web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Odise Roshi dhe Bekim Balaj ndëshkohen me karton të kuq

6 Mars 2022, 12:23, Sport CNA

Paraqitja e Bekim Balaj dhe Odise Roshit në ndeshjen që ekipi i tyre, Boluspor luajti me Bursasporin ishte me ulje ngritje. Të dy ishin titullarë, por ndeshja nuk shkoi siç e mendonin ata.

Në pjesën e parë Balaj ishte protagonist ku dha asistin për golin e avantazhit dhe Roshi gjithashtu po zhvillonte një ndeshje të mirë. Megjithatë gjithçka u kthye përmbys në pjesën e dytë.

Bekim Balaj mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54 dhe si rrjedhojë u ndëshkua me të kuqin dhe doli nga loja. Por problemet për Bolusporin nuk mbaruan këtu.

Odise Roshi mori një karton të verdhë në minutën e 66 për një faull ndaj kundërshtarit, por futbollisti shqiptar iu kthye me tone të ashpra arbitrit, i cili nuk nguroi t?i jepte kartonin e kuq.





Lajmet e fundit nga