Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dorëhiqet nga shqyrtimi i çështjes së Veliajt/ Ja kush caktohet relator
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda ka dhënë dorëheqj...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda ka dhënë dorëheqj...
Nga Erion Dasho
Me përfundimin e punimeve të kongresit të lavdishëm të 9 prillit, populli shqiptar, i lidhur si mishi me kockën me partinë bën disa vërejtje për udhëheqjen.
?I mungoi kongresit solemniteti. Shoku Enver e mbante njëherë në pesë vjet dhe këtë traditë e vazhdon vetëm shoku Qi në Kinë. Popullit shqiptar (që për nga mënyra si voton po bëhet gjithmonë e më i ngjashëm me popullin kinez) i mjafton ta shohë udhëheqjen në kongres një herë në pesë vjet. Midis dy kongreseve e gjen mëngjes, drekë, darkë në Facebook.
?I munguan kongresit fjalimet dhe raportet e dikurshme. Fjalimi i shokut Edver as që i afrohet raporteve 5-6 orësh të udhëheqësit legjendar. Të vendosen para përgjegjësisë shokët e grupit të punës së raportit. Mirë është të nxirret edhe ndonjë armik apo, të paktën, sabotator.
?I munguan kongresit direktivat. Megjithëse i ndoqën punimet e kongresit me gojë hapur, shokët myzeqarë nuk arritën të kuptonin se kur duhet të nisë sezoni i prashitjes pranverore dhe as ai korrje-shirjeve. As edhe shokët e Bankersit nuk morrën vesh ku janë vendburimet e reja të naftës dhe gazit. Këtu me siguri ka dorë armiku.
?I munguan kongresit pllanet. Për shkak të mungesës së një pllani, u dëmtua rëndë procesi jetik i kanabisizimit të vendit. Shokë të sektorit të propagandës si Koço bënë gabime të pafalshme ideologjike, kurse shokë të qeverisë si Sajmiri u përpoqën ta shfrytëzonin për të favorizuar miqtë dhe të afërmit. Me dënimin shembullor të këtyre armiqve të brendshëm dhe me përfundimin e diallogut me masat merr fund edhe ç’organizimi. Pesëvjeçari i ardhshëm shpallet si “Pesëvjeçari i Kanabisizimit të Plotë të Vendit”.
?I munguan kongresit traktoristi pararojë dhe mjelësja e dalluar. Në presidium kishte vetëm përfaqësues të borgjezisë së re. Duke filluar nga kongresi i ardhshëm, të rritet pjesëmarrja e kllasës punëtore në kongres dhe në organet drejtuese. Kjo përmirëson edhe frymën e kongresit; sa më pak shkollë dhe influenca mikroborgjeze të kenë delegatët, aq më të aftë janë për të duartrokitur. Nëse pas pesë vjetësh nuk ka më traktoristë dhe mjelëse, të sigurohen përfaqësues nga profesione të ngjashme.
?I mungoi kongresit pjesëmarrja e përfaqësuesve të lëvizjes marksiste-leniniste ndërkombëtare. Të identifikohen dhe kontaktohen urgjent stërnipët e shokut Zhoao, nipët e shokut Norodom dhe djemtë e shokut Kabila. Të nisë financimi i partive simotra, t’u dërgohen atyre kopje të veprave të shokut Edver dhe të ftohen në kongresin e radhës.
?I mungoi kongresit shoqja Linda. Udhëheqësi duhet ta ndajë mendjen, o si shoku Enver që e sillte shoqen Nexhmije në çdo kongres e plenium, o si shoku Qi që e nxjerr shoqen Peng vetëm për vizita ndërkombëtare. T’i rekomandohet shokut Edver ta propozojë shoqen Linda për antare pleniumi dhe të rihapë për të institutin e studimeve marksiste-leniniste. Shokun Fatos për zëvendës aty e ka.
Mbi të gjitha, partia nuk po zhvillon siç duhet luftën e kllasave brenda radhëve të saj. Në radhët e delegatëve u rishfaqën elementë anti-parti dhe anti-Edver. Për raste të tilla, të shikohet mundësia e rihapjes së Spaçit dhe e ringjalljes së shokut Arianit.
Për të gjithë këto gabime, byroja duhet të bëjë autokritikë para shokut Edver dhe të ngrejë një grup pune për t’i korrigjuar mangësitë para mbledhjes së pleniumit të radhës.
Lavdi marksizëm-leninizmit!
Rroftë shoku Edver!
Rroftë partia!
Mbi të gjitha:
Rroftë populli!!! Është ai, pa janë këta…/CNA.al
Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë në vend në orët e para e par...
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike rikthehen në vendin tonë...
Rezultatet e pyetësorit të “Këshillimit Kombëtar” që prezant...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi feston sot 48-vjetorin e...
Damian Gjiknuri është votëbesuar për të vijuar detyrën e tij...
Anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste votëbesuan këtë t...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vitin tjetër do të pye...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi në një konferencë për medi...
Presidenti Ilir Meta njoftoi pak më herët se do të nisë një ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur deklaratave të...
Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për mediat, ka parala...
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku...
Çim Peka tha se kryeministri Edi Rama e ka trajtuar sot Kong...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka dalë me një reagim në ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, feston sot 48-vjetorin...
Partia Socialiste ka vendosur të ndërpresë mandatin 4-vjeçar...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS-...
Pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti, kompanisë në kon...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duke iu referuar situat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...