Ja kur do debutojë Regi Lushkja me Sherif Tiraspolin
Regi Lushka nga dje është zyrtarisht lojtar i kampionëve të ...
Myrto Uzuni, është lojtari i tretë i huaj, që transferohet nga kampionati hungarez në një kampionat elitar në 8 vitet e fundit. Para tij nga Superliga hungareze në drejtim të klubeve prestigjioze të Europës janë larguar Muhamed Besi dhe Enis Bardhi.
Sulmuesi shqiptar arriti të bëjë ëndrrën realitet, duke u transferuar nga Ferencvarosi tek Granada në LaLiga gjatë merkatos së janarit. Beratasi ka dhënë një intervistë për ?nemzetisport?, ku ka folur për këtë ndryshim të madh në karrierë.
E dini se sa lojtarë të huaj janë transferuar nga kampionati hungarez në kampionatet elitare në 8 vitet e fundit?
Nuk e di, por nuk besoj se janë transferuar shumë lojtarë.
Vetëm tre.
Njëri nga këta është shoku im i skuadrës, boshnjaku, Muhamed Besic, e di këtë.
Përveç tij, edhe Enis Bardhi ka shkuar nga Ujpest tek Levante. Si mendon, si e ke arritur këtë?
Është e vështirë ta shpjegosh. Por e di shumë mirë, që ditën e parë që erdha në Hungari, doja që të transferohesha në një kampionat më të mirë. Ky ishte objektivi im.
Pak lojtarë arrijnë që të largohen nga Hungaria. Është çështje motivimi dhe objektivash?
Varet nga mentaliteti. Nuk tallem kur them se e dija që në fillime se çfarë doja të arrija. Rrija pas stërvitjes, bëja stërvitje shtesë, sepse e dija që suksesi vjen pas një pune të madhe. Nuk ishte e lehtë kur shkoja në shtëpi pasdite, kisha nevojë për pushim, që të arrija formën optimale. Çelësi i suksesit është puna dhe kjo varet nga mentaliteti.
Firmose 2 orë para mbylljes së merkatos. Kur e more vesh për interesimin e Granadas?
Të premten, menaxheri më telefonoi dhe më tha se kishte ofertë nga një klub spanjoll. Çdo gjë rrodhi shumë shpejt. Atë ditë diskutuam tek Ferencvarosi dhe të dielën isha rrugës për te Granada.
Çdo gjë ndodhi shpejt. Pate kohë për tu përshëndetur me të gjithë tek Ferencvarosi ?
Jo me të gjithë personalisht, por më erdhën shumë mesazhe. Ndeshjen e radhës kombëtarja e Shqipërisë do të luajë kundër Spanjës dhe me sa pashë mund të kem disa ditë pushim. Do të udhëtoj drejt Hungarisë për tu çmallur me të gjithë.
S?të akuzuan tifozët për tradhti?
Ata e dinin se kjo mundësi ishte një hap shumë i madh për karrierën time. Por edhe klubi përfitoi nga shitja ime. Të dyja palët dolën të fituara.
Flitet se spanjollët paguan 3.5 milion euro për kartonin tënd. Një shumë e konsiderueshme?
Ata paguan këtë shumë, duke treguar se sa më donin. Më vonë mësova se kishin 1.5 vite që më ndiqnin. Kishin parë ndeshjet e mia disa herë, nuk më blenë kot. E dinin se çfarë lojtari isha dhe se çfarë presin prej meje. Sigurisht, që edhe sezoni im ka qenë shumë i mirë. 21 golat e shënuar në 30 ndeshjet i kanë bindur më shumë. Ndihem në formë dhe kjo i ka bindur vëzhguesit e Granadas.
Si ishte stërvitja e parë në Spanjë?
Mirë. Të gjithë ishin të sjellshëm dhe shokët e skuadrës më mirëpritën. U bashkova me një skuadër të re dhe ambicioze. Pasi shkova aty, kreva vizitat mjekësore të dielën. Të hënën firmosëm dokumentat, ndërsa të martën zbrita në fushë.
Ishte ëndrra jote të luaje në Spanjë? Të përshtatet ky kampionat?
Ëndërroja që të luaja në ligat kryesore që kur isha fëmijë. LaLiga dhe Premier League janë dy kampionatet më të forta në botë, jam krenar që jam pjesë e kampionatit spanjoll. Mbaj mend kur isha fëmijë dhe kisha idhuj Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Kam posterat e tyre në telefon. Më vjen keq që asnjëri nuk luan në Spanjë tani, por ka shumë lojtarë të tjerë cilësore që më presin mua. Duhet të stërvitem akoma më shumë, pasi më pret një sfidë e vështirë.
Çfarë kujtimesh merr nga Hungaria?
Kalova 19 muaj në Budapest dhe ndihesha si në shtëpi që në momentin e parë. Në klub më bënë të ndihem i rëndësishëm dhe bëra shumë shokë. Tifozët e Ferencvarosit janë fantastikë. I dëgjoj akoma tani, kur thërrasin emrin tim. U detyrohem një falënderim të madh. Ndjej që kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim.
Çfarë do të thuash?
Do të rikthehem sërish te Ferencvárosi. Ju premtoj.
Regi Lushka nga dje është zyrtarisht lojtar i kampionëve të ...
Skënderbeu vijon të notojë në ujëra të trazuara. Humbja në K...
Fitimi i titullit duket se do të mbushë edhe xhepat e lojtar...
Derbi, Inter-Milan do të jetë ashtu siç ishte parashikuar, i...
Çelsi ka shtyrë të ardhmen e Armando Brojës deri në fund të ...
Presidenti i UEFA-s do të vizitojë vendin tonë ditën e nesër...
Myrto Uzuni duket se po përshtatet mirë në Spanjë. Sulmuesi ...
Altin Lala, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, d...
Janny Sikazwe u bë protagonist në Kupën e Afrikës në ndeshje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku Aleksandër Lambi...
Momente paniku për lojtarin e Lazios, Toma Basic.Ditën e sot...
Megjithëse ishte deklaruar nga trajneri Mehmeti në konferenc...
Myrto Uzuni u transferua nga Ferencvarosh te Granada në La L...
Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin do të mbërrijë ditën ...
Merkato e janarit përfundoi në 31 janar dhe skuadrat kanë mu...
Situata te Lacio nuk është aspak e këndshme teksa ka plasur ...
Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është liru...
David Domgjoni është blerja më e re e skuadrës së Termalicës...
Xherdan Shaqiri ka qenë i papërmbajtshëm mbrëmë teksa ka shë...
Torino e Ivan Juric është plot me siguri në ekip dhe një pre...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...