Katastrofë mjedisore në Gjinikas/ Ngordhje masive peshqish, banorët ngrejnë alarmin
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...
Në shumë qytete të Gjermanisë janë mbledhur dhjetëra mijëra kundërshtarë të masave kufizuese për shkak të pandemisë Corona. Protesta dhe incidente sporadike ka pasur në shumë qytete.
Kritikët e masave të shtetit kundër pandemisë Corona kanë dalë sërish në rrugë, në shumë qytete të Gjermanisë. Një numër veçanërisht i madh i protestuesve është regjistruar në lindje të vendit.
Në Mecklenburg-Pomerani kanë protestuar sipas një zëdhënësi të policisë, rreth 12.000 njerëz në më shumë se 20 qytete. Ata kanë marrë pjesë në shëtitje, tubime dhe marshime të heshtura, si dhe në tubime të cilat nuk kanë pasur lejen e autoriteteve. Në Rostock, disa njerëz u përpoqën të ndryshojnë rrugën e planifikuar të demonstratave dhe të thyejnë barrierat e policisë. Kjo është evituar me përdorimin e “dhunës së thjeshtë fizike?dhe shkopinjve, kumtuan njësitë policore. Në disa vende ka pasur edhe kundër-tubime.
Në Tyringji sipas të dhënave zyrtare kanë protestuar rreth 16.000 njerëz kundër masave kufizuese. Autoritetet njoftojnë se në disa vende janë shënuar incidente të vogla, por pa pasoja serioze. Në të gjitha protestat bëhej fjalë për të ashtuquajturat “shëtitje” – të cilat nuk ishin lajmëruar më parë.
Mijëra njerëz kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me masat kufizuese edhe në Saksoni. Në Dresden dhe Leipzig është dashur të ndërhyjë policia për të shpërndarë grumbullimet e mbajtura pa leje. Policia në Leipzig është dashur të ndërhyjë edhe për të ndarë demonstruesit dhe kundër-demonstruesit, për shkak se kërcënonte mundësia e përleshjeve. Në Lichtenstein afër Zwickau, janë sulmuar edhe pjesëtarët e policisë – 14 prej tyre janë lënduar. “Një person ka tentuar t’ia marrë armën një polici, ndërsa një polic tjetër është kafshuar gjatë përpjekjeve për të shpërndarë demonstruesit?, bën të ditur përfaqësuesit e policisë.
Policia në Magdeburg në Saksoni-Anhalt raportoi për sulme të shumta kundër policisë me gurë, piroteknikë, shishe dhe mjete të tjera. Deri tani nuk ka të dhëna për të lënduar. Protesta ka pasur edhe në Brandenburg. Aleanca “Potsdami tregon ngjyrat e shumta? ka bërë thirrje që qyteti të mos lejohet të bie në duart e kundërshtarëve të masave.
Qindra kritikë të masave në Berlin kanë protestuar kundër masave kufizuese para studios së Televizionit të Dytë Gjerman (ZDF). Ata kanë hedhur edhe parulla “shtypi gënjeshtar”. Shoqata Gjermane e Gazetarëve kumtoi në Twitter se bëhej fjalë për një “pakicë të vogël radikale të kundërshtarëve të vaksinave, mohuesve të Coronës, urrejtësve të medias dhe antidemokratëve”.
të vogla dhe kryesisht të qeta ka pasur edhe në landin Renania Veriore Vestfalia dhe disa rajone të tjera./DW
Autoritetet në Mal të Zi janë duke u përballur me rritje të ...
Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar me homologun ukr...
Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të rivendosë marrëdhë...
Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha të hënën (3 jan...
Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA miratoi sot dozën e...
Greqia vijon të përballet me një situatë të rënduar sipasojë...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 2 janar se ja...
Një nga liderët e koalicionit qeveritar në Bullgari, Slavi T...
BE-ja do që gazi dhe energjia bërthamore të klasifikohet nën...
Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas është shprehur kundër mi...
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erd...
Varianti Omicron i koronavirusit mund të ulë presionin ndaj ...
Ushtria izraelite bombardoi disa pozicione të Hamasit radika...
Varianti i ri i COVID, Omicron, ndonëse nuk paraqet rreziksh...
Në Kosovë, ardhja e Vitit të Ri 2022, është pritur edhe me b...
Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid në Malin e Zi....
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve n...
Është vënë në pranga autori i pengmarrjes në Athinë.Bëhet fj...
Një ngjarje e paprecedent është regjistruar në Athinë, ku nj...
Presidenti Joe Biden do të zhvillojë të dielën një bisedë me...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...