhe KEK-un. Ai është grumbulluar në gjashtë ndeshje me përfaqësuesen U-21 të Kosovës.

Në qershor pritet firma me Partizanin, pasi marrëveshja mes palëve është arritur në parim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga