Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Ish qjyqtarja dhe prokurorja e Kukësit, Fahrije Vata për 13 vite me radhë ka bërë të njëjtat gabime më familjen Imeri duke i ndryshuar dhe tjetërsuar mbiemrin. Ky ndryshim me apo pa dashje i mbiemrit të familjes u ka kushtuar atyre humbjen e dëmshpërblimit që do të merrnin nga shteti për pronat e tyre të përmbytura nga liqeni i Fierzës në Kukës.
Në Fiks Fare u ankua Afrim Imeri duke treguar se znj. Fahrije Vata ka qenë dy herë gjyqtare në çështjen e familjes Imeri dhe një herë në rolin e prokurores.
?Historia fillon që me vendimin e çeljes së trashëgimisë së familjes sonë në vitin 1999. Xhaxhai ka bërë kërkesë padi për çelje dëshmi trashëgimie, në treshen e gjyqtarëve është Fahrije Vata. Gjykata vendos duke tjetërsuar mbiemrin e gjyshit tim Zeqir IMERI në Zeqir KURTI. Është gabuar me dashje sepse në të gjithë faqet e vendimit thuhet Imeri dhe në fund thotë Kurti. Nga Zeqir Imeri në Zeqir Kurti!!! ? shprehet Afrimi.
Sipas dokumenteve të depozituara pranë gjykatës nga Këshillit Qarkut Kukës thuhet mbiemri Imeri, dhe asnjëherë Kurti. Çuditërisht shprehet denoncuesi kjo gjyqtare kthehet sërish në një cështje tjetër të familjes Imeri, për padinë e rivendosjes në afat. Edhe xhaxhai i Afrimit bëri padi me mbiemrin Imeri, po çuditërisht dosja e këtij vendimi është zhdukur. Këtë e konfirmon edhe gjykata e Kuksit me një shkresë. Përveç ndryshimit të mbiemrit të familjes Imeri edhe numri i kallëzimit penal del se është gabim. Gabime të cilat Prokuroria e Kukësit i konsideron lapsuse të znj. Vata.
Afrimi kërkon ndihmën e Fiksit për të gjetur si është e vërteta, pasi sipas tij dikush ka përfituar duke dëmtuar familjen e tij. ?S?na jepen dokumentet e dosjes, pasi është asgjësuar dosja pa baza ligjore? shprehet denoncuesi dhe në këto kushte i janë drejtuar më një kallzim prokurorisë për asgjesimin e dosjes pa baza ligjore nga ana e Gjykatës Kukës.
Asokohe pjesë e Prokurorisë Kukës ishte bërë edhe Znj. Vata pra nga ish qjyqtare kishte kaluar prokurore. Kallëzimi i familjes Imeri i ra prokurores Fahrije Vata për t?u hetuar.
Sërisht znj. Vata gabon sërish me mbiemerin duke e kthyer atë në Hasani.
?Kallëzimin e bëj unë, emri im është AFRIM IMERI. Prokuroria, lërë që nuk e heton, po edhe më tjetërson mbiemrin. Sikur të mos mjaftonte me të parat, abuzon me shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme. Në vendim thotë denoncuesi Afrim Hasani, lindur në Has, banues në Yrshek, i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, kallëzim 147/1. ? shton denoncuesi. Tjetër gabim që të lë për të dëshiruar është se kallzimi fillon me nr 438, por përfundom me nr 3438. Ndërkohë që denoncuesi cilëson se në vendimin e prokurores çuar me postë pas 4 muajsh tek ai, mbi zarf duket qartë marrësi Afrim Zeqir Imeri. Pra prokuroja nuk gabon në shkrimin e mbiemrit të saktë mbi zarf, por në dokument po.Fiks Fare kërkoi nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës informacion për problemin e familjes Imeri
Gjykata e Kukësit në përgjigjen e saj, sqaron se zonja Fahrije Vata ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtares pranë kësaj gjykate për periudhën korrik 1994 deri ne qershor te vitit 2000.
Në lidhje me gabimet e mbiemrave, Gjykata thotë se në pjesën e dispozitivit të vendimit nr. 95 datë 09 prill 1999, konstatohet i vendosur mbiemri ?Kurti?. Vendimmarrja dhe arsyetimi i vendimit është e drejtë e trupit gjykues të çështjes dhe rrugët e kundërshtimit apo korrigjimit të vendimeve civile të gjykatave përcaktohen saktë në Kodin e Procedurës Civile.
Për asgjësimin e dosjes, gjykata pohon se kërkesa civile me objekt çelje dëshmie trashëgimie, me kërkues shtetasin Avdi Ymeri është dërguar për ruajtje të përhershme në Arkivin Qendror të Sistemit të Drejtësisë në Tiranë.
Kërkesa civile ?Rivendosje ne afat?, me kërkues Avdi Ymeri, ruhet sipas afateve të përcaktuara në bazë të Urdhrit të Ministrit të Drejtësisë Nr. 4895/5, datë 01.11.2016.
Pra, dosja e rivendosjes në afat është asgjësuar. Por, sipas një letërkëmbimi mes ankuesit dhe Ministrisë së Drejtësisë, kjo e fundit i shkruan se dosjet e pronave janë në ruajtje të përhershme. Gjykata e Kukësit ka vepruar në kundërshtim me udhëzimet në fuqi, duke e detyruar qytetarin që të kallëzojë penalisht veprimet e gjykatës në Prokurorinë e Kukësit. Por, edhe kallëzimi, ra në dorën e ish gjyqtares, Fahrije Vata.
Ndërkohë, Fiks Fare tentoi të komunikonte me prokuroren Fahrije Vata. Por në Prokuroinë e Kukësit iu konfirmua se prokurorja ishte me raport. Kancelari i pyetur për ndryshimet e mbiemrit në kallzim nga Imeri në Hasani e shpjegon si gabime teknike. Gazetarët e Fiksit u përpoqën të komunikojnë edhe vetë me prokuroren Vata por që nuk morën përgjigje prej saj.
Ndërkohë para disa ditëve Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për shkarkim nga detyra të prokurores së Kukësit, znj Fahrije Vata. Vendimmarrja për shkarkimin u mor bazuar në problemet e gjetura me pasurinë.
Pas këtij vendimi, Prokuroria e Kukësit i ktheu përgjigje emisionit Fiks Fare lidhur me problemin e denoncuesit Afrim Imeri prokuroria sqaron se ish prokurores Vata denoncimi i qytetarit i ra me short elektronik. Ndërsa për sa i përket gabimeve në lidhje me mbiemrin dhe numrin e kallëzimit penal, të bëra nga znj. Vata, prokuroria i konsideron lapsuse.
Por për këto lapsuse të zonjës Vata me mbiemrat e paditësve dhe të të kallzuarve, nga Hasani e Kurti, familja Imeri humbi dëmshpërblimin që i takonte nga shteti për pronat e tyre./tch
Në vitin 2014 dhe 2016 në emisionin “Stop” janë transmetuar ...
Raporti i performarncës kryer nga KLSH së fundi në lidhje me...
Investimi prej 24 milion lekësh nga UNDP dhe 300 mijë lekë p...
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat korruptive të sh...
Koncesioni i inceneratorëve është më i akuzuari në Shqipëri,...
Inceneratori i Tiranës tashmë është segmenti që pret rezulta...
Inceneratori i Tiranës një nga kontratat koncesionare më t...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, ku në qendë...
Agim Hila një banor i fshatit Vajkan në qytetin e Fierit ka ...
Një ish-studente e fakultetit të degës mami në Universitetin...
Në Gjykatën Penale të Tiranës, nesër pritet të ketë një sean...
Në emisionin Stop në Tv Klan ka ardhur një denoncim për note...
Qanie Hamitaj nga Vlora ankohet në Fiks Fare për një padrejt...
Nga Klodian Tomorri Në faqen e liqenit të Farkës shtrihet nj...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi rastin skandaloz të pedofi...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një pedofili që n...
Në datën 12 janar 2022, emisioni Fiks Fare transmetoi denonc...
Dy çunat e SPAK që kaluan Vettingun, e jo me pak probleme, t...
Një inspektim i Ministrisë së Financave ka zbuluar se kompan...
Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të drejtësisë,...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...