Zyrtari amerikan: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën "në çdo çast"
Rusia mund të nisë sulm ndaj Ukrainës “në çdo çast”, ka thën...
Zbulimet për festat që u mbajtën në Downing Street gjatë masave kufizuese prej koronas po kërcënojnë mbijetesën politike të kryeministrit Boris Johnson. Një raport pritet të nxjerrë në pah shkeljet e rregullave.
Kundërshtarët e tij politikë kishin parashikuar prej kohësh se Boris Johnsoni do ta fundoste vetë veten duke mos respektuar detyrimet dhe rregullat. Tani duket se Partygate mund të përshpejtojë në mënyrë dramatike fundin e tij si kryeministër.
Pas raportimeve të fundit për festat në kohën e masave kufizuese në Downing Street 10, në selinë e qeverisë, ai u detyrua të kërkonte falje vetë Mbretëreshës Elizabeth II. Dy festa ishin mbajtur në prill, një ditë para funeralit të bashkëshortit të saj, Princit Philip. Në gazetën konservatore ‘Times’, komentatori Daniel Finkelstein shkroi, “Marrëzia dhe arroganca e numrit 10 është befasuese” dhe sugjeroi që Johnsoni të jepte dorëheqjen.
Pak para kësaj, Johnsoni e kishte pranuar vetë në Parlament se kishte marrë pjesë në një festë në oborrin e Downing Street në maj 2020 dhe pati kërkuar falje. Ai tha se e kishte kujtuar të gjithën si një “takim pune? ? gjë që i shkaktoi një valë talljeje në Twitter: “Furnizim për zyra? është shkruar mbi raftin e verërave të supermarketit në një postim në Twitter.
Pamja prekëse e mbretëreshës 95-vjeçare e ulur në stol në ditën e funeralit të Princit Philip, që qëndronte vetëm dhe larg familjes së saj për të respektuar rregullat e koronas, u kthye në simbol të qëndrimit të perceptuar si mosrespektues dhe të pafytyrë të liderit të qeverisë.
Një rregull për pushtetarët, një tjetër për njerëzit
Ndërkohë, shumica e britanikëve të indinjuar i kanë kthyer shpinën kryeministrit të tyre. Partia e tij, konservatorët, kanë humbur dhjetë pikë ndaj opozitës.
Të dielën, komentuesit të Sky-News, Trevor Phillips i shkanë lotët, kur intervistoi për Partygate deputetin e konservatorëve Oliver Dowden. Bija e tij pati vdekur e vetme në prill 2021, gjatë masave kufizuese, pa mundur familja t’i qëndronte pranë – në të njëjtën kohë, në oborrin e Downing Street nisi një festë me pije alkololike e disa dyzina punonjësve, në të cilën kryeministri Boris Johnson mori pjesë përkohësisht. “A është në gjendje ta kuptojë kryeministri”, e pyeti Philips partnerin e tij të intervistës, “pse janë kaq të revoltuar njerëzit?”
Në parlament ishte deputeti irlandezoverior Jim Shannon, të cilit iu mbushën sytë me lot në debatin për Partygate, kur tregoi vdekjen e vetmuar të vjehrrës së tij gjatë kufizimeve të koronas. Në të njëjtën kohë, festuesit në Downing Street dërguan në supermarket një punonjës me valixhe me rrota për të blerë më shumë verë.
“Një rregull për ata, një rregull për ne” – ky është konkluzioni i shumë britanikëve. Është kjo shkelje e parimit të drejtësisë, ajo që e bën Partygate kaq të rrezikshme për Boris Johnsonin.
Sulm shpërqëndrues kundër BBC
Këtë fundjavë, ministrja e Kulturës, Nadine Dorries, një nga mbështetëset më të vendosura të Johnsonit, tha se qeveria synonte të anulonte taksën audiovizuale të BBC-së në vitin 2027 dhe ta zëvendësonte atë me një model të ri financimi. Kjo do të ishte e barabartë me fundin e këtij transmetuesi me traditë, i konsideruar si fener për gazetarinë cilësore. Krahu i djathtë konservator, i cili prej kohësh e ka denoncuar BBC-në si të majtë dhe të njëanshme, duartroket.
A dëshiron Johnsoni të qetësojë me këtë hap të djathtët e partisë së tij, të cilët janë gjithnjë e më të acaruar nga sondazhet e këqija dhe afera Partygate? Për Partinë Laburiste të opozitës, njoftimi kundër BBC-së është një sulm shpërqëndrues: “Kryeministri mendon se ata që raportojnë për shkeljet e rregullave prej tij duhet të vuajnë pasojat, kurse ai shpëton?, deklaron deputetja laburiste Lucy Powell.
Si do të vejë puna më tej?
Me këtë përshtatet edhe mënyra se si synon qeveria të nxjerrë përfundime tani. Ka plane për një fushatë spastrimi te gazetarët, këshilltarët dhe njerëzit e tjerë që kryeministri beson se janë të përfshirë në skandal. Natën e shpallur të thikave të gjata tashmë e qesëndisin si “natë të gjatë të kurbaneve?.
Boris Johnsoni duhet të luftojë për ta mbajtur postin e tij. Pas një zinxhiri të pafund skandalesh, ky është i pari që e kërcënon realisht kryeministrin. Shpërdorimi i miliarda paundëwve për blerjen e veshjeve mbrojtëse mjekësore, prej të cilave përfituan paturpësisht mbështetësit konservatorë ose rinovimi i kushtueshëm i banesës zyrtare në Downing Street, ku gruaja e kryeministrit i veshi muret me tapete me letra floriri – Johnson arriti t’i shmangte të gjitha këto me sjelljen e tij karakteristike të paturpshme e brutale.
Megjithatë, festat gjatë masave kufizuese mund t’ia këpusin zverkun. Në fund të javës pritet raporti i një nëpunëseje të pavarur civile të qeverisë, e cila do të publikojë një listë të saktë të të gjitha shkeljeve të rregullave të kryera nga qeveria gjatë pandemisë së koronas. Raporti i Susan Grayt mund ta bëjë të derdhet gota.
Gazetat britanike raportojnë se organi përkatës i partisë ka marrë tashmë 35 nga 54 letrat e nevojshme për një mocion mosbesimi. Vetëm partia e vet mund ta largojë kryeministrin nga posti i tij ? është e paqartë nëse dhe kur do ta bëjë këtë. Ndërkohë, kandidatët e parë për të pasuar Johnsonin po bëjnë nxemjen: ministrja e Jashtme Liz Truss ose ministri i Financave, Rishi Sunak./DW
Rusia mund të nisë sulm ndaj Ukrainës “në çdo çast”, ka thën...
Pas vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Tiranë, presiden...
Në dy ditët e fundit në Kosovë, 27 për qind e të infektuarve...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë t...
Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski...
29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë kanë ...
Ekipi prej 30 ekspertësh beson tani pas pesë vjet hulumtimes...
Oxfam, një organizatë bamirësie, e krijuar nga njerëzit që p...
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi qeverinë e re pas ...
Referendumi i Serbisë për ndryshime kushtetuese në këtë vend...
Qendra e paralajmërimit të cunamit në Paqësor ka paralajmëru...
Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokoviç duhet të largohet ...
Mëngjesin e sotëm, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësmi...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë m...
Nga e diela (16.01.2022) Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosn...
Bashkimi Evropian dënoi të premten sulmin masiv kibernetik n...
Diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe Bashkimit...
Në Britaninë e Madhe zbulohet fosili gjigant i një ihtiozaur...
Detyrimi për vaksinim ose test do të vlente për rreth 80 mil...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...