web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi bëhet gati për një tjetër shitje, De Vraj i sakrifikuari i radhës

29 Janar 2022, 08:17, Sport CNA

Ndërsa të shumta janë afrimet që kërkon Interi, nuk ngelen pas edhe futbollistët të cilët janë me valixhe në duar. Përveç atyre në skadencë kontrate, i sakrifikuari pritet të jetë Stefan de Vraj, nga largimi i të cilit zikaltrit duan të përfitojnë rreth 25 milionë euro.

Në radhë për mbrojtësin është Antonio Konte dhe Totenhemi i tij, që prej kohësh kanë shfaqur interesimin e tyre, një interesim ndaj të cilit holandezi dhe agjenti i tij Mino Raiola nuk kanë qëndruar indiferentë.

Në merkaton e verës, në rast të një oferte të tillë Interi nuk do të bëjë rezistencë, aq më tepër nëse merr parasysh se transferimi i De Vrajit ka ardhur me parametër zero.





Lajmet e fundit nga