Luli Basha: Amerika dhe unë po bashkëpunojmë për të rrëzuar Edi Ramën
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha foli për mediat, një...
Një nga të arrestuarit e Policisë për skandalin e pagërrjedhjes, Endri Ikonomi rezulton të ketë punuar deri së fundmi për kompaninë e një miliarderi rus në Shqipëri, e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), që sipas të dhënave të QKB të cilat Euronews Albania i disponon, është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.
Biznesmeni 57-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë sipas Forbes dhe përshkruhet në faqen e tij të internetit si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group.
Megjithatë një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person ?Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar?.
?Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,? shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.
Një investigim i platformës së gazetarëve rumunë anti-korrupsion ?Black Sea? e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Europë dhe SHBA ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente tek më të varfrit e Europës pa paguar taksa.
Nga të dhënat e QKB rusi ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë më 8 maj 2018 nga pronari i mëparshëm: Piressa Holding Limited një kompani që operonte në parajsën fiskale Qipro, një ditë pasi administrator i saj emërohet i arrestuarit i policisë Endri Ikonomi i cili ka punuar deri më 17 shtator 2021. Vlado Cvetkosvki rezulton administrator i kompanisë nga tetori 2021.
Oleg Viktorovich Boyko e përshkruan misionin e Finstar si pararojë në ?përdorimin e teknologjisë së thellë dhe shkencës së të dhënave për të siguruar gjithëpërfshirje financiare globale?.
Zbulimi i të dhënave personale dhe pagave të qindra mijëra shqiptarëve tronditi vendin në muajin dhjetor dhe ngriti shqetësime për cënimin më të rëndë të privatësisë në këtë shkallë në Shqipëri.
Policia ka arrestuar sot katër persona për skandalin e pagërrjedhjes, dy prej të cilëve janë punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa dy personat e tjerë janë punonjës të sektorit privat.
Kush janë katër të arrestuarit për skandalin e pagërrjedhjes?
Eni Qirjako, specialiste IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo i ka kaluar kolegut të saj Andi Agarajt të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë përmes e-mail-it. Qirjako rrezikon 6 muaj deri në 7 vite burg për shpërdorim detyre.
Andi Agaraj, specialist IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka marrë të dhënat nga kolegia e tij Eni Qirjako dhe i ka shitur te dy subjekte private për 20-30 mijë lekë. Agaraj rrezikon 6 muaj deri nës 7 vite burg për shpërdorim detyre dhe 2 deri në 8 vjet burg për korrupsion pasiv.
Klodian Sota, i punësuar si menaxher pranë kompanisë private ?SMART Collection?. Kompania ku Sota punon ka si funksion mbledhjen e detyrimeve të prapambetura dhe kredive të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të tretë. Shërbimi i kompanisë është call-center me funksion përmbarues. Rrezikon 1 deri në 3 vite burg për korrupsion aktiv.
Endri Ikonomi, drejtor i kompanisë ?Credit 2 All?, ofron ndërtimin e produkteve elektronike për institucionet financiare kredidhënëse dhe konsulencën financiare për shoqëritë e interesuara. Ai rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vite për korrupsion aktiv.
Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj sqaroi skemën e abuzimit, ndërsa theksoi se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik por me punonjës që kanë shpërdoruar detyrën./ Euronews
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha foli për mediat, një...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka dalë sot në një d...
Festat e fundvitit duket se kanë lënë edhe pasoja, padsi ësh...
Duke filluar nga data 10 do të fillojë ndërhyrja për rehabil...
Ish-deputeti Spartak Braho ka bërë një deklaratë të fortë li...
Dy nënkryetarët e partisë dhe dy deputetë duket se janë brak...
Të mërkurën, më 5 janar, Franca regjistroi një rekord prej m...
Numri i infeksioneve globale me COVID ka kaluar shifrën 300 ...
Sot katër persona kanë rënë në pranga në lidhje me skandalin...
Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen tragjike të ndod...
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis...
Aktivisti Zirkon Disha ka ironizuar situatën në PD, ku një d...
Ambasada amerikane ka reaguar për protestën e thirrur nga is...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh indi...
Të dhënat personale të qytetarëve, si numra ID, paga, targa ...
Dosja e patronazhistëve është bashkuar me dosjen e publikimi...
Në skandalin e publikimit të të dhënave janë përfshirë edhe ...
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka zba...
Të tjera pagesa për Habilajn nga inceneratorët Një tjetër...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...