Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Stacioni më i madh i gazit në Evropën Perëndimore ndodhet në Saksoninë e Poshtme, 2000 metra nën tokë. Është sa 910 fusha futbolli dhe mund të depozitojë gaz sa për te mbajtur për një vit të tërë dy milionë shtëpi. Por niveli i gazit në të nuk zë as tre përqind të vëllimit. Këtë nivel kanë të gjitha depozitat e gazit të kompanisë Astoria, së cilës i përket edhe depozita në fjalë.
Astoria është një kompani bijë e korporatës energjetike ruse Gazprom dhe ka në dorë më shumë se një të tretën e depozitave të gazit në Gjermani. Sipas ministrit gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck, depot lihen të zbrazëta në mënyrë sistematike për dy arsye: Për ta mbajtur çmimin e gazit në nivel të lartë dhe për të ushtruar presion: Gazi si armë politike.
Ligji i ri për rezervat e gazit
Rreth 55 për qind e importeve gjermane të gazit vijnë nga Rusia, veç kësaj edhe 50 për qind e qymyrit të fortë dhe më shumë se 30 për qind e naftës. Ndërsa për naftën është caktuar me ligj një rezervë strategjike prej 90 ditësh, për gazin dhe qymyrin nuk ka një gjë të tillë. Janë kompanitë vetë ato që vendosin se sa rezerva u nevojiten.
Një gabim, siç e dimë tani dhe e ka pranuar edhe ministri aktual, Robert Habeck. Ministria Federale e Ekonomisë dëshiron ta ndryshojë këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Së pari me gazin. Qeveria ka miratuar një ligj të ri që rregullon nivelet minimale të mbushjes së depozitave të gazit: 80 për qind në 1 tetor të çdo viti dhe 90 për qind në 1 dhjetor. Më 1 shkurt sasia minimale duhet të jetë së paku 40 për qind.
Kërkohen zgjidhje imediate
Ligji pritet të hyjë në fuqi në maj, në mënyrë që “sezoni veror të përdoret për mbushjen e depozitave?, thuhet në njoftimin e Ministrisë gjermane të Ekonomisë. Por çfarë ndodh nëse Moska urdhëron që furnizimet me energji të kufizohen apo edhe të bllokohen? Kjo mund të çojë në mungesa të rënda deri në vjeshtë, e madje edhe në dimrin e ardhshëm.
Sipas qarqeve qeveritare, po punohet për zgjidhje. Në kohë krize, mund të imagjinohen shumë gjëra që në rrethana të zakonshme do të ishin të paimagjinueshme.
Njëra nga mundësitë: Lënia në punë e reaktorëve bërthamorë? Pas avarisë së reaktorit në Fukushima të Japonisë, Gjermania vendosi të mbyllë reaktorët e vet. Në fund të vitit 2022 do të mbyllen edhe tre centralet e fundit bërthamorë.
Edhe pse ministri Habeck ka thënë se nuk do të dalë kundër për shkaqe ideologjike – ai është i partisë së gjelbër – ky opsion konsiderohet si jo efiçient. Përgatitjet për mbylljen e reaktorëve janë aq të avancuara saqë vazhdimi i funksionimit nuk është i mundur për arsye sigurie. Sipas kompanive operuese, do të ishte teknikisht e vështirë të bliheshin aq shpejt shufrat djegëse që nevojiten për t’i mbajtur në punë. Një problem tjetër është mungesa e specialistëve.
Sipas ministrit të ekonomisë së landit, Renani Veriore – Vestfali, Andreas Pinkwart, derisa të kapërceheshin këto probleme do të duhej një vit e gjysmë. Kjo do të thotë se reaktorët do të mbylleshin në fund të vitit dhe do të viheshin në funksion jo para sezonit dimëror 2023/2024.
Energji prej qymyrit?
Reduktimi gradual i energjisë së qymyrit është gjithashtu një punë e përfunduar. Marrëveshja e koalicionit midis partive qeverisëse SPD, të Gjelbrit dhe FDP parashikon që “idealisht” deri në vitin 2030 të jenë mbyllur të gjitha minierat e qymyrit në Gjermani.
Vetëm në landin Renani Veriore-Vestafali ka 52 termocentrale me qymyr. Kryeministrat e landeve kanë kërkuar tani që qeveria të rishqyrtojë edhe mundësinë për zgjatjen e afatit të heqjes dorë nga prodhimi i qymyrit.
Gaz nga vendet arabe
Për të zëvendësuar furnizimet ruse me energji në një afat të shkurtër, Ministria e Çështjeve Ekonomike po shqyrton blerjen e më shumë gazi nga vendet e tjera. Në diskutim janë vendet arabe, tha ministri Habeck pas një takimi të ministrave të energjisë të BE-së në Bruksel. Katari ka rezervat e dyta më të mëdha të gazit natyror në botë pas Rusisë.
Gazi i lëngshëm nga SHBA
Veç kësaj, do të importohet edhe gazi i lëngshëm, i cili do të transportohet me anije nga SHBA-të. Për këtë Gjermania do të ndërtojë dy terminale në bregun e Detit të Veriut, në Brunsbüttel dhe Wilhelmshaven, të cilët më vonë mund të përdoren gjithashtu për hidrogjen: një terminal të lëvizshëm në ujë dhe një tjetër të përhershëm në tokë. Problemi: Vetëm procesi i miratimit të lejeve të ndërtimit do të duhet të zgjasë nga dy deri në pesë vjet.
Gazi i lëngshëm konsiderohet një gaz “i ndotur” sepse përftohet përmes frakimit ndotës. Është gjithashtu më i shtrenjtë se gazi natyror normal. Por në rrugën drejt neutralitetit klimatik, gazi deri më tani ka luajtur një rol vendimtar si një burim kalimtar energjie. Termocentralet moderne me gaz emetojnë më pak CO2 sesa termocentralet me qymyr.
Energjitë e rinovueshme
Ministri i Ekonomisë Habeck, i cili është aktualisht në SHBA, ka thënë se do të bisedojë aty jo vetëm për blerjen e gazit të lëngshëm-, por edhe për shanset që hap kriza aktuale për të zgjeruar në mënyrë masive investimet në energjinë e gjelbër.
“Çelësi kryesor për sovranitetin tonë energjetik është transformimi global drejt energjive të rinovueshme dhe më shumë efikasitet në energji,” tha Ministri i Ekonomisë Habeck përpara se të nisej për në Shtetet e Bashkuara.
Për qeverinë gjermane zgjerimi i kapaciteteve të energjive të ripërtërishme – diellore dhe me erë – është i padiskutueshëm. Që në korrik do të hyjë në fuqi një paketë ligjore për furnizimin e plotë me energji elektrike nga energjitë e rinovueshme deri në vitin 2035. Në ligj thuhet se ky transformim është “me interes përparësor publik dhe i shërben sigurisë publike”.
Kosto e lartë
Por këto investime i përkasin së ardhmes. Tani për tani akute është vetëm se si do ta përballojë Gjermania një embargo energjetike që mund të bëjë Putini si reagim ndaj përfshirjes së Gjermanisë në luftën e tij në Ukrainë. Kjo bëhet me blerje gazi. Dhe sigurisht që kjo do t’i rrisë edhe më shumë çmimet e energjisë.
Për të lehtësuar barrën e qytetarëve, qeveria gjermane ka thënë se do të anulojë tarifën me të cilën klientët e energjisë elektrike kanë ndihmuar deri tani për të financuar zgjerimin kapaciteteve me energji të rinovueshme. Por kjo do të hapë edhe një vrimë jo të vogël në arkën e shtetit të Gjermanisë: konkretisht, 3.7 cent për kilovat-orë, pra nga 1,1 miliardë euro më pak në muaj./DW
Ndërsa sot pritet të mbahen bisedimet mes delegacioneve të R...
Një depo nafte në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës u g...
Inteligjenca e Mbretësisë së Bashkuar njofton se pak përpari...
Franca të enjten, më 3 mars, shprehu frikën se faza më e keq...
“Shiko mama, diçka po fluturon atje”, i tha të ëmës gjashtëv...
Mes lajmeve për luftimet në Ukrainë, refugjatët në kufirin ...
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka njoftuar se...
Rusia dhe Ukraina do të diskutojnë për armëpushimin në rundi...
Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin ...
Mijëra shkencëtarë rusë dhe gazetarë të shkencës, kanë vënë ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, postoi një video-...
Sot shënohet dita e e tetë e luftës në Ukrainë. Përgjatë 24 ...
Forcat ruse kanë bërë shumë pak avancim në 24-36 orët e fund...
Zemërimi i Gjermanisë për pushtimin e Ukrainës është duke u ...
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim p...
Zyrtarët ukrainas kanë raportuar për një shpërthim të fuqish...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në fjalim drejtuar ve...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në favor të një ...
Detaje të reja janë zbuluar nga takimi mes delegacioneve të ...
Ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, ka krahasuar...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...