web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘Orët e ferrit’/ Nga urdhri i Putin tek mbledhja e NATO-s, çfarë po ndodh në Ukrainë

24 Shkurt 2022, 15:59, Kosova & Bota CNA

Rusia ka nisur një sulm ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, fqinjit të saj jugor, me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.

Ka raportime për sulme në infrastrukturën ushtarake ukrainase në të gjithë vendin, dhe autokolona ruse që hyjnë nga të gjitha drejtimet sipas raportimeve nga korrenspondentët e BBC-së.

Në një fjalim televiziv në orën 05:55 me orën e Moskës , Putin njoftoi një “operacion ushtarak” në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Kjo zonë është shtëpia e shumë ukrainasve që flasin rusisht. Një pjesë e saj ka qenë e pushtuar dhe e drejtuar nga rebelët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.

Putin tha se Rusia po ndërhynte si një akt vetëmbrojtjeje. Rusia nuk donte të pushtonte Ukrainën, tha ai, por do të çmilitarizonte dhe do të bënte “de-nazistifikimin? e vendit në deklaratën tij në Twitter.

Ai u kërkoi ushtarëve ukrainas në zonën e luftimit që të linin armët dhe të shkonin në shtëpi, por tha se përleshjet ishin të pashmangshme dhe “vetëm çështje kohe”.

Dhe ai shtoi se çdo ndërhyrje nga fuqitë e jashtme për t’i rezistuar sulmit rus do të përballej me një përgjigje “të menjëhershme” duke kërcënuar drejtpërdrejtë SHBA-të dhe aleatët e saj perëndimor.

Sipas Putin, e gjitha ka ardhur si pasojë  e shkeljes së premtimeve për të mos zgjeruar NATO-n drejt Lindjes as për një centimetër duke iu referuar vendeve baltike të cilat tashmë janë pjesë e NATO-s.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar të ketë sulmuar qytetet ukrainase, duke thënë se kishte në shënjestër infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me “armë të precizionit të lartë”.

Tanke dhe trupa janë derdhur në Ukrainë në pika përgjatë kufijve të saj lindor, jugor dhe verior, thotë Ukraina.

Karvanet ushtarake ruse kanë kaluar nga Bjellorusia në rajonin verior të Ukrainës Chernihiv dhe nga Rusia në rajonin Sumy, i cili është gjithashtu në veri, tha shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës (DPSU).

Bjellorusia është një aleat i vjetër i Rusisë. Analistët e përshkruajnë vendin e vogël si “shtetin klient” të Rusisë.

Autokolona kanë hyrë gjithashtu në rajonet lindore të Luhanskut dhe Kharkiv, dhe janë zhvendosur në rajonin Kherson nga Krimea, një territor që Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014.

Ofensivës ruse i parapriu zjarr artilerie dhe pati lëndime në rojet kufitare, tha DPSU.

Ka pasur gjithashtu raporte për zbarkim të trupave nga deti në qytetet portuale të Detit të Zi, Mariupol dhe Odesa në jug. Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në qendër të qytetit të Odesës dhe një banor britanik i qytetit i tha BBC-së se shumë njerëz po largoheshin.

Presidenti i Lituanisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakoshme, teksa Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, duke vënë ushtrinë përgjatë kufijve në përgjigje të ?shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi?.

Gjendja e jashtëzakonshme, u shpall disa orë pasi Rusia shpërtheu bombat dhe hodhi raketa në Ukrainë.

Rreth 10 civilë besohet të jenë vrarë, duke përfshirë gjashtë në një sulm ajror në Brovary pranë kryeqytetit Kiev. Një burrë u vra gjithashtu në granatimet jashtë qytetit të madh lindor të Kharkiv.

Një këshilltar presidencial ukrainas tha se më shumë se 40 ushtarë kishin vdekur dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ukraina tha se kishte vrarë 50 trupa ruse dhe kishte rrëzuar gjashtë avionë rusë, por kjo nuk është verifikuar.

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar pesë avionë rusë dhe një helikopter dhe kanë shkaktuar viktima në trupat pushtuese.

“Ruhuni të qetë dhe besoni në mbrojtësit e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e forcave të Ukrainës.

Megjithatë, ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar që avioni i saj të jetë rrëzuar.

Ukraina ka shpallur gjendjen ushtarake që do të thotë se ushtria merr kontrollin përkohësisht dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.

Presidenti Zelensky u zhvendos për të miratuar ligjin ushtarak në vendin e tij.

“Putini filloi luftën kundër Ukrainës, kundër gjithë botës demokratike. Ai dëshiron të shkatërrojë vendin tim, vendin tonë, gjithçka që kemi ndërtuar, gjithçka për të cilën po jetojmë,” tha ai në një mesazh në Facebook.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba iu lut botës të vendosë sanksione shkatërruese, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga sistemi ndërkombëtar i transfertave bankare Swift.

?Ukraina i ka kërkuar Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse?,– tha ambasadori i Ukrainës në Ankara, pasi Rusia filloi sulmet ajrore dhe tokësore ndaj fqinjit të saj.

Në Kiev ka bllokime të mëdha në rrugët e shpejta ndërsa njerëzit largohen nga qyteti sipas Reuters.

Dëshmitë e mediave sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume. Pamjet televizive kanë treguar njerëzit duke u lutur në rrugë.

Shumë njerëz në Kiev kanë kërkuar strehim në stacionet e metrosë nëntokësore. Radhë të gjata ka edhe në pikat e karburanteve dhe makinat e parave.

Më tej në lindje në Kramatorsk, në rajonin lindor të Donetskut, korrespondentja e BBC-së për Europën Lindore, Sarah Rainsford tha se njerëzit nuk e prisnin një sulm të tillë të plotë.

“Njerëzit dolën në rrugë mbrëmë në këtë qytet, ata valëvitnin flamurin ukrainas. Ata thanë se kjo ishte toka e tyre. Ata nuk po shkonin askund,” tha ajo.

“Kjo është ajo që njerëzit kanë pritur, ata kanë pritur, por askush këtu nuk mund ta besojë se po ndodh në të vërtetë.”

Sulmet e Rusisë mbi Ukrainën kanë shkaktuar tronditje në tregjet globale të cilat pasqyrohen tek çmimet e gazit dhe të naftës.

Nafta kaloi shifrën e 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014 të enjten pasi Rusia vendosi  trupat në Ukrainë, duke shkaktuar shqetësime se një luftë në Europë mund të ndikojë negativisht furnizimet globale të energjisë.

Standardi ndërkombëtar i naftës Brent u rrit në 105 dollarë të enjten, niveli më i lartë që nga viti 2014. Çmimet e gazit janë rritur gjithashtu nga tensionet e shtuara në Europën Lindore.

Rritja mund të përshpejtohet, thonë analistët, duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të prodhuesve të mëdhenj për të shtuar furnizimet në përgjigje të ndërprerjeve të mëtejshme të mundshme. Rusia është prodhuesi i tretë më i madh në botë i naftës së papërpunuar dhe furnizuesi më i rëndësishëm i gazit natyror në Europë.

Kina nuk ndjek mentalitetin e Luftës së Ftohtë

?Kina u bëri thirrje palëve të respektojnë shqetësimet legjitime të sigurisë së njëra-tjetrës dhe kundërshtojnë veprimet që nxisin luftën?- tha Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying në një konferencë të rregullt shtypi, duke përsëritur qëndrimin e Kinës sipas medias kineze CGTN.

?Kina nuk është as e interesuar të ndjekë mentalitetin e Luftës së Ftohtë për të kategorizuar një vend si mik apo armik, as të krijojë të ashtuquajturat aleanca dhe klika të vogla? shtoi ajo.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se Putin kishte “zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore”.

Ai tha se do t’u drejtohej amerikanëve të enjten për pasojat që do të përballet Rusia sipas CNN.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi sulmin. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha Scholz duke anulluar dhe gazsjellësin Nordstream 2 me Rusinë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson tha se “sipërmarrja e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin duhet të përfundojë në dështim”.

Duke iu drejtuar rusëve, ai tha: “Nuk mund të besoj se kjo po bëhet në emrin tuaj, ose që ju me të vërtetë dëshironi statusin e parisë që do t’i sjellë regjimit të Putinit”. Ai u tha ukrainasve se Britania e Madhe ishte “në anën tuaj”.

Presidenti Emmanuel Macron tha se ngjarjet e natës së kaluar shënojnë një pikë kthese në historinë e Europës.

?Franca do t’i përgjigjemi këtij akti lufte pa dobësi, me gjakftohtësi, vendosmëri dhe unitet? – tha presidenti Emmanuel Macron, duke shtuar se Rusia mund të presë sanksione të ashpra që do të godasin ushtrinë e saj, ekonominë e saj dhe sektorin e saj energjetik.

Presidenti RexhepTaip Erdogan tha se Turqia e sheh si një hap kundër ligjit ndërkombëtar pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe një goditje të rëndë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e rajonit.

?Ne e refuzojmë veprimin ushtarak që Rusia nisi në tokat ukrainase më herët sot të papranueshme. Turqia mbështet luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e tokës? ?tha Erdogan.

Kryeministri Fumio Kishida tha se Japonia dënon fuqishëm veprimet e njëanshme të Rusisë, pas raportimeve se forcat ruse kishin gjuajtur raketa në disa qytete të Ukrainës.

Kishida tha se ai ka udhëzuar autoritetet përkatëse japoneze të bëjnë gjithçka që është e mundur për të garantuar sigurinë e shtetasve japonezë në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen  e dënoi sulmin rus “ashpërsisht”.

“Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër”, shkroi von der Leyen në tëitter.

Europa po përballej me orët e saj më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Megjithatë, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se Putin ka përfituar nga “dobësia” amerikane.

Ai telefonoi Fox News për të thënë se nuk besonte se Putini “dëshironte ta bënte këtë fillimisht”.

“Unë mendoj se ai donte të bënte diçka dhe të negocionte, dhe u bë gjithnjë e më keq, dhe më pas ai pa dobësinë,” tha Trump.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi “sulmin e pamatur” të Rusisë duke thënë se ai “vë në rrezik jetë të panumërta civilësh”. Bëhet e ditur se sot ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior.

Një këshilltar i Zyrës së Presidentit ukrainas ka deklaruar se Rusia ka refuzuar çdo lloj bisede deri tani sipas DW

?Për keqardhjen tonë të madhe, antonio guterres ka pranuar presionin e Perëndimit dhe ai bëri një sërë deklaratash për zhvillimet në Ukrainën lindore, të cilat janë në kundërshtim me statusin dhe fuqitë e tij sipas Kartës së OKB-së.?-tha Ministri i Jashtëm i Sergey Lavrov./CNA.al





Lajmet e fundit nga