web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i Serisë A nis interesimin serioz për talentin e Dinamos

22 Prill 2022, 06:15, Sport CNA

Udineze e ka seriozisht për portierin e Dinamos, Simon Simoni. Ashtu siç gazeta ka bërë të ditur më parë, klubi i njohur i Serisë A është i interesuar për 17-vjeçarin të bluve dhe të Kombëtares U-21, i cili këtë sezon ka bërë paraqitje shumë të mira.

Pasi kanë parë video të ndeshjeve të Simonit me Dinamon dhe Shpresat, përfaqësuesit e Udinezes kanë vendosur të vijnë dhe ta ndjekin nga afër portierin premtues.

Gazeta mëson se italianët kanë zgjedhur këtë fundjavë për të ardhur në Shqipëri dhe do të jenë të pranishëm në stadiumin ?Elbasan Arena? të dielën, ku Dinamo do të për ballet me Teutën.

Serxho Markon, ish-portier i disa skuadrave në Itali, aktualisht përgatitës portierësh pranë klubit të Udinezes, do të ndjekë ?live? portierin e bluve ndaj Teutës.

Ai me siguri do të mbajë shënime për 90 minuta, do t?ia referojë ato klubit të Udinezes, për të nisur pastaj bisedimet me klubin e Dinamos për një transferim të mundshëm të portierit lezhjan në Serinë A.

Interesi në këtë rast është i shumëfishtë: vetë portieri bën një hap shumë të rëndësishëm në karrierën që sapo ka nisur, Dinamo fiton financiarisht në një sezon për t?u harruar, ndërsa klubi italian mund të sigurojë një element me të ardhme.





Lajmet e fundit nga