Referendumi i Serbisë/ Protesta në veri të Kosovës
Referendumi i Serbisë për ndryshime kushtetuese në këtë vend...
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi qeverinë e re pas dy ditë debatesh të ashpra mes deputetëve të shumicës parlamentare dhe deputetëve të opozitës.
Me shumicë votash, 62 pro dhe 46 kundër, parlamenti i Maqedonisë së Veriut e votoi qeverinë e re të vendit, e cila do të drejtohet nga socialdemokrati Dimitar Kovaçevski. Kryeministri i ri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve theksoi, se ka plane konkrete për zhvillimin e vendit dhe se puna e qeverisë së re do të përqëndrohet në tri prioritete: përballjen me krizën energjetike, pandeminë e koronavirusit, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike. “Qeveria do të angazhohet seriozisht edhe për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por përjashtohet çdo mundësi që të bisedohet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin?, është shprehur Kovaçevski.
Kryeministri i ri hodhi poshtë kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. “Qeveria ka legjitimitet të pakontestueshëm sidomos me zgjerimin e deputetëve shumica është e sigurt. Zgjedhje do të ketë por në vitin 2024. Prej nesër filloj nga puna. Do të kem takime me ministren gjermane. Të martën do të takohem me kryeministrin bullgar Petkov, nga i cili do të kërkoj mbështetje për popullin e Maqedonisë dhe zgjidhje të kontestit?, ka deklaruar kryeministri Dimitar Kovaçevski.
VMRO-DPMNE: Qeveria e re nuk ka legjitimitet
VMRO DPMNE në opozitë kanë reaguar duke theksuar, se qeveria që do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet, pasi ai nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka kërkuar besimin e qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë votë prej tyre andaj edhe nuk ka legjitimitet për të drejtuar qeverinë?. “Në kohën kur kemi krizë të rëndë ekonomike, shëndetësore dhe energjetike, mandatari për kryeministër flet për gjendje të mirë ekonomike dhe rritjen e prodhimit bruto të vendit. Si mund të harrojmë se kemi inflacion, se qytetarët nuk kanë as bukë për të ngrënë, kur çmimet e produkteve po rriten, kur paraja po humb vlerën? Kjo është tallje me ndjenjat e qyetarëve?, ka thënë deputetja e VMRO-DPMNE-së, Blagica Lasovska.
LSDM: Debatet e opozitës – folklor politik
LSDM-ja është kundërpërgjigju. Deputetët e saj kanë thënë, se partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re kanë legjitimitet të plotë ta udhëheqin vendin, sepse në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë mbështetjen e qytetarëve. Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së, Jovan Mitrevski, deklaroi se nuk pret që të pajtohen të gjithë deputetët për mbështetjen e qeverisë.
Mitrevski akuzoi opozitën se gjatë debatit kishte shumë folklor politik. “Për mua folklor politik është të akuzohet legjitimiteti i Kovaçevskit se nuk ka dalë në zgjedhje. folklor politik është të kërkosh zgjedhje parlamentare. Presioni i opozitës për zgjedhje të shpejta lokale shpejt do të dëshmohet se bëhet për shkak se do të shihen menjëherë paaftësitë e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së?, është shprehur Jovan Mitrevski.
Reagime nga partitë shqiptare
Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët po ashtu e sheh me dyshim legjitimitetin e qeverisë së re. Nëse flasim për legjitimitetin si koncept qeveria e ka humbur edhe mandatari po ashtu e ka humbur, ka thënë Sela. Është e vërtet se mandatari nuk ka dalë vetë të kërkojë besim nga qytetarët dhe ai nuk ka obligim ndaj tij. “BDI premtoi se do të ketë kryeministër të parë shqiptar me mandat 4 vjeçar, i cili ende nuk është. E tani arsyetohet se do të ketë kryeministër të parë shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë. Por vetë e dëshmoni se nuk keni legjitimitet.Faktori i tretë është Alternativa, e cila nuk ka marrë legjitimitet për të mbajtur BDI-në në Qeveri?, ka deklaruar Ziadin Sela. Kurse deputetja e BDI-së Arta Bilalli ka akuzuar opozitën shqiptare se bashkëpunon me Levicën dhe me parti anti-shqiptare. Bilalli ka thënë se BDI do të mbështesë qeverinë e Kuvaçevskit, pasi ajo do të punojë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Reagime pas votimit të qeverisë së re ka pasur edhe nga deputeti i partisë “E Majta?, Dimitar Apasie. Ai e ka kritikuar përbërjen e qeverisë, respektivisht numrin e madh të ministrave shqiptarë, që sipas tij, flet për tendencën për “shqiptarizimin e Maqedonisë?. “11 poste ministrore për maqedonasit dhe 10 për shqiptarët. Pra, kjo është një tirani kornizë, një gjysmë protektorat, një shtet paralel në një shtet ku të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë nuk komunikojnë?, ka deklaruar Apasiev. Qeveria e re do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra. Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa./DW
Referendumi i Serbisë për ndryshime kushtetuese në këtë vend...
Qendra e paralajmërimit të cunamit në Paqësor ka paralajmëru...
Tenisti më i mirë në botë, Novak Gjokoviç duhet të largohet ...
Mëngjesin e sotëm, në orën shtatë janë hapur vendvotimet për...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësmi...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës të shtunën (15 janar) kanë m...
Nga e diela (16.01.2022) Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosn...
Bashkimi Evropian dënoi të premten sulmin masiv kibernetik n...
Diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe Bashkimit...
Në Britaninë e Madhe zbulohet fosili gjigant i një ihtiozaur...
Detyrimi për vaksinim ose test do të vlente për rreth 80 mil...
Përpjekjet për të zbutur tensionet përgjatë kufirit Rusi-Ukr...
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar ditën e sotm...
Pas një bisede telefonike që kryeministri i Kosovës pati me ...
Autoritetet australiane kanë raportuar se temperatura në bri...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Rusia zhvilluan bisedime në G...
Të mërkurën (12.01) një tabelë me shënimin teste për COVID-1...
“Diskutimet nuk qenë të lehta”, u shpreh përmbledhtas Sekret...
Rusia dhe NATO-ja po takohen të mërkurën në Bruksel në një p...
Biontechu prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin....
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...