web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkrumbohet nga flakët makina në Vorë/ Dyshimet e para

26 Shkurt 2022, 18:55, Kronika CNA

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vorë.

Makina në pronësi të shtetasit me inicialet G.D mësohet se ka qënë e parkuar në momentin që është përfshirë nga flakët.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 26.02.2022, në lagjen “Sulhaxhi”, në Vorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit G. D.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.





Lajmet e fundit nga