Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famëkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Gjermania bën të ditura të enjten sanksione të rënda kundër Rusisë. “Putini me luftën e tij ka bërë një gabim të rëndë”, tha kancelari Scholz.
Natën e së enjtes presidenti rus, Vladimir Putin reagoi pas kërkesës së drejtuesit të separatistëve, besnikë të Moskës. Në një fjalim Putini deklaroi, se Rusia nuk mund të tolerojë kërcënimet nga Ukraina, sipas agjencisë, Interfax. Ai miratoi një operacion ushtarak në Donbas dhe kërkoi nga forcat ukrainase të dorëzojnë armët.Putin shtoi, se Rusia nuk ka për qëllim të pushtojë Ukrainën. Ai theksoi, se përgjegjësia për gjakderdhjen varet nga “regjimi” në Kiev. Ai paralajmëroi Perëndimin, se çdo përpjekje për përzierje do të ketë pasoja “që nuk janë parë”.
Sipas korrespondentit të Deutsche Welles në Kiev dëgjohen shpërthime në pjesën lindore të kryeqytetit si edhe në rajonet Vasilkov, Brovary e Boryspil. Shpëthime janë dëgjuar edhe në qytete të tjera. Edhe nga Odesa në Detin e Zi njoftohen shpërthime. Në Mariupol dhe Odesa kanë mbërritur trupat ruse, thuhet. Ministria e Brendshme ukrainase bëri të ditur, se qendrat e komandos së ushtrisë në Kiev dhe Karkiv janë sulmuar me raketa. Ministri i Jashtëm ukrainas bëri fjalë për “luftë të gjithanshme” kundër vendit të tij.
Ukraina ka ndërprerë ndërkohë lidhjet diplomatike me Rusinë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shpalli gjendjen e luftës. Sipas të dhënave të mbrojtjes kufitare ukrainase, trupat tokësore ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Ushtria ka kaluar ndër të tjera me tanke e makineri nga Gadishulli i aneksuar i Krimesë. Sipas të dhënave të saj trupat tokësore ruse kanë hyrë edhe në rajonet lindore, Luhansk e Karkiv, në Sumy në verilindje e në Çernihiv në kufi me Bjellorusinë.
Sipas të dhënave të trupave ukrainase kufiri shtetëror ukrainas është sulmuar nga Bjellorusia dhe Rusia. Ukrainia njofton për 40 ushtarë të vrarë në orët e para të sulmit, shkruan “Der Spiegel”. (e akt.24.02. 12:00)
Kancelari gjerman, Olaf Scholz e ka dënuar ashpër sulmin e Rusisë kundër Ukrainës. “Sulmi rus në Ukrainë është shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare. Ai nuk justifikohet me asgjë. Gjermania e dënon këtë akt brutal të presidentit Putin në formën më të ashpër”, tha Scholz. Solidariteti i Gjermanisë i drejtohet Ukrainës dhe njerëzve që jetojnë atje. “Rusia duhet të ndalë menjëherë këtë aksion ushtarak”, kërkoi Scholz. Qeveria gjermane do të koordinojë veprimet e saj ngushtë me G7, NATO-n dhe BE. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha kancelari gjerman.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e dënoi po ashtu sulmin në Ukrainë dhe bëri të ditura sanksione kundër Rusisë. “Ne do të vendosim paketë të plotë me sanksionet më të gjera kundër Rusisë”, tha Baerbock pas një takimi të shtabit të krizës së qeverisë gjermane. “Me sulmin kundër Ukrainës, Rusia shkel rregullat elementare të rendit ndërkombëtar”. Bashkësia ndërkombëtare nuk do t’ia harrojë Rusisë këtë ditë të turpit”, shkroi Baerbock. Ministria e Jashtme gjermane kërkoi që qytetarët gjermanë të largohen menjëherë nga vendi.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar një fund të menjëhershëm të sulmeve ruse kundër Ukrainës. “Franca e dënon me vendosmëri vendimin e Rusisë të nisë luftë kundër Ukrainës”, shkroi Macron në teitter. Ai i bëri thirrje Moskës të “ndalë menjëherë oepracionet ushtarake”. “Franca është solidare me Ukrainën. Ajo qëndron në krah të ukrainasve dhe punon me partnerët dhe aleatët për t’i dhënë fund luftës.” Edhe presidenti amerikan, Joe Biden dënoi sulmin “e pajustifikuar”. Biden kërcënoi Moskën me pasoja të rënda. “Presidenti Putin ka vendosur për një luftë me qëllim, që do të çojë në një humbje katastrofale të jetëve të njerëzve dhe vuajtje.”
BE, sipas të dhënave të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kreut të Këshillit të BE, Charles Michel, do të vendosë menjëherë për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Michel dhe von der Leyen bënë të ditur, se ato do të kenë “pasoja masive të rënda” për vendin. Një samit krize është parashikuar për të enjten në mbrëmje. Von der Leyen premtoi ndihma të tjera politike, financiare e humanitare për Ukrainën. Charles Michel e dënoi ashpër sulmin rus, ashtu si edhe më parë presidentja e KE, Ursula von der Leyen.
Sanksionet e reja të planifikuara kundër Rusisë do të shkëpusin bankat e Rusisë nga tregjet financiare europiane. Po ashtu do të ngrijnë pasuritë ruse në BE dhe do t’i mohohet sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë ruse qasja në teknologjitë kyçe dhe tregjet./DW
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolentberg, ka mbaj...
Njoftohet se trupat tokësore ruse kanë hyrë nga disa drejtim...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Rusia ka nisur pushtim...
Pas sulmit ushtarak të Rusisë, në Ukrainë, ka reaguar edhe i...
Shërbimi i Rojeve Kufitare të Ukrainës, DPSU, ka publikuar f...
Shërbimet shtetërore të trafikut ajror të Ukrainës kanë mby...
Publicisti dhe profesori amerikan, Seth Abramson, është shpr...
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raportohet se 7 persona ...
Shefi i politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell i ka bër...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas sulmit të Rusisë...
E gjithë bota është ngritur në këmbë pas sulmit të Rusisë në...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg është s...
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ka reaguar kryeministri ...
Ukraina njofton për disa sulme me raketa dhe shpërthime në d...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar pas sulmit të Rusis...
Presidenti rus Vladimir Putin nisi një operacion ushtarak në...
Rusia ka nisur sulmin ndaj Ukrainës. Ministri i Jashtëm i Uk...
Ndërsa Rusia zhvendos trupat në rajonin e Donbasit në Ukrain...
Ukraina ka shpallur zyrtarisht gjendje e jashtëzakonshme për...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...