Durrës/ Një grua gjendet e pa jetë, në afërsi të bregut të detit
Një grua është gjetur e pajetë në afërsi të bregut të detit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një student është rrëmbyer në mes të kryeqytetit duke i vënë armën në brinjë. Burime nga Policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi të hënën në rrugën e Kavajës, ku një i panjohur i është futur të riut në makinë dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar të vijojë rrugën duke i thënë se do ta vriste. Rreth një orë më pas, i riu ka mundur të shpëtojë nga pengmarrësi, por edhe pse kanë kaluar disa ditë, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të kriminelit.
Pengmarrja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të ditës në njërën prej rrugëve më të rrahura të kryeqyteit siç është Rruga e Kavajës. Vetëm 300 metra më tej, në vijë ajrore ndodhet Komisariati nr.2 i Policisë së Tiranës.
Burime të abcnews.al bëjnë me dije se studenti 20-vjeçar ishte duke pritur një mikun e tij me makinë në krah të Rrugës së Kavajës, kur papritur në vendin e pasëm të pasagjerit i është futur me shpejtësi një person i panjohur. Duke mos i dhënë kohë të reagojë, personi i panjohur i ka vënë atij armën nën brinjë duke i kërkuar të lëvizte nga ai vend. I trembur dhe nën kërcënimin e armës, 20-vjeçari ka lëvizur makinën duke iu bindur pengmarrësit.
Me tytën e pistoletës përballë, i riu në vendin e shoferit dhe pengmarrësi në vendin e pasëm të pasagjerit kanë bërë disa kilometra me makinë në rrugët plotë trafik dhe policë në kryeqytet, por askush nuk ka mundur të kuptojë asgjë. Mësohet se gjatë gjithë kohës, 20-vjeçari është kërcënuar nga pengmarrësi se do ta vriste atë si edhe policin e parë që u dilte para nëse ai bënte ndonjë ?çmenduri?.
Sipas abc, makina e marrë peng rezulton të jetë futur nga Rruga e Kavajës për në Unazën e Tiranës, Rruga Muhamet Gjollesha në drejtim të Zogut të Zi. Më pas ata kanë kaluar në drejtim të Laprakës për të shkuar në zonën e Kamzës.
Shpëtimi
Gjatë kohës që ndodhej në makinë, pengmarrësi i ka kërkuar të riut që të hiqte të gjitha kodet nga celulari i tij si edhe t?i dorëzonte portofolin, orën dhe të gjitha sendet e tjera me vlerë. Pasi i ka marrë këto, ai e ka drejtuar të riun për në Kamzë ku pasi është futur në disa rrugica aty pranë, i ka thënë të hapë xhamin me qëllim që ta nxirrte direkt nga makina.
Për një moment, pengmarrësi ka dalë nga makinë për të shkuar nga vendi i pasëm i pasagjerit për në vendin e shoferit, por pikërisht aty i riu i ka dhënë gaz makinës duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Denoncimi
Pasi përjetoi këtë situatë të frikshme, burime bëjnë me dije se i riu dhe të afërmit e tij i janë drejtuar Komisariatit nr.3 në Tiranë për të bërë denoncimin. Pas marrjes së dëshmisë së tij, policia ka filluar të verifikojë kamerat e sigurisë për të gjetur ndonjë detaj që mund të çonte në zbulimin e pengmarrësit, por edhe pse kanë kaluar pesë ditë, deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Ky është një nga ato raste të konfirmon se niveli i kriminalitetit është tepër i lartë në Shqipëri, ku askush nuk mund të ecë lirshëm në rrugë pasi në çdo moment dikush mund të vijë dhe të të marrë peng apo të të grabisë në mes të qytetit pa ia bërë syri ?tërr? nga policia.
Një grua është gjetur e pajetë në afërsi të bregut të detit ...
Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e djeshme në studion ...
Policia ka dale më një njoftim zyrtar në lidhjen me ngjarjen...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e mbrëmsh...
Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se një përmbarues privat ë...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Fi...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja rreth ngja...
Psikologia Denata Toçe ka folur për ngjarjen që tronditi opi...
Vrasja e 30 vjeçares Merushe Hazizi, nga vjehrri i saj Xheva...
Dy persona janë dërguar në Spitalin e Sarandës pasi kanë rën...
24 vjeçarja shqiptare Diana Galicaj ka hubmur jetën pas një ...
Në Mat është gjetur një minë anti-tank. Sipas asaj që raport...
Sot Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për 15 të arrestuari...
Një 30 vjeçare, banuese në Elbasan është shpallur në kërkim ...
Policia ka arrestuar një 62 vjeçar, pasi dyshohet se ka ngac...
Nisur nga analiza e aksidenteve rrugore, në lidhje me shkaqe...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka sot u transferua në par...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 157 vite burg për 8 autorët ...
Një sherr masiv ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku janë konf...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...