web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërthen eksplozivi në banesën e 66 vjeçarit/ Policia jep detajet

24 Mars 2022, 14:01, Kronika CNA

Në banesën e shtetasit A.P, 66 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia njofton se po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njofton policia./ CNA.al





Lajmet e fundit nga