web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Gjithmonë larg syve të publikut/ Kush është partnerja bukuroshe e Sabianit

26 Dhjetor 2021, 13:24, Lifestyle CNA

Sabian Medini, këngëtari i njohur për publikun dhe ish konkurrent i Big Brother Vip, me hyrjen e tij në reality show zbuloi një sekret që për shumë kohë e kishte mbajtur larg syve të publikut.

Produksioni surprizoi Sabianin me hyrjen në shtëpi jo vetëm të vajzës së tij Keisit, por edhe të një vogëlushi 3-vjeçar, i cili rezultoi të ishte djali i tij me partneren e re, pas ndarjes nga nëna e Keisit.

Këngëtari theksoi se ardhja në jetë e dy fëmijëve nga nëna të ndryshme nuk ka qenë e lehtë për të, ndaj dhe për këtë arsye ka dashur ta mbajë këtë histori larg syve të publikut.

Ajo çfarë Sabiani përveç fëmijëve mban tepër private, është edhe partnerja e tij, e cila quhet Arnisa Xhikaj. Ajo ndan shumë foto në rrjete socialetë djalit dhe Sabianit, por asnjëherë foto të të dyv si çift./CNA.al





Lajmet e fundit nga