Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjatë një interviste për median gjermane WELT, Kryeministri Edi Rama ka folur për ndikimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës në vendin tonë.
Ai pranoi se çmimet janë ende të larta, por sipas tij nuk janë në kupë të qielllit.
Rama përmendi ?Paketën e Rezistencës Sociale?, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetje për Ukrainën, duke dënuar sjelljen e Vladimir Putin.
Gjithashtu kreu i qeverisë përkrahu Angela Merkel dhe Angela Merkel dhe Frank-Walter Steinmeier për qëndrimet e tyre ndaj luftës.
Pjesë nga intervista me WELT:
Le të flasim për luftën në Ukrainë. Shqipëria merr shumë lëndë të para prej andej, por edhe nga Rusia. Çmimet e karburantit dhe grurit janë rritur, duke nxitur protesta masive gjatë muajit të kaluar. Si keni ndërmend të çliroheni nga kjo varësi?
Ne kemi probleme me çmimet, por aktualisht po punojmë ngushtë me importuesit dhe vendet partnere për të siguruar furnizimin, që të mos ketë mungesa. Ka një urë të rëndësishme me Serbinë, e cila prej shumë vitesh furnizon me grurë kompanitë shqiptare. Ne kemi krijuar rezerva duke u dhënë importuesve tanë të ushqimit bazë një garanci se ata mund të blejnë më shumë se zakonisht dhe nuk do të kenë asnjë problem në periudhën afatmesme. Çmimet janë ende të larta, por nuk arrijnë deri në kupë të qiellit. Ne kemi prezantuar gjithashtu ?Paketën e Rezistencës Sociale? që siguron fonde, në bazë të rritjes së çmimeve, për pensionistët dhe grupet e tjera vulnerabël, si dhe subvencione për kompanitë e transportit publik dhe fermerët. Këto masa i qetësojnë të gjithë.
Me luftën në Ukrainë, Putini po i afrohet Ballkanit me etjen e tij në dukje të pakufizuar për pushtet. A mendoni se Rusia mund të destabilizojë rajonin?
Rajoni është i pambrojtur sepse ndikimi rus është shumë i fortë, jo në Shqipëri, por në Bosnje, Mal të Zi dhe veçanërisht në Serbi.
Serbia nuk e ka dënuar ende pushtimin e Ukrainës dhe po shfaq tendenca pro-ruse. Në të njëjtën kohë, Shqipëria mban marrëdhënie të ngushta me Serbinë, për shembull përmes nismës ?Ballkani i hapur? për tregtinë e lirë. Sa larg duhet të shkojë Serbia drejt Rusisë që Shqipëria t?i jepte fund bashkëpunimit me të?
Serbia nuk po shkon drejt Rusisë. Përkundrazi, në mënyrë të çuditshme, ajo mori anën e Perëndimit duke dënuar agresionin rus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Është një shenjë shumë e mirë që Serbia votoi tre herë kundër Rusisë. Nëse Serbia do të kishte bërë të kundërtën, do të ishte një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë.
Si e vlerësoni përfshirjen e Gjermanisë në luftën e Ukrainës?
Më lejoni të jem i sinqertë me ju: Mendoj se kritikat ndaj Angela Merkel dhe Frank-Walter Steinmeier janë të gabuara. Mendoj se ata bënë gjënë e duhur duke komunikuar me Rusinë dhe Putinin. Ka arsye të mira historike dhe politike për të shkuar në këtë drejtim. Është për të ardhur keq që ata nuk arritën të zbatonin plotësisht marrëveshjen e Minskut për të parandaluar ndoshta këtë përshkallëzim, por unë nuk do t?i fajësoja ata. Aspak.
Kritikët thonë se nëse Gjermania do të kishte treguar një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, kjo e fundit nuk do të kishte shkuar kaq larg.
Nuk jam dakord me ju. Nuk është e drejtë, e as nuk më kujtohet që kritikët të kenë shprehur shqetësimet e tyre kaq fort para luftës. Nuk mendoj se Merkel apo Steinmeier ishin të butë me Putinin. Ata kurrë nuk i janë shmangur dënimit të Rusisë kur ishte e nevojshme.
Ndërkaq, ata këmbëngulën për ndërtimin e Nord Stream 2, edhe pas aneksimit të Krimesë.
I qëndroj fjalëve të mia. Dhe të jem i sinqertë, kam frikë se koha do të tregojë se të gjithë ata që janë të ashpër me ta tani, e kanë gabim.
Çfarë doni të thoni?
Dua të them që përshkallëzimi në Ukrainë nuk ka të bëjë me Nord Stream 2 apo me Gjermaninë që ishte e butë. Bëhet fjalë për një përshkallëzim prej humbjes së pushtetit në Moskë. Është në natyrën e këtyre lloj regjimeve të ndjekin atë rrugë. Kur një vend i madh shpenzon kaq shumë para për t?u bërë një fuqi ushtarake botërore, ndërsa është ekonomikisht i pafuqishëm, ai do të përdorë fuqinë e tij ushtarake. Sepse duhet të tregojë se rreziku është real dhe të shkosh në luftë është një gjë ekzistenciale. Regjimi ynë komunist shpenzoi shumë para për të ndërtuar gjysmë milioni bunkerë për të na bërë të ndiheshim të kërcënuar për jetën, ndërsa Shqipëria ishte e varfër sa më s?ka.
Në këto kushte, është e paarsyeshme të vijojnë argumentet se ne nuk duhet të ndihmojmë Ukrainën që të mbrojë hapësirën e saj ajrore, sepse Putini këtë mund ta merrte si një tjetër pretekst. Diktatorët si Putini, Hitleri dhe Stalini nuk kanë nevojë për një justifikim për të bërë ndonjë veprim. Ata e krijojnë një të tillë vetë kur u nevojitet. Perëndimi nuk duhet të frikësohet, ne duhet t?i japim Ukrainës avionë dhe tanke në mënyrë që ata të mbrojnë vetë qiellin dhe vendin e tyre./ CNA.al
Integrimi/ Rama: Po s?na pranoi BE, do jemi murgeshat e Evropës
Ditën e djeshme deputetët e grupit parlamentar të PS propozu...
Është shtyrë mbledhja me kryetarët e grupeve parlamentare, q...
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti sot një takim me eksper...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ngritur një sërë akuzash n...
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj foli pak minuta më parë lidhur...
Ish-kryeministri Sali Berisha në tryezën me ekspertët që u d...
Në Komisionin për Veprimtarinë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për keqmen...
Komisioni i Rithemelimit ka mbledhur sot një tryezë me një g...
Kryeministri Edi Rama ëështë shprehur entuziast për raportin...
Komisioni i Rithemelimit, tashmë ka hyrë në selinë e Parti...
Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, është pye...
Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë një takim pas ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një aktiv...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, gjatë një konferece për shtyp...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur ditën e sotme par...
Presidenti Ilir Meta është zgjuar këtë mëngjes në një nga ko...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka humbur një n...
Në Nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama, ndërsa ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...