web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Duel spektakolar në Shkodër! Tirana fiton me përmbysje ndaj Vllaznisë dhe vendos njërën dorë tek titulli

12 Mars 2022, 17:45, Sport CNA

Tirana ka bërë një hap shumë të sigurt drejt titullit kampion me fitoren 2-1 ndaj Vllaznisë me përmbysje në Shkodër.

VLLAZNIA-TIRANA 1-2
7? Aralica / 42? Ismajlgeci, 70? Hot

MINUTË PAS MINUTE

90?+5? Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Tiranës ndaj Vllaznisë në Shkodër.

90?+5? Hakaj nga e majta pason për Aralica, gjuajtja e tij përfundon jashtë.

90?+4? Largohet Limaj dhe në fushë hyn Kuka.

90?+1? Largohet Xhixha dhe vendin e tij në fushë e merr Zhivanaj.

90? Jepen 5 minuta shtesë.

90? Latifi del nga fusha e lojës duke i bërë vend Smajlit.

87? Devid shfaqet para Zogoviç dhe pasi e kalon, tenton portën duke gjetur rrjetën e jashtme nga e majta. Më pas, sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

86? Pas goditjes nga këndi, topi shkon drejt Gjurgjeviç, por devijimi i Përgjonit bën që bardheblutë të fitojnë fundore.

85? Harkim i Krujës nga e djathta, Hoxhaj me kokë detyron Bekajn të devijojë sferën mbi traversë.

80? Gjuajtje e fortë e Hoxhajt nga jashtë zonës, Bekaj grushton e më pas Latifi nuk e kthen dot sferën në rrjetë.

78? Aralica ndëshkohet me karton të verdhë pasi e tepron duke shtyrë Ismajlgecin i cili po zëvendësohej me Përgjonin.

78? Gjurgjeviç shfaqet para portës dhe gjuan, por Bekaj pret në pozicion.

76? tension në fushë dhe në pankinën e kuqebluve pasi Jorgji i fal një karton të verdhë Behiratçe i cili ndali Gjurgjeviç në mënyrë të parregullt. Protestat sjellin kartonin e verdhë për Brdariç.

73? Heriç he Hoxhaj marrin vendin në fushë të Mustedanagiç dhe Dianje.

70? GOOOL Tirana. Aksion spektakolar i Tiranës me shumë pasime, Seferi nga e djathta çon sferën në qendër te Xhixha i cili e kalon te Hoti. Ky i fundit nuk gabon dhe kalon në avantazh skuadrën e tij.

 

66? Gjurgjeviç hyn në fushën e lojës në vend të Çobës.

62? Goditje dënimi për Vllazninë, Mustedanagiç lëshon një predhë drejt portës por Bekaj fluturon dhe largon rrezikun.

60? Top në thellësi për Xhixhën i cili shfaqet para Zogoviç, por dërgon sferën jashtë. Gjithsesi, aksioni vlerësohet i pavlefshëm pasi ka sinjalizim për pozicion jashtë loje.

59? Goditje dënimi që ekzekutohet nga Hoxhallari me të majtën e tij. Topi kalon murin, por nuk gjen kuadratin e Zogoviç.

58? Dianje ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj Tolit pranë zonës kuqeblu. Protesta të bardhebluve që kërkojnë të verdhin e dytë për mbrojtësin, por Jorgji nuk e ndëshkon.

51? Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen e tij ndaj Dianje.

49? Harkim nga e djathta e sulmit bardheblu, topi ulet për Seferin i cili gjuan menjëherë, por kalon sferën mbi traversë.

48? Minutat e parë flasin për bardhbelutë që mbyllin ekipin vendas në portën e tyre. Në fund Ismajlgeci provon nga jashtë zonës, por topi i devijuar përfundon lehtësisht në duart e Zogoviç.

46? Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Tirana, pasi në fushë futet Devid në vend të Gjumsit.

45?+2? Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.

45?+2? Mundësi e artë e Tiranës për të shënuar përsëri me kundërsulmin e Seferit i cili pason për Tolin, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Kruja.

45? Jepen 2 minuta shtesë.

42? GOOOL Tirana. Barazohen shifrat pas një goditje këndi të ekzekutuar me skemë, ku Seferi gjen Ismajlgecin, i cili dërgon topin në rrjetë duke gjetur të papërgatitur mbrojtjen kuqeblu.

41? Gafë e Adilit i cili i dhuron topin para zonës bardhebluve. Seferi gjuan në hyrje të zonës, por ndërhyrja e Krymit bën që sfera të  përfundojë lart mbi traversë në këndore për Tiranën.

35? Latifi gabon penalltinë, gjuajtja e tij ndalet nga shtylla.

34? Top nga e djathta në zonën e Tiranës, topi devijohet me dorë nga Gjumsi, Jorgji lë aksionin të vazhdojë dhe më pas sinjalizon për VAR. Ai shkon vetë të shohë pamjet në ekran. Dhe në fund akordon penallti për kuqeblutë.

31? Drithërima në portën e kuqebluve. Një gjuajtje e fortë e Hotit ndalet nga traversa dhe më pas mbrojtja largon rrezikun.

27? Aralica mundohet të nisë një kundërsulm të shpejtë pasi fiton topin në mesfushë, Toli e ndal në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

25? Mustedanagiç dhe Latifi kombinojnë në qendër para zonës dhe pastaj vjen pasimi në krahun e majtë për Hakajn. Ky i fundit tenton portën me një diagonale, por gjuajtja e tij ndalet nga prapavija bardheblu.

20? Gjumsi kthehet deri në prapavijë dhe ndalon një aksion të rrezikshëm të Latifit në krahun e majtë, me sulmuesin i cili po futej në zonë.

17? Dianje ndërhyn ndaj Hotit dhe ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë.

12? Minuta ankthi në Shkodër. Aralica shfaqet përsëri para portës dhe dërgon sferën në rrjetë pas dy tentativash, Anësori nuk sinjalizon pozicion jashtë loje, pavarësisht protestave bardheblu. Jorgji pret vendimin e VAR dhe më pas anulon golin.

10? Xhixha përfiton nga një harkim nga e djathta dhe gjuan me kokë, por topi prek pjesën e sipërme të traversës dhe përfundon jashtë.

7? GOOOL Vllaznia. Shënon Aralica pasi i shmanget mbulimit të mbrojtjes. Ai driblon Bekajn dhe nis topin drejt portës ku devijohet nga një mbrojtës, por jo para se të kalonte vijën fatale.

4? Start i vrullshëm i dy skuadrave që janë agresive duke kërkuar me ngulm një gol të shpejtë.

1? Nis takimi në ?Loro Boriçi?.





Lajmet e fundit nga