Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Bashkëqeverisja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të shkarkuar të PD Lulzim Basha po ecën mjaft mirë.
Pas votimit të shtyrjes së afateve të vettingut, tashmë janë edhe dy reforma të tjera, ajo zgjedhore dhe territoriale që do votohet nga Basha dhe Rama.
Në një dalje për mediat, Roland Bejko, sekretari për Decentralizimin dhe pushtetin vendor u shpreh se për pak ditë do mbledhin ekspertët më të mirë në qeverisjen vendore për të rishikuar reformën territoriale.
Ai më tej shpjegoi edhe arsyen pse PD kërkoi ngritjen e një komisioni për këtë reformë.
Reagimi i plotë:
Me iniciativën dhe pas kërkesës së shtatë deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancën e fundit plenare të datës 10 shkurt 2022, ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale me një mandat gjashtë mujor të veprimtarisë së tij me objekt rishikimin e Reformës Administrativo-Territoriale të miratuar më 2014-ën në mënyrë të njëanshme nga koalicioni PS-LSI.
Partia Demokratike e ndërmori këtë iniciativë për rishikimin e Reformës Administrativo-Territoriale mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të organizatave jofitimprurëse dhe botës akademike, raporteve të organizatave dhe institucioneve të huaja si Kongresi i Autoriteteve Lokale i KE-së, konkluzioneve të raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, progres raporteve vjetore të BE-së, rekomandimeve të donatorëve të huaj në Shqipëri që të gjitha së bashku bien dakord se Reforma Administrativo-Territoriale dhe ligji për Vetëqeverisjen Vendore kanë nevojë urgjente për një analizë dhe rishikim të thelluar.
Pavarësisht se Reforma Administrative-Territoriale ishte e domosdoshme, ajo nuk ka reflektuar plotësisht parimet e Kartës Europiane të Autonomisë Vendore.
Kjo Reformë në zanafillën e vet:
1.Synoi thellimin e decentralizimit. Por, koha tregoi se e thelloi edhe më shumë centralizimin. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria qëndrore.
2.Synoi Subsidaritetin. Por e largoi edhe më shumë qytetarin nga pushteti dhe vendimmarrja.
3.Synoi vetëqeverisje lokale. Por, kryetarët e bashkive, nga njëra anë kanë më shumë përgjegjësi, por nga ana tjetër, kanë më pak kompetenca. (Për shërbimet e deleguara, vendosin ministritë)
4.Synoi decentralizimin fiskal. Por legjislacioni i ri (konkretisht Ligji ?Për Financat Vendore? dhe Ligji ?Për Vetëqeverisjen Vendore?) nuk është harmonizuar me ligje te tjera ne vazhdim. Legjislacioni i ri nuk ka sjellë rritje të buxhetit të bashkive që ishte thelbi i decentralizimit. Niveli është pak a shumë i njëjtë si para reformës territoriale- administrative, pra nga buxheti qendror alokohet jo më pak se 1% e GDP-së që është niveli më i ulët rajonal.
5.Synoi simetri në ndarjen e territorit. Por, prodhoi asimetri demografike, ekonomike me kufijtë e bashkive. Në Veri amalgamim, në Jug fragmentarizim (Gati dy të tretat e bashkive janë ndarë sipas interesit elektoral dhe politik të Kryeministrit Rama dhe partisë së tij.)
U shkelën detyrimet kushtetuese dhe kriteri i popullsisë minimale, kriteri gjeo-kulturor, traditat historike administrative te zonave, etj.
6.Synoi demokraci lokale, transparencë, referendume etj. Por, i ka penguar me ligj referendumet lokale. Kjo është shkelje e Kartës Evropiane të Autonomisë Vendore.
7.Shkrirja e komunave do sillte ulje te shpenzimeve duke reduktuar numrin e punonjësve. Por ky veprim e çoi nr. e tyre në gati 60 mijë, nga 22 mijë që ishte në 2015. Nr. i lartë i punonjësve rëndon buxhetin e bashkive. Gati 65-70% e grantit shkon për paga e shpenzime, rreth 30 % për investime. Reforma rriti koston për qytetarët, por jo cilësinë e shërbimeve.
8.Me bashkitë e mëdha synoi zhvillim ekonomik, bujqësor, barazi dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve ne qytet, deri ne zonat me te thella të territorit të saj. Por, në fakt, pushteti vendor e ka përqendruar gjithë vëmendjen e saj kryesisht në qendra qytetesh. Për shkak të bashkimit të Bashkive dhe Komunave në një bashki të vetme, banorët e zonave rurale janë braktisur dhe nuk marrin asnjë shërbim, duke sjell pasoja në jetën e tyre edhe pse banorët e zonave rurale paguajnë të njëjtat taksa dhe tarifa vendore. Këto politika të gabuara kanë nxitur braktisjen e fshatit, por edhe të ish periferive urbane me industri te falimentuar.
Ndaj, me qëllimin për t?u ardhur në ndihmë përfaqësuesve të saj në Komisionin e posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Partia Demokratike e Shqipërisë i bën me dije opinionit publik se brenda pak ditëve merr formë dhe fillon nga veprimtaria një grup pune me ekspertët më të mirë që ajo ka në fushën e qeverisjes vendore, duke kapitalizuar përvojën më të mirë të ish drejtuesve të pushtetit vendor në vite, dhe në bashkëpunim me përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike, do të nisë një tur bashkëbisedimesh në të gjitha qarqet e vendit për të marrë prej qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit gjithë mendimet e vlefshme mbi korrigjimin e gjithçkaje që ka shkuar keq në zbatimin e Reformës Administrativo-Territoriale me synimin e vetëm, jo vetëm të përmirësimit të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve në vetëqeverisjen vendore, por ç ?është më e rëndësishmja, edhe për thellimin e mëtejshëm të decentralizimit dhe demokracisë vendore në përputhje të plotë me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale.
Partia Demokratike e Shqipërisë është e bindur se reformat e mëdha, për të qenë të qëndrueshme në kohë dhe efikase në qëllimet e tyre, kanë nevojë për dialogun politik, kuvendimin publik dhe konsensusin e gjerë politik, në përputhje me vullnetin e shumicës së qytetarëve, frymës së Kushtetutës së vendit dhe detyrimeve që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe veçanërisht ato të BE-së ku synojmë të antarësohemi si një vend demokratik dhe me ekonomi të zhvilluar./E.K-CNA.al
Kreu i Komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi, ka qenë d...
Nga kryeqendra e veriut ku prezantoi kandidatin për kryetar ...
“Shkodra qëndroi në anën e duhur të historisë edhe kur PD ga...
Kandidati i PD për kreun e bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, g...
Nënkryetarja e LSI-së Brisida Shehaj është kërcënuar për shk...
Ish kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga ish ministri ...
Të shumë janë emrat që janë rreshtuar në krah të ish kryemin...
Nënkryetarja e PD Shkodër, Irena Shestani, ka marrë pjesë në...
Nënkryetarja e LSI, Brisida Shehaj ka marrë kërcënime pas de...
Partia Demokratike ka sulmuar liderin historik të kësaj forc...
Në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit, lider...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar renditjen e subje...
Ish-presidenti, Bujar Nishani ka reaguar lidhur me hetimin e...
Ndërsa PS, PD dhe Shtëpia e Lirisë kanë filluar fushatën e t...
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka shigjetuar kandidatin ...
Bashkëpunimi Rama –Basha nuk fillon sot, por ka filluar kohë...
Ish kryeminstri Sali Berisha është ndalur tek hetimet e prok...
Lideri historik i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar Lulzim B...
Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Rrogozhinë, Hekuran Xhan...
Në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, lider...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...