Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kam përshtypjen ? të më falin mediet e tjera nëse gaboj ? që Kumtari.al i ka dhënë në mënyrë korrekte do mendime të miat të shprehura në një bisedë televizive me Blendi Fevziun, këtu e gjashtë muaj të shkuar, për situatën në Partinë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të vitit të kaluar.
E shumta e portaleve patën interesin të dëfreheshin vetëm me alegorinë e ?mbylljes së dyqanit?; ua kam respektuar sevdanë e tyre letrare.
Sikundër edhe Kumtari.al e regjistroi, ideja ime ishte që në pushtet nuk vihet me idenë që ?po lodhen me një forcë politike dhe të vijë një tjetër?, por duhen programe dhe platforma që ta konkurrojnë forcën tjetër politike. Demokracia nuk funksionoi kështu që, meqë lodhen me njërin, vjen tjetri. Në demokraci konkurrojnë programet, platformat, ofertat.
Pikërisht prandaj edhe u shpreha që, nëse PD nuk riorganizohet, nuk do të arrijë dot të jetë një forcë qeverisëse:
?Mendoj se ka nevoja të ngutshme të një riorganizimi, të një platformë të re, të një programi të ri. Dhe nuk është çështje e një individi, ose e 4 individëve, por është çështje e programit të ri të një force që konkurron për të qeverisur, përndryshe ajo të mbyllë dyqanin?.
?Ka në histori parti që e kanë kryer misionin. PD është krijuar me një mision të qartë kur u krijua: të kontribuonte për pluralizmin, të kryente konvertimin e ekonomisë, të punonte për të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe të punonte për integrimin në BE. Nuk është mision i ri tanimë. Këto parime i përkrahu edhe PS, e riorganizuar, madje për BE-në edhe duke bërë garë se kush e dashuron më shumë. Koha është për formulimin e një misioni të ri, dhe nuk jam unë i pari që e them këtë, e kanë thënë edhe njerëz të asaj partie… Janë koncepte që edhe brenda PD kanë dalë: që duhet një riformatim, madje ndoshta një rithemelim. Unë jam me këto koncepte: që nevoja është e një riorganizimi strukturor, madje më shumë programor. Kur them mbyllje dyqani, nuk do të thotë që do të mbyllet partia, por nuk do arrijë të jetë parti qeverisëse. Një parti e cila do që të jetë qeverisëse duhet të forcojë ofertën e vet dhe oferta e vet duhet të jetë më e fuqishme se oferta e tjetrit?, thashë atëherë.
Etj. Këto ishin, në thelb, sugjerime të miat, duke saktësuar që flisja me kujdes, duke mos qenë anëtar i asaj partie, si dhe as i ndonjë partie tjetër, por votues i PD-së së paku deri asaj dite.
Pati edhe ndonjë ish-kandidat për kryetar të PD-së, të cilit iu dukën pa vend fjalët e mia; e drejta e tij. Për të PD-ja nuk paraqiste ndonjë gjendje krize, siç lija të kuptoja unë në bisedën në fjalë, misionin e kishte, programin e kishte etj., për të çështja ishte vetëm kush do të qe kryetar.
Kronologjia e do që të saktësoj tani se, ndonëse biseda u transmetua më 13 korrik 2021, ajo ishte regjistruar kohë më parë, para zgjedhjeve të Qershorit në PD, dhe është transmetuar më vonë për shkaqet ? e kuptueshme ? të kalendarit të emisionit ?Opinion?.
Isha pra optimist për ç?u takonte mundësive të riorganizimit, të një programi të rinovuar, të përtëritjes së misionit, deri edhe të një rithemelimi, përfshirë edhe drejtimin e saj të ri. Por, ndërsa parashikoja edhe rrezikun e ?mbylljes së dyqanit?, sot konstatoj që partia në fjalë uli edhe qepenat.
Nuk dëgjuan nga ai vesh. As deshën të dëgjonin. Prandaj, miq, kursenajini thirrjet ? patetike ? që u dashka të flasim, u dashka të mos heshtim, u dashka të kontribuojmë e më the të thashë. Parimin ?Më mbetet fjala? e kam mësuar qysh çunak, kur e bëja të fliste shqip poetin bask Blas de Otero (1916-1979):
Nëse humba jetën time, kohën, gjithë
çka flaka në det si një unazë,
nëse humba zërin drizë më drizë,
më mbetet fjala.
Nëse vuajta nga etja, nga uria, nga gjithë
çka kisha të miat e asgjë s?i pata,
nëse hijet në heshtje i kosita,
më mbetet fjala.
Nëse hapa sytë për të parë fytyrën
e atdheut tim, të tmerrshme e të pastër,
nëse hapa buzët sa desh m?u çapëlyen,
më mbetet fjala.
fb © shqip a.p
Prof.dr. Eshref Ymeri“Sot Shqipëria është ngrysur si një Se...
Nëse Sali Berisha e ka seriozisht kur thotë se, nga sot ajo ...
Nga Andi BejtjaShumë demokratë, ndoshta dhe gabimisht, 8 Jan...
Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyer...
Nga Gëzim XhepaZ.Basha! Si firmëtar i 11 dhjetorit, por jo a...
Nga Armand Maho“Adams Family”, është një komedi e zezë e Ho...
Nga Bledian Koka Lulzim Basha e bëri sefte artikulimin e par...
Nga Oerd BylykbashiKur ne 47-vjeçarët e sotëm ishim 12 vjeç ...
Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvil...
Protestat më të mëdha, zakonisht janë bërë përpara qeverisë....
Nga Mentor Kikia E keni parasysh plakun Mere, personazhin e ...
Nga Artan Fuga Një apel publik drejtuar:Qytetarëve!Deputetëv...
Bananja nga një frut i ndaluar është kthyer në frutin më të ...
Nga Kreshnik SpahiuPse shqiptarët vlersojnë ata që i genjejn...
Nga Pëllumb KullaNuk kisha patur rastin ta shoh lmin e Mamaq...
Kur isha i vogël,mbasditeve,afër dy orë,gjyshja na “arratise...
Nga Hasan BelloNë arkiva gjendet një sasi e madhe dokumentac...
Nga Ylli Dylgjeri1-Këmba përpjete me tabanin e grisur te këp...
Nga Mimoza HajdarmatajReflektim në 31 vjetorin e themelimit ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...