Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
14 persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim në Burrel, për kultivim të lëndërve narkotike.
Në pranga janë vënë Gëzim Koleci, Mehmet Koleci, Idajet Koleci, Aldet Koleci, Vilson Koleci, Gesian Koleci. Lizam Koleci, Agim Koleci, Besmir Koleci, Afrim Pepa, Fatjon Doda, Lezian Koleci, Azbi Xhecuka dhe Gazmir Xheçuka.
Ndërsa është shpallur në kërkim, Baftjar Xheçuka.
Ata akuzohen si grup i strukturuar kriminal për kultivim narkotikësh.
Sipas Policisë, këta persona e kanë ushtruar aktvitetin e tyre kriminal përgjatë viteve 2019-2021.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, zbardhjen e rasteve të kultivimit dhe të tentativave për kultivim të bimëve narkotike të ndodhura më parë në territorin e Bashkisë Mat, nga strukturat e Hetimit të Krimeve në DVP Dibër, dhe të Komisariatit të Policisë Mat, në koordinimin e Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë, DVP Durrës e FNSH Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Mat, në funksion të procedimit penal nr 134, viti 2019, u zhvillua dhe u finalizua me sukses megaoperacioni policor i koduar ?KEPI I VOZAJVE?, si rezultat i të cilit u bë arrestimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë ?Arrest me Burg?, për shtetasit:
Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Njësia Administrative Derjan, Mat
Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Idajet Koleci, 43 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Albert Koleci, 40 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.
Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë.
Gestian Koleci., 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh.
Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë.
Agim Koleci, 29 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Tiranë.
Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë.
Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.
Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale ?Kultivim i bimëve narkotike?, ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve? të kryera në bashkëpunim, ?Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municioneve?,
Në funksion të këtij procedimi të ndjekur me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Mat, është arritur të provohet me prova dhe fakte bashkëpunimi i këtyre shtetasve, që funksiononin në formën e një grupi të mirëorganizuar, në kryerjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotikëve në 5 episode, përgjatë periudhës kohore 2019 ? 2021, ku këta shtetas në zonën malore Lam i Madh, njësia Administrative Derjan, Mat, kanë kultivuar në kohë dhe vende të ndryshme një sasi bimësh narkotike.
Dhe konkretisht, janë identifikuar e asgjësuar nga policia këto raste:
Më datë 27.09.2019, janë konstatuar gjithësej 89 bimë.
Më datë 01.10.2019, janë konstatuar gjithësej 95 bimë.
Më datë 04.09.2020, janë konstatuar gjithësej 99 bimë.
Më datë 15.09.2020, janë konstatuar gjithësej 61 bimë.
Më datë 17.09.2020, janë konstatuar gjithësej 188 bimë, si dhe janë konstatuar 3633 bimë në proces tharje.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se organizotar i kësaj veprimtarie është shtetasi Gëzim Koleci, i cili ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të fshatit Lam i Madh ku nëpërmjet personave të lartëpërmendur, me të cilët ka lidhje familjare dhe fisnore, organizonte punën për kultivimin e lëndëve narkotike, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, të identifikuar edhe si transportues të saj, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur më parë masën e sigurisë ?Arrest shtëpie?, për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve?, pasi po në funksion të këtij procedimi këta shtetas më datë 22.03.2021 në aksin rrugor Fushë Krujë ? Laç, ju është sekuestruar sasia prej 6.8 kg lëndë narkotike marijuanë.
Gjithashtu po në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke pa leje përkatëse dhe municion luftarak.
Si dhe janë sekuestruar 13 telefona celular që përdoreshin nga shtetasit e lartëpërmendur./CNA.al
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-drejtorit të RTSH...
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në fl...
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, Dom Gjergj Simoni. Ai...
Një 29-vjeçar, është vënë në pranga në kuadër të një operaci...
Sot rreth orës 05:45, në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnjë, ...
Mbrëmjen e sotme një banesë në qytetin e Korçës u përfshi ng...
Një banesë në Korçë në afërsi të Shkollës së Muzikës është p...
Një 63 vjeçar nga Elbasani, është paraqitur për ndihmë mjekë...
Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika ka bërë anal...
Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “ASTROLABIO”....
Një shtetas maroken është gjetur i ngrirë në oborrin e një x...
Policia e Matit nën drejtimin e kryeprokurorit të rrethit Ab...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit A.Sh, 43 vj...
Dy grabitës kanë tentuar të vjedhin një argjendari në Shkodë...
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkot...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...
5 persona janë arrestuar nga operacioni ‘Storm’, dhe dy të t...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano g...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlor...
Një shqiptar dhe 5 spanjollë kanë rënë në prangat e policisë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...