web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamurtari po rikthehet, gati akordi me Mentor Mazrekajn

22 Prill 2022, 14:16, Sport CNA

Në Vlorë do të hyjnë edhe në merkato. Klubi i Flamurtarit po mendon që të hyjë fuqishëm në tregun e elitës dhe rrëmbejë futbollistë që mund t?i japin një dorë për ngjitjen direkte në Kategorinë Superiore. Dhe emrat e parë i kanë piketuar qysh tani. Gazeta mëson se ?grepat? janë hedhur në Laç.

Vlonjatët dëshirojnë Mentor Mazrekajn. Klubi po interesohet vazhdimisht për 33- vjeçarin që ka lindur në Prishtinë dhe dikur ka qenë pjesë e Partizanit. Anësori e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar dhe ky shihet si ?bonus?, por çështja është a do ta bindin që të lërë elitën për Kategorinë e Parë.

Në optikën e tyre është edhe ndonjë element tjetër po nga kurbinasit. Ishte vetë administratori që paralajmëroi se do të bëheshin 5 blerje nga Superiorja, ndërsa prerazi u mbylli dyert vlonjatëve që e kanë parë klubin si bankomat.





Lajmet e fundit nga