Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale pas dhunës mbi demokratët në selinë e PD nga mercenarët e Lulzim Bashës.
Sipas saj hapja e dyerve ishte krejtësisht legjitime dhe nuk ishte dhunë ndaj askujt dhe askush nuk ishte në rrezik!
Qytetarët e ngjitur në ballkonet e shtëpisë së tyre politike, u rrahën brutalisht me shkopa nga mercenarët e Bashës, shton ajo.
?Partia Demokratike është shtëpija dhe zemra e njerëzve që e duan historinë, e çmojnë demokracinë dhe që shpresojnë tek e ardhmja e vendit!
Partia Demokratike, pa dyshimin më të vogël, është shpresa kryesore dhe më e madhe e njerëzve, për ti dhënë fund mafies-shtet dhe shtetit-mafie, sepse as teoricienët më të ndritur nuk mund ta përcaktojnë më çfarë është ky rregjim që po jetojmë sot, në bashkëpunim ndërmjet Ramës si oktapod që ka zënë edhe Bashën!
Ditën e djeshme, shqiptarët e pranishëm, demokratët e lirë të këtij vendi e panë shumë mirë, nga afër çfarë ndodhi, si filloi dhuna.
Këtë e panë edhe gjithë shqiptarët nga shtëpitë e tyre nëpërmjet kamerave, dronëve, fotografive…
Për kronologji…
Është e vërtetë që para se të mbërrinte Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, pranë Selisë së PD kishin arritur demokratë nga e gjithë Shqipëria.
Njerëz të lirë e të pa marrë peng nga ndonjë organizëm apo ndonjë mafioz i këtij vendi!
Këta demokratë i kanë pritur dhe i kanë shoqëruar eksponentët e Basha & Co deri tek hyrja anësore e Selisë me vërshëllima dhe ofendime siç ju kanë buruar nga zemra, sepse ata janë njerëz të lirë, janë demokratë dhe janë njerëz që e kanë ndjekur Bashën hap pas hapi duke shpresuar, si të gjithë ne, që do të na çonte drejtë fitores dhe që nuk do të na shiste!
Siç thashë ata kanë pritur me vërshëllima por asnjë nga ata nuk është dhunuar, nuk është terrorizuar dhe nuk është kërcënuar! Anëtarët e turpit Basha & Co kanë hyrë të lirë dhe të pa lënduar në Seli.
Shqiptarët, demokratët u bashkuan si përmbarues legjitim, politik për vendosjen në vend të vendimit të shkarkimit dhe dorëzimin e zyrave të kryetarit dhe grupeve drejtues të organeve të PD.
Demokratët dhe ne anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD u bëm një!
Shumë qytetarë me vullnetin e tyre, e ndjenë të nevojshme hapjen e dyerve, për të hyre brenda Selisë të lirë dhe me legjitimitet, siç i takon çdo demokrati të futet në shtëpinë e vet.
Hapja e dyerve është krejtësisht legjitime dhe nuk është dhunë ndaj askujt dhe askush nuk ishte në rrezik!
As kur qytetarë e lirë të këtij vendi donin të ngjiteshin me shkallë në ballkone dhe parvaze dritaresh dhe të ngrenin dy gishtat lart si demokratë nuk kishte rrezik për askënd!
E gjitha kjo atmosferë u shoqërua nga thirrjet e Sali Berishës dhe të tjerë anëtarëve të PD, që demokratët të mos binin preh e provokimeve dhe dhunës.
Sa më shumë bëhej thirrje për të mos rënë preh e dhunës aq më shumë ata nga brenda provokonin, me thyerje xhamash nga brenda që tu binin në kokë protestuesve, me hedhje karrikesh mbi kokat e tyre, e lloje të tjera sendesh të forta.
Kjo i irritoi gjithë qytetarët.
Basha & Co në bashkëpunim me policinë e Ramës filluan të hidhnin bomba zhurmuese (frikësuese) nga brënda selisë, në katin e parë bosh, dhe pastaj në afërsi të qytetarëve rreth Selisë.
Qytetarët e ngjitur në ballkonet e shtëpisë së tyre politike, u rrahën brutalisht me shkopa nga mercenarët e Bashës. U dhunuan me mjete të forta, u shtynë dhe u përplasën duke u rrëzuar edhe nga shkallët.
Deputetë të pacipë, frikacakë dhe dinakë, që donin të justifikonin vetveten, hapën alarme se gjoja po dhunoheshin, kur ishin po ata qytetarë që i kishin lënë të hynin lirisht brenda dhe të organizonin pseudombledhje.
Dhuna pa asnjë dyshim buroi nga brenda!
Policia për të justifikuar lajmërimin e disa ditëve më parë për dhunë, e bën vet dhunën, hodhën pa kursim dhe në mënyrë antiligjore gaz, lëndë helmuese dhe ujë mbi qytetarët!
Tirana e përjetoi gazin lotësjellës nga Kalaja, tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, tek Shkolla Kosova në Rrugën e Elbasanit e deri tek Ura e Tabakëve.
Policia arriti deri aty sa të mos kursejë gazin lotësjellës edhe mbi kokat e deputetëve të këtij vendi, mbi gazetarët dhe mbi çdo kënd që ka qenë në perimetrin e afërt dhe të largët të grumbullimit qytetarë.
Ky është një rast i pa preçedent, i pa turp, i shëmtuar dhe që tregon mbrojtjen që dyshja Rama- Basha po i bëjnë njëri tjetrit!
Qytetarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë që ata janë një, si oktapod që kërkon të shtrijë tentakulat e ligësisë mbi gjithë shqiptarët, mbi gjitha selitë dhe organizmat e lirë të këtij vendi!
Është koha e të vërtetës!
Koha e lirisë!
Koha ti kthejmë pluralizmin funksional këtij vendi!”/CNA.al
Specialistja pranë Institutit të Gjeoshkencës Anira Gjoni, n...
IGJEUM ka njoftua lidhur me lekundjet e tërmetit që u ndjenë...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar përmes një post...
CNA.al prej disa ditësh ka denoncuar me fakte dhe dokumenta ...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha pretendon se demokratët dj...
Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha, ka folur për situa...
Aktivistja Elona Caslli, ka dalë me një reagim në rrjetet so...
Drejtoria e Vendore e Policisë Tiranë, ka arrestuar 34 shtet...
VOX TV, “Infinit Communication”, dhe SH.Q.I.P, janë tre k...
Pasi kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, së bashku me Policin...
Sipas MeteoAlb vendi ynë do të karakterizohet nga vranësirat...
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar për prote...
Një grup deputetësh të Rithemelimit kanë folur për mediat, p...
Policia e Shtetit i është përgjigjur deklaratave të Sekretar...
Kandidati për kryetar të PD, Edvin Kulluri ka folur për prot...
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berishës ditën ...
Anëtarja e grupi të posaçëm të punës për zgjedhjet në FRPD, ...
Policia vijon veprimet dhe shoqërimet e personave që morën p...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi u përplas ve...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka postuar një video...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...