Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara konfiskoi të hënën në Spanjë një jaht madhështor në pronësi të një oligarku me lidhje të ngushta me presidentin rus. Kjo është lëvizja e parë e ndërmarrë në kuadrin e sanksioneve të qeverisë amerikane për të konfiskuar mjetet e mëdha detare dhe prona të tjera të kushtueshme që u përkasin elitave ruse.
Garda Civile e Spanjës dhe agjentë federalë amerikanë hipën në bordin e jahtit të rimorkuar në Marina Real, në portin Palma de Majorka, që shërben si qendra e Ishujve Balearikë të Spanjës në Detin Mesdhe. Gazetarët e agjensisë së lajmeve Associated Press panë nga afër në vendndodhje policinë që hynte dhe dilte nga jahti gjatë mëngjesit të së hënës.
Operacioni i përbashkët për konfiskimin e jahtit, me pjesëmarrje të Gardës Civile të Spanjës, FBI-së dhe hetuesve të Departamentit amerikan të Sigurisë, u zhvillua me kërkesën e autoriteteve amerikane, u shpreh Garda Civile e Spanjës.
Një burim në Gardën Civile i tha agjensisë së lajmeve Associated Press se jahti i ndaluar quhet Tango, është 78 metra i gjatë, mbart flamurin e Ishujve Cook, dhe vlerësohet në rreth 120 milionë dollarë, sipas Superyachtfan.com, një faqe në internet e specializuar për varkat më luksoze të botës. Personi që bisedoi me gazetarët kërkoi të ruhet anonimeti i tij, për shkak se nuk ishte i autorizuar për t’u cituar në artikuj të shtypit.
Jahti është ndër asetet e lidhura me Viktor Vekselbergun, një miliarder dhe aleat i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin. Ai drejton Grupin Renova me seli në Moskë, një konglomerat i metalurgjisë, minierave, teknologjisë dhe aktivitete të tjera, sipas dokumentave të Departamentit amerikan të Thesarit. Të gjitha asetet e zotit Vekselberg në Shtetet e Bashkuara janë tashmë të ngrira dhe kompanive amerikane u ndalohet të bëjnë biznes me të apo me entitetet e tij.
Megjithëse ndaj zotit Vekselberg nuk janë vendosur sanksione nga Bashkimi Evropian, ai është nën hetim në Shtetet e Bashkuara për shmangie të mundshme të taksave, pastrim parash dhe falsifikim dokumentash me qëllim fshehjen e pronësisë së jahtit Tango, u shpreh në një deklaratë Garda Civile e Spanjës.
Kjo është hera e parë që qeveria amerikane ka konfiskuar jahtin e një oligarku që kur Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland dhe Sekretarja e Thesarit Janet Yellen krijuan grupin e punës REPO, për elitat ruse, palët e treta dhe oligarkët, në kuadrin e zbatimit të sanksioneve të vendosura pasi Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit.
Zoti Vekselberg ka lidhje të hershme me Shtetet e Bashkuara. Ai ka patur për një periudhë kohore edhe kartën jeshile, dokumentin e qëndrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, si dhe shtëpi në Nju Jork dhe në Konektikat. Biznesmeni i lindur në Ukrainë krijoi pasurinë e tij nëpërmjet investimeve në industritë e aluminit dhe karburanteve gjatë epokën pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Zoti Vekselberg u mor në pyetje edhe gjatë hetimeve të prokurorit të posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe ka punuar nga afër me kushëririn e tij amerikan, Andrew Intrater, i cili drejton firmën e investimeve Columbus Nova, në Nju Jork.
Zotërinjtë Vekselberg dhe Intrater u vendosën në qendër të vëmendjes gjatë hetimeve të prokurorit Mueller pasi avokati i aktores të filmave pornografikë Stormy Daniels publikoi një dokument ku pretendohej se për të siguruar heshtjen e saj, 500 mijë dollarë ishin transferuar nëpërmjet firmës Columbus Nova tek një kompani guackë e krijuar nga avokati personal i ish-Presidentit Donald Trump, Michael Cohen. Firma Columbus Nova mohoi që zoti Vekselberg të ketë patur ndonjë rol në pagesat për zotin Cohen.
Zoti Vekselberg dhe zoti Intrater u takuan me zotin Cohen në Kullën Trump, një ndërsa disa takime të zhvilluara mes anëtarëve të rrethit të brendshëm të ish-Presidentit Trump dhe përfaqësuesve të elitave ruse gjatë fushatës së vitit 2016 dhe tranizicionit të kalimit të pushtetit.
Manjati 64 vjeçar themeloi Grupin Renova mbi tre dekada më parë. Mes shumë investimeve të tjera, ky grup ka shumicën e aksioneve edhe në United Co. Rusal, kompania më e madhe ruse e prodhimit të aluminit.
Shtetet e Bashkuara i vendosën fillimisht sanksione zotit Vekselberg në vitin 2018, dhe sërish në mars të këtij viti, pak pasi kishte filluar sulmi në Ukrainë. Ndaj zotit Vekselberg janë vendosur aksione edhe nga autoritetet britanike.
Jahti lundron me flamurin e Ishujve Cook dhe është në pronësi të një kompanie të regjistruar në Ishujt britanikë Virgin dhe të administruar nga shoqëri të ndryshme në Panama, tha Garda Civile e Spanjës, “bazuar në një rrjet të komplikuar financiar dhe shoqëror për të fshehur pronësinë e vërtetë të tij”.
Agjentët konfiskuan dokumenta dhe kompjutera brenda jahtit, të cilat do të analizohen për të konfirmuar identitetin e vërtetë të pronarit të tij.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka krijuar edhe një grup pune për zbatimin e ligjit, të njohur me emërtimin KleptoCapture, që gjithashtu synon të zbatojë në Shtetet e Bashkuara kufizimet financiare të vendosura ndaj Rusisë dhe miliarderëve të saj, në bashkëpunim me FBI-në, Departamentin e Thesarit dhe agjensi të tjera federale. Ky grup pune do të ketë në objektiv edhe institucionet financiare dhe entitetet që i kanë ndihmuar oligarkët të zhvendosin fondet me qëllim shmangien e sanksioneve.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se shumë vende aleate, ndër to Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe të tjerë, po kontribuojnë për mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit për rusët ndaj të cilëve janë vendosur sanksione. Në fjalimin e tij për Gjendjen e Vendit, Presidenti Joe Biden i paralajmëroi oligarkët se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të “gjejnë dhe konfiskojnë jahtet tuaja, apartamentet tuaja luksoze dhe avionët tuaj privatë”.
“Po vijmë për (t’jua hequr) përfitimet tuaja të padrejta”, tha ai.
Konfiskimi i së hënës nuk përfaqëson herën e parë që autoritetet spanjolle përfshihen në ndalimin e një jahti gjigand të oligarkëve rusë. Zyrtarët spanjollë thonë se kanë konfiskuar një mjet detar me vlerë mbi 140 milionë dollarë, në pronësi të drejtorit ekzekutiv të një konglomerati shtetëror në fushën e mbrojtjes, i cili është aleat i ngushtë i Presidentit rus Putin.
Autoritetet franceze kanë konfiskuar gjithashtu super-jahte, ndër të cilët njëri mendohet se i përket Igor Sechinit, një aleat i zotit Putin që drejton gjigandin rus të karburanteve Rosneft, dhe i cili ka qenë në listën e sanksioneve amerikane që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.
Italia ka konfiskuar gjithashtu disa jahte dhe asete të tjera.
Policia financiare italiane veproi me shpejtësi duke konfiskuar jahtin “Lena”, në pronësi të Gennady Timchenkos, një oligark i afërt me zotin Putin, në portin San Remo; jahtin “Lady M” në pronësi të Alexei Mordashov në afërsi të Imperias, të përbërë nga gjashtë suita dhe me një vlerë prej 65 milionë dollarësh; si dhe vilat në Toskanë dhe Komo, sipas njoftimeve të zyrtarëve italianë./voa
Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje që homologu i ...
Administrata e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes ukrain...
Kryebashkiaku i një nga qyteteve të cilat u sulmuan më ashpë...
Presidenti amerikan Joe Biden e quajti presidentin rus Vladi...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka bë...
Mediat e huaja kanë publikuar mëngjesin e sotëm informacione...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me z...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy vizitoi sot qyteti...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Gre...
Një prej organizatave kryesore që veprojnë në fushën e të dr...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Rusi...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Rusi...
“Akuzat për sulme kundër civilëve gjatë pushtimit rus të Ukr...
Zëdhënësi i Presidentit Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se aut...
Nëntëdhjetë e nëntë vjeç e 8 muaj, Anna Bahatelya i ka mbije...
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë të paktën 158 fëmijë kanë...
Në qytetin jugor të Odesës është raportuar për shpërthime. K...
Inteligjenca ushtarake britanike tha se ka parë një përqendr...
Në Serbi zhvillohen sot zgjedhjet presidenciale dhe parlamen...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...