web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Paskuqanit ngrihen në protestë/ Sfidojnë publikisht Ramën: Nesër para Kuvendit

2 Shkurt 2022, 11:12, Aktualitet CNA

Edhe banorët e Paskuqanit janë ngritur në protesta, duke kundërshtuar shembjen e 100 banesave në këtë zone, në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.

Ata i kanë shkruar kryeministrit, ministrisë madje dhe ambasadës amerikane por të gjithë heshtin.

Banoret janë të shqetësuar dhe kërkojnë transparencë.

Ata kanë bllokuar rrugën dhe kjo ka bërë që policia të ndërhyjë për ti larguar.

Një zonjë ka ngritur zërin para mediave duke thirrur: ?Ku do të shkoj unë, ku do të shkojme ne?! Shteti të më dëmshpërblejë, sepse rruga ndërtohet andej dhe prishet shtëpia këtu, vetëm që të mos prishin fabrikën. Kam 20 vjet në atë vend e paguaj taksa. Pse i kam paguar taksat?! Jam dakord me projektin, por të më shpërblejë shteti. Fqinji im i mori legalizimet dy javë para meje, kurse unë jo.?

Një zonjë tjetër tha: ?Kam gati 30 vjet këtu, që në vitin 1996 dhe po prishen shtëpitë që të bëhet rruga. Po ku do të na çojë shteti ne?! Është korrupsion i shtetit, mbrojnë fabrikën e tullave atje, kanë devijuar rrugën atje?.

Një banore e tretë i bëri thirrje kryeministrit: ?I bëjmë thirrje Edi Ramës të vijë e na japë një rrugëzgjidhije. Më mirë të dalim në rrugë e të na shtypë makina. Ne kërkojmë dëmshpërblim për shtëpitë me çmimin e tregut?.

Ndërkohë, një zotëri u bëri thirrje të gjithë banorëve të revoltuar si ai: ?Jo, nuk kemi pse bllokojmë rrugën, se nuk na kanë faj qytetarët. Ne nesër të shkojmë para Parlamentit të protestojmë në orën 9 e gjysëm! Para Parlamentit!?/CNA.al





Lajmet e fundit nga