SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Nga Klodian Tomorri
Vetëm dy javë pasi kishte marrë mandatin e tretë në krye të qeverisë, Edi Rama i hipi avionit të tij personal dhe fluturoi në Budapest. Takimi më i rëndësishëm ishte padyshim ai me kryeministrin hungarez. Fjalët e para që Viktor Orban i tha Edi Ramës ishin: ?Sali Berisha është dhe do të mbetet miku im. Por nga sot edhe ti je miku im sepse unë e di sa e pamundur është të fitosh tre mandate rresht në Ballkan.?
Megjithatë raportet personale mes dy kryeministrave nuk ishin arsyeja se pse Edi Rama fluturoi në Budapest. Në atë takim u fol për biznes dhe tani rezultatet po shihen nga të gjithë. Vitin e fundit tre nga katër transaksionet më të bujshme në ekonominë shqiptare përfshijnë drejtëpërdrejtë kompanitë hungareze.
Në fakt ekspansioni i kapitalit hungarez në Shqipëri kishte nisur sakaq. Dallëndyshja e e parë ishte OTP, e cila në vitin 2018 bleu Societe Generale, ndërsa pak muaj më parë finalizoi edhe blerjen e Alpha Bank duke u bërë kështu një nga aktorët më të mëdhënj në tregun financiar shqiptar.
Por sistemi bankar nuk është fronti i vetëm i mësymjes hungareze. Fronti tjetër është ai i telefonisë dhe këtu ofensiva është edhe më agresive. Brenda dy muajsh grupi hungarez 4iG ka mbyllur marrëveshjet për blerjen e dy kompanive celulare në Shqipëri. Fillimisht Albtelekomin nga turqit, ndërsa tani është në proces edhe blerja e kompanisë ONE nga grupi bullgar Albania Telekom Invest.
Ndërsa hyrja e kapitalit hungarez në sistemin bankar ishte në një farë mënyre e mirëpritur për të zbutur pasojat e deleverazhit të shpejtë të grupeve bankare europiane që ishin në Shqipëri, blerja e dy prej tre kompanive celulare në vend është më shumë se sa një transaksion i thjeshtë biznesi. Me blerjen e Albtelekom dhe ONE, hungarezët e 4iG marrin 57 për qind të tregut celular në Shqipëri. Ky është një përqëndrim i fortë, që krijon reperkursione në dy drejtime.
Së pari në frontin gjeopolitik. Aksioneri kryesor i 4iG është Gellert Jaszai, i cili zotëron mbi 56 për qind të aksioneve. Në strukturën aksionere të kompanisë ka edhe investitorë amerikanë, ndonëse me peshë relatitivisht të vogël. Gjithsesi në lojë është teknologjia 5G dhe autoritetet shqiptare duhet të jenë absolutisht të sigurta që orientimi i grupit 4iG është në Perëndim dhe nuk ka asnjë influencë nga Lindja.
Bëhet fjalë për një sektor shumë strategjik, që lidhet drejtëpërdrejtë me sigurinë kombëtare dhe atë të të dhënave sensitive. Jo rastësisht, ndërtimi i rrjetit 5G ka qenë ndoshta çështja e vetme në Shqipëri ku Departamenti i Shtetit ka vënë publikisht vijën e kuqe për influencat lindore.
Fronti i dytë lidhet me reperkursionet ekonomike. Në një drejtim, vendosja përballë Vodfone e një kompanie të fuqishme si 4iG është zhvillim pozitiv për të ekuilibruar fuqinë abuzive të Vodafone. Por zotërimi i 57 për qind të tregut celular krijon një përqëndrim shumë të fortë, që dëmton konkurrencën dhe mund të sjellë kosto të rritura për qytetarët.
Institucionet përgjegjëse kanë nisur sakaq lojën e kungulleshkave. Ditët e fundit AKEP miratoi një vendim skandaloz në lidhje me transaksionin 4iG-ONE. Vendimi, i cili nuk është bërë ende public, por mbahet fshehur është hera e parë në botë kur një institucion rregullator miraton një njoftim për shtyp duke mos thënë asgjë.
Kjo ja lë topin një tjetër institucioni, Autoritetit të Konkurrencës. Një ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës vendosi të fillojë procedurën e thelluar për vlerësimin e blerjes së ONE nga 4iG duke konfirmuar se transaksioni i njoftuar përbën një përqendrim horizontal, i cili mund të krijojë pozitë dominuese.
Gjithsesi, ky tashmë është një transaksion i pandalshëm. Në këtë pikë, institucioni i konkurrencës ka vetëm një rrugë për të mbrojtur qytetarët. Të japë miratim me kusht për transaksionin, të vendosë detyrim për transparencë maksimale të kostove dhe ta mbajë tregun në hetim për disa vjet. Ndërsa qytetarët duhet të shpresojnë se AKEP do të lërë lojën e kungulleshkave dhe do të fillojë më në fund të mbrojë interesin publik./CNA.al
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka...
Përfaqësuesi i Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho vijon të përcjellë ...
Moti i keq, me reshje shiu dhe dëbore, ka përfshirë pothuajs...
IMT ka nisur sërish punën për shembjen e banesave të tjera n...
Loja politike dhe mediat përhapin edhe lajme fake, janë stra...
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur seancën e Këshill...
Numri i përdoruesve dhe i të varurve nga droga ka shënuar rr...
Gazetari Artan Hoxha është shfaqur ditën e sotme si kurrë më...
Banorët e Laprakës dhe 5 majit janë bërë sërish bashkë për t...
Me trupë të re gjykuese ditën e sotme në Gjykatën e Apelit ë...
Presidenti Ilir Meta, tregon se ekonomitë e vendeve të rajon...
Gjykata e Lartë ka rihapur procedurën e aplikimit për anëtar...
Instituti i Shëndetit publik ka udhëzuar të gjithë drejtuesi...
Grupi iniciator i protestave kundër rritjes të çmimit të en...
Këshilli i lartë i Prokurorisë ka shkarkuar sot prokuroren e...
Ka përfunduar faza e dytë e punimeve në segmentin Qafë Kasha...
Gazetari Marin Mema, në ciklin e dokumentarëve “Gjurmë Shqip...
Mjeku i njohur infeksionist, profesor Tritan Kalo e nis javë...
“Gjurmo lejen e drejtimit” është moduli më i ri online për d...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...