Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në kalendarin kombëtar të vaksinimit do të përfshihet vaksina kundër human papilonavirusit, falas për të gjitha vajzat në moshën e paraadoleshencës.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësore nr.2 në kryeqytet.
?Në Javën Botërore të Imunizimit ne kemi një lajm të mirë për të dhënë. Kemi vendosur që në vijim edhe të rekomandimit të Komitetit të Vaksinimit, të përfshijmë në kalendarin tonë kombëtar të vaksinimit dhe një vaksinë të re, vaksinën kundër human papilomavirusit. Një vaksinë e cila tashmë është në të gjithë kalendaret europiane të vaksinimit, e cila realizohet si vaksinë në moshën paraadoleshente te vajzat. Përfshirja e kësaj vaksine, duke filluar nga viti i ardhshëm, nga viti 2023 në kalendarin kombëtar të vaksinimit, do të rrisë mbrojtjen për vajzat sot, gratë nesër, në mënyrë që të shmangim një kancer i cili është shumë i rrezikshëm, kancerin e qafës së mitrës?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se kjo është një prej vaksinave jetëshpëtuese, ka një efektivitet shumë të lartë dhe ul kostot financiare të familjeve.
?Përfshirja e vaksinës HPV tek vajzat do të na japë një garanci rreth 99 % që do të kemi një reduktim të riskut ndaj kancerit të qafës së mitrës. Studimet kanë treguar që edhe efektiviteti vetëm me një dozë e vaksinës kundër human papilomavirusit redukton deri në 89% rrezikshmërinë ndaj kancerit të qafës së mitrës. Sot ka familje që e blejnë këtë vaksinë, nga 2023 ky do të jetë një investim i qeverisë shqiptare, i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbrojtjen dhe shëndetin e vajzave dhe grave në Shqipëri?, tha Manastirliu.
Shefja e Departamentit të Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, e ka konsideruar këtë një investim në shëndet, duke theksuar se kjo vaksinë është e sigurt.
?Ky është një vendim i jashtëzakonshëm dhe një lajm shumë i bukur për të gjithë nënat dhe vajzat, por edhe për ekseprtët e shëndetësisë pasi kurorëzon një përpjekje prej kaq vitesh në lidhje me përgatitjen për futjen e kësaj vaksine me kapacitetet laboratorike, me infrastrukturën, studimet dhe investimet që aktualisht janë bërë për zinxhirin e ftohtë në kuadër të covid19, të cilët na bëjnë të aftë që edhe këtë vaksinë ta ruajmë në kushtet e duhura. Eshtë vaksinë tepër e rëndësishme, e cila parandalon infektimin nga ky virus. Duke kryer këtë vaksinë vajzat të cilat janë të vaksinuara nuk mund të infektohen me ato viruse që janë shkaktarët kryesorë të kancerit të qafës së mitrës. Eshtë një vaksinë e sigurt për të cilën janë kryer një sërë studimesh dhe vlerësimesh, e aplikuar në të gjitha vendet e BE dhe shumë vende të tjera të globit?, tha Bino.
Duke folur për vaksinimin antiCOVID, Manastirliu u shpreh: ?Prej një viti e pak tashmë jemi në një fushatë intensive të vaksinimit ndaj COVID19. Shqipëria është një nga vendet që po ecën me ritëm për përthithjen e vaksinave, kemi 89% të vaksinave që kanë mbërritur deri tani, presim edhe 1 milion vaksina nga Pfizer. Doza e katërt apo doza e dytë përforcuese është përfshirë edhe në planin tonë kombëtar të vaksinimit, ajo çfarë do të bëjmë është adaptimi i planit kombëtar të vaksinimit, në mënyrë që kësaj sfide ti përqasemi me mekanizma dhe instrumeta të rinj?.
Kalendari i vaksinimit për fëmijët është përforcuar gjatë viteve të fundit. Vaksina ndaj infeksioneve nga rotavirusi, e cila është futur në kalendarin e vaksinimit në 1 Tetor 2019 është kryer në masën 98% të fëmijëve në vitin e parë të jetës dhe është një vaksinë me dobi të jashtëzakonshme në uljen e hospitalizimeve nga infeksionet e shkaktuara nga rotavirusi.
Ndërkohë, pas përfshirjes së testit HPV falas në qendrat shëndetësore, programi i vaksinimit do të zgjerohet me vaksinën e 14 në Kalendarin Kombëtar të Vaksinimit, atë të HPV, që aplikohet tek vajzat në moshën e para-adoleshencës dhe është jetëshpëtuese pasi parandalon kancerin e qafës së mitrës./CNA.al
Sami Berisha ka vendosur të largohet nga emisioni Përputhen....
Pak ditë më parë, këngëtarja Beatrix Ramosaj publikoi një vi...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobilologe në ISHPSipas raportime...
Pas lajmeve për nisjen e “Big Brother 2”, ish-missi shqiptar...
Epidemiologu Erion Dasho ka treguar për emisionin “Mirëmëngj...
Laidon Shapo, ekspert i shëndetit publik thotë se prekja e f...
Mjekja Ermira Dervishi tregoi në emisionin ‘Sot’ se simptoma...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe ne ISHPPer momentin rol...
Mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo ka folur për hepatitin ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Në Shqipëri, nuk ka asnjë rast të hepatitit misterioz që po ...
Komiteti Teknik të Ekspertëve ka dalë në një konferencë për ...
Pak orë më parë, Beatrix Ramosaj theu heshtjen duke treguar ...
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka plot 17 tatuazhe në ...
Këngëtarja Beatrix Ramosaj, prej muajsh ka qenë në qendër të...
Episodi i sotëm në Përputhen ka nisur me një përplasje mes E...
Modelja shqiptare Tika Camaj ka ndeuzr rrjetin me fotot e fu...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemi...
Për moderatoren Bora Zemani “të jesh grua në Shqipëri është ...
Tre të hëna pushim, kanë sjellë ngërç dhe kosto të lartë për...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...