Siemens tërhiqet nga Rusia
“Ne e dënojmë luftën në Ukrainë dhe kemi vendosur t’u japim ...
Kosova dorëzoi të enjten kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Autoritetet në Prishtinë thonë se pas përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, tashmë janë hapur mundësitë për anëtarësim të Kosovës. Ata shpresojnë të marrin mbështetjen e dy të tretave të shteteve anëtare, të cilat kërkohen për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ministrja e punëve të jashtme, Donika Gërvalla, përmes një video-mesazhi nga Strasburgu pasi që dorëzoi kërkesën për anëtarësim tha se sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës.
?Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës tonë e cila do të kaloj nëpër instanca të ndryshme të Këshsillit të Evropës, të Asamblesë parlamentare dhe në fund edhe te Këshilli ministror. Kosova është vendi më demokrattik në rajon, Kosova është vendi më proevropian në rajon dhe Kosova është vendi më optimist në rajon prandaj Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë të cilën e kemi nisur sot do të përfundoj me anëtarësim e plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qasje të tyre në instanca evropiane?, tha ajo.
Por kërkesa për anëtarësim të Kosovës ngjalli reagime të ashpra në Serbi. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thirri për të premten mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa akuzoi Kosovën për shkeljen e marrëveshjeve të Uashingonit. Në këtë marrëveshje që është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë kërkohej që brenda periudhës njëvjeçare, Kosova të mos aplikojë në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia të ndalë fushatën e tërheqjeve të njohjeve për Kosovën.
?Me këtë Prishtina ka treguar se ka thyer një marrëveshje tjetër, atë të Uashingtonit, e kanë shkelur brutalisht dhe nuk shqetësohen për asgjë, e kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit për 10 vjet dhe tani pas kësaj kanë shkelur brutalisht marrëveshjen e Uashingtonit dhe rezolutën 1244. Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje, konflikt, por të japim një përgjigje në mënyrë racionale?, tha zoti Vuçiç.
Presidenti serb akuzoi edhe faktorët ndërkombëtar për qasje të ndryshme në raport me Serbinë.
?Pse atëherë na keni thirr në bisedimet e Uashingtonit kur në mundësinë e parë e keni shkel marrëveshjen e Uashingtonit, pse na thërrasin në çkado qoftë kur çfarëdo që nënshkruajmë me shqiptarët ata nuk do të respektojnë asgjë, pse na thërrasin? E bëjn këtë që të na detyrojnë për të njohur pavarësinë e Kosovës, dhe këtë nuk do të bëjmë?, tha presidenti serb.
Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Është themeluar në vitin 1949 dhe ka 46 shtete anëtare.
“Ne e dënojmë luftën në Ukrainë dhe kemi vendosur t’u japim ...
25 milion ton drithëra ndodhen ndërkohë të bllokuara në port...
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka shprehur r...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shtyrë Finlandën dhe Suedinë...
Konflikti në Ukrainë ka krijuar probleme tek rrjeti i furniz...
Presidenti finlandez dhe kryeministrja e vendit u shprehën p...
Kremlini tha të enjten se shtytja e Finlandës për t’u bashku...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur një takim...
Alternativa ruse ndaj Google Play Store ndodhet në fazë test...
Ngjarja e rëndë e ndodhur disa muaj më parë në Glyka Nera, ë...
Autoritetet ukrainase kanë nisur gjyqin e parë ndaj një usht...
Bashkimi Evropian u ka rikujtuar vendeve të Ballkanit Perënd...
Marcelo Pecci, një prokuror nga Paraguai i angazhuar në luft...
Detyrimi për mbajtjen e maskës do të vazhdojë të jetë në fuq...
Autoritetet ukrainase kanë nisur gjyqin e parë ndaj një usht...
Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozi...
“Ballkani Perëndimor është politika jonë e jashtme më e rënd...
Bashkimi Evropian nuk do të kërkojë mbajtjen e maskave në ae...
Ukraina ndërpreu sot kalimin e gazit rus drejt Evropës, nga ...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe homologia e tij su...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...