LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Porti i Durrësit/ Balluku: Kontrata nuk është firmosur akoma, jemi në fazë negocimi

23 Mars 2022, 21:03, Politikë CNA

?Kontrata për portin turistik të Durrësit nuk është firmosuar akoma?. Kjo është deklarata e bërë nga ministrja Belinda Balluku në emisionin ?Now me Erla Mëhillin?,  ku sqaroi se gjithçka është në fazë negocimi.

?Kontrata për portin e Durrësit nuk është firmosuar akoma, jemi në fazë nogocimi. Është ngritur komiteti negociator me të gjithë ekspertët, janë ndjekur të gjitha hapat?, u shpreh ministrja.

?Është mbyllur një fazë e parë e negocitimit. Prej disa muaj në portin ekzitues të Durrësit ka nisur faza përgatitore për të nisur projektin. Ka të bëjë me lirimin e hapësirave dhe kushteve për të nisur projektin?, shtoi znj. Balluku.

Sa i përket pyetjes pse nuk është bërë me tender ky proces, ajo tha se është një investim i bazuar në instrumetin e bashkëpunimit midis 2 qeverive.

?Ky është një investim i bazuar mbi instrumentin qeveri me qeveri. Kemi firmosur në vitin 2019 një marrëveshje ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara për disa hapa konkrete ekonomike ku përfshihet fusha e infrastrukturës, turizmit e të tjera?, përfundoi ajo.

Lajmet e fundit nga